AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Vajza me aftësi ndryshe sjell filmin e parë nga Mollasi

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
9 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Vullneti dhe guximi i një vajze 19 vjeçare me aftësi të kufizuara nga fshati Mollas i dha frymë projektit të parë filmik nga kjo zonë rurale e Elbasanit.  

Eligerta  e ka ndryshuar, tashmë, mentalitetin e një zone rurale si Mollasi. Me realizimin e filmit të parë “Të duam ashtu si je”, ku skenari, regjia madje edhe aktrimi i personazhit kryesor mbajnë firmën e saj, ajo është bërë e famshme. Mund të tingëllonte si e pamundur që një vajzë nga një zonë rurale  dhe mbi të gjitha  me aftësi të kufizuara  të realizonte  e vetme një film, por ja që është e vërtetë. Eligerta Sade është luftarake, por nuk lufton vetëm. Babai i saj, Gëzim Sade tregon se është munduar t’i krijojë kushtet vajzës së tij që të vazhdojë shkollën dhe të realizojë ëndrrën e saj. Ai ka besim te Eligerta, te karakteri i saj i fortë dhe dëshira për jetën.

“Ajo ka karakter të fortë dhe unë s’ja kam prishur kurrë. Ajo ka guximin e saj, ndihmën tonë dhe do t’ia dalë mbanë. Eligerta përcjell një mesazh të fortë për të gjithë fëmijët që janë në gjendjen e saj – të mos dorëzohen”

Eligerta studion  në gjimnazin “Osman Gjini” në Mollas. Për të bërë të mundur shkollimin, familja i ka siguruar një automjet, ndërkohë miqtë e saj e ndihmojnë atë çdo ditë që të ngjisë shkallët me karrocë dhe të marrë pjesë në mësim. Klodiani nuk e ndjen detyrim ta shoqërojë çdo ditë në shkollë, por e bën me shumë dëshirë, pasi nga Eligerta ke çfarë të mësosh. Ajo të bën për vete  me  zgjuarsinë, vullnetin dhe dëshirën për të bërë gjëra të veçanta, si realizimi i filmit, ku ai ka marrë pjesë me shumë dëshirë.

“Nuk e ndjej si detyrim dhe ajo ma kthen shumëfish miqësinë. Ne e ndihmojmë njëri – tjetrin  pa asnjë interes.”

Është viti i dytë i Eligertës në shkollën e mesme dhe shoqëria e saj është zgjeruar shumë. E gjithë klasa është krenare për nismën e saj.  Mësuesja kujdestare, Gazmira Frakulli tregon se Eligerta ishte e para nxënëse me aftësi të kufizuara në këtë shkollë dhe stafit pedagogjik iu desh të bëjë disa modifikime për t’i krijuar mundësinë vajzës të ndjekë normalisht mësimin. Ndërkohë, sa i përket planit për një film të  dytë, ajo, duke shprehur edhe mendimin e nxënësve të tjerë thotë se do ta ndihmojnë  Eligertën.

“Që ditën e parë që erdhi në shkollë Eligerta  më befasoi për  vullnetin e saj. E vetmja vështirësi që ajo pati, fillimisht,  ishte se hyrja e shkollës nuk ishte e pështatshme  për personat me afësi ndryshe. Por edhe ky problem u zgjidh dhe tani gjithçka është shumë mirë. Ne e kemi mbështetur filmin esaj dhe nxënësit e kanë vlerësuar, sepse vetë Eligerta është një person që e vlerëson veten”

Eligerta ka jetën e saj sociale. Mblidhet çdo ditë pas mësimit me shoqërinë dhe këmbejnë ide e mendime edhe për projektin e radhës, i cili, këtë herë,  do të jetë një film më i gjatë dhe do të dalë përtej Mollasit .

“Do të jetë një film më i gjatë  me tematikë ndryshe dhe do të bazohet mbi një hisotri të vërtetë. Do të përfshijë shumë persona dhe shumë ngjarje. Do të jetë rreth 1 orë e gjysëm”

Shoqëria e Eligertës  e mbështet  suksesin e saj. Energjitë, iniciativat dhe dëshirat e 19 vjeçares  e kanë bërë lidere të grupit, sepse ajo bëri diçka përtej rutinës, përtej mentalitetit të fshatit duke ndjekur pasionet.

“Falenderoj gjithë klasën . Më kanë ndihmuar shumë kudo. Janë pjesë e forcës sime dhe i dua shumë!”

Eligerta ka një ëndërr: të vazhdojë Akademisë e Arteve për regjizurë.

“Endrra ime është të vazhdoj Akademinë e Arteve dhe mendoj se e gjej veten te aktrimi dhe regjisura. I dua të dyja edhe shkollën edhe talentin”

Në rrugën e saponisur drejt realizimit të ëndrrave, mes dëshirave dhe mundësive, Eligerta e përcjell gjithmonë mesazhin e saj jo vetëm për personat me aftësi ndryshe por për të gjithë të rinjtë.

“Gjithsecilit mund t’i ndodhin fatkeqësi  dhe duhet ta pranojmë veten siç jemi. Jeta është e bukur. Unë jam e lumtur. Familja më ndihmon  dhe shoqëria gjithashtu. Unë nuk dorëzohem kurrë.”

Etiketa: Aftësi ndryshebesimdetyrimKEPara
Tjetri
CEZ Shpërndarje

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtuesit çekë të CEZ për mashtrimin me DIA

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.