AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Avokati i Popullit publikon listat: 84 kandidatë plotësojnë kriteret për vetingun

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokati i Popullit, Igli Totozani. Foto: LSA

Në përfundim të afatit të dytë për plotësimin dhe vlerësimin e aplikimeve, Avokati i Popullit deklaroi se lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e institucioneve të vetingut shkoi në 84.

Avokati i Popullit, Igli Totozani. Foto: LSA
Avokati i Popullit, Igli Totozani. Foto: LSA

Avokati i Popullit njoftoi të premten se lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale për institucionet e vetingut ka shkuar në 84, pas mundësisë së dytë që iu dha atyre për të plotësuar dokumentacionin ligjor. Përmes një deklarate për mediat, Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se vlerësimi i dokumentacionit u realizua nën monitorimin e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë nuk i kanë përmbushur kriteret formale,” tha Totozani.

Totozani shtoi se të dy listat e kandidatëve i janë dorëzuar ONM-së, që në përputhje me ligjin duhet të skanojë sërish aplikantët që i kanë plotësuar kriteret formale dhe ata që nuk i kanë plotësuar ato.

Procedura e shqyrtimit të aplikimeve u përsërit, pasi Kuvendi i Shqipërisë vendosi që të zgjasë afatet për plotësimin e dokumentacionit për personat që kishin shprehur interes për të garuar  për 27 postet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë.

Në procedurën e parë, vetëm 21 kandidatë arritën të dorëzonin dokumentacionin e plotë ligjor dhe të kalonin filtrin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ligji për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve…” i jep të drejtën ONM-së që të japë rekomandime negative ose pozitive për kandidatët, duke u bazuar në parimet e vetingut.

Më 3 mars 2017, kryetarja e bordit të ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera shpjegoi përmes një letre për Avokatin e Popullit se 93 kandidatë nga të dyja listat ishin prekur nga rekomandimet negative. Megjithatë, zarfi i mbyllur me emrat e tyre mbeti i paprekur.

Kushtetura e Shqipërisë dhe ligji “i vetingut” përcaktojnë ngritjen e tre komisioneve parlamentare ad hoc me numër të barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita për shqyrtimin e kandidaturave dhe përgatitjen e listës për votim.

Aplikantët mbërrijnë në komisionin e parë ad hoc në tre grupe; lista A me kandidatët që plotësojnë kriteret formale, lista B me kandidatët që nuk plotësojnë kriteret formale dhe e ashtuquajtura “lista e zezë”, e përbërë me emrat e atyre që kanë marrë rekomandime negative nga ONM.

Ndonëse procesi i vlerësimit të kandidatëve po shkon drejt fundit, procedura parlamentare është futur në ngërç për shkak të bojkotit të parlamentit nga opozita. Në këto kushte, ngritja e komisioneve parlamentare ad hoc dhe konstitutimi i institucioneve të vetingut duket e pamundur.

Lista me kandidatët që plotësojnë kriteret formale.

Lista me kandidatët që nuk plotësojnë kriteret formale.

Etiketa: Avokati i PopullitgjyqtarIgli TotozanikandidatëtkomisionerKuvendiONMOpozitaprokurorSHshqipvotim
Tjetri
Rusia nuk u largua kurrë nga Ballkani

Organizatat jofitimprurëse spiune të Rusisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.