AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtuesit çekë të CEZ për mashtrimin me DIA

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
CEZ Shpërndarje
Hyrja e sallës së mbledhjeve të godinës së kompanisë CEZ Shpërndarje. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë ish-kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hejsek dhe një anëtar të këtij bordi për marrëveshjen 4.5 milionë euro me Kastriot Ismailajn.

Ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje Josef Hejsek
Ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje Josef Hejsek

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten se ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë çështjen penale kundër ish-drejtorit të kompanisë CEZ Shpërndarje, Josef Hejsek dhe një anëtari të bordit të drejtorëve, të quajtur Jan Ivan. Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë tha se dy ish-drejtuesit e CEZ akuzohen për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda”.

Çështja penale kundër dy ish-drejtuesve çekë të CEZ është e lidhur me procesin e Kastriot Ismailajt-pronari i kompanisë “Debt International Advisory”, DIA që po gjykohet gjithashtu në Gjykatën e Tiranës.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka bashkëpunuar me kryetarin e bodit të drejtorëve, Josef Hejsek dhe anëtarin e këtij bordi, Jan Ivan, që përmes të dhënave të rreme dhe dokumentave fiktive kanë “mundur të vjedhin 649 803 520 lekë nga shoqëria Cez Shpërndarje”.

“Kjo vlerë i është paguar shoqerisë “Debt Internacional Advisory” (DIA) Ltd- dega Shqipëri për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer,” thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Tiranës.

Kompania DIA e Kastriot Ismailajt dhe CEZ Shpërndarje lidhën një marrëveshje me 1 shtator 2010 për mbledhjen e borxhit të trashëguar nga operatori i shpërndarjes së energjisë, që sipas një investigimi të mëparshëm të BIRN arrinte në shumën e 230 milionë eurove.

Marrëveshja sipas Prokurorisë është firmosur nga Ismailaj, Hejsek dhe Ivan.

Prokuroria e Tiranës sqaron se kontrata e parë nuk u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës i CEZ Shpërndarje dhe për këtë arsye, më datë 1 shkurt 2011, midis palëve u nënshkrua një marrëveshje e dytë me të njëjtin objekt për një afat 2-vjeçar.

“Nga tërësia e të dhënave të administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal arrihet në konkluzionin se qëllimi i vetëm i të pandehurit nuk ka qenë mbledhja e borxhit të kompanisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a,” thotë Prokuroria e Tiranës.

“Të pandehurit…krijuan një mekanizëm të tërë fiktiv që konsistonte në zvogëlimin e pasurisë së shoqërisë CEZ Shpërndarje, me qëllim kalimin e këtyre parave tek shoqëria DIA,” shton Prokuroria.

Pavarësisht manovrave që i sollën 4.5 milionë euro fitime, Kastriot Ismailaj iu drejtua gjykatës së arbitrazhit në Vjenë pas prishjes së kontratës, duke kërkuar 130 milionë euro nga OSSHE.

Dokumentet për llogari të këtij procesi në arbitrazh, të publikuara nga BIRN në investigime të mëparshme tregojnë se “përfitues të parave që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish-kryeministër të proceduar për korrupsion”.

Sipas një dëshmie që Hejsek dha për avokatët e palës shqiptare në arbitrazh, Ismailaj u trajtua si “kandidati” i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i Metës dhe i ish-kryeministrit Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohe në Pragë, Qazim Tepshi.

Etiketa: ArbitrazhBIRNCEZCEZ ShpërndarjeDebt International AdvisoryEuroGjykatëGjykatësGjyqHetimetKorrupsionMarrëveshjamarrëveshjepasojaProcedimiProcedimi penalProkuroriaProkuroria e TiranësSHshqipShqipërishqiptareshtatorTiranë
Tjetri
ISIS has vështirësi me rekrutimet në Bosnje, thonë ekspertët

Policia italiane në Venecia arreston kosovarët e dyshuar si xhihadistë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.