AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Protestat anti-Vuçiç përhapen në të gjithë Serbinë

Filip RudicMaja ZivanovicVanja DjuricngaFilip Rudic,Maja Zivanovicdhe1 të tjerë
9 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit serbë jashtë parlamentit të Serbisë në Beograd. Foto: BETA

Mijëra vetë protestuan në qytete të ndryshme të Serbisë kundër asaj që e quajtën “diktaturë” të Aleksandër Vuçiç, presidentit të zgjedhur, i cili është aktualisht kryeministër.

Protestuesit serbë jashtë parlamentit të Serbisë në Beograd. Foto: BETA
Protestuesit serbë jashtë parlamentit të Serbisë në Beograd. Foto: BETA

Protesta anti-qeveritare, të organizuara nëpërmjet mediave sociale, u mbajtën të martën në mbrëmje në më shumë se 15 qytete në të gjithë Serbinë. Protestat më të mëdha u zhvilluan në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevac, ku mijëra vetë morën pjesë.

Protestues, kryesisht të rinj, nga i gjithë vendi nuk kishin kërkesa të veçanta, por protestuan kundër “diktaturës” sipas tyre që do të sjellë presidenti i zgjedhur, Aleksandër Vuçiç, aktualisht kryeministër.

Demonstruesit protestuan gjithashtu kundër dyshimit se mediat shtetërore janë të kontrolluara dhe për parregullsitë gjatë zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 2 prill.

Ata refuzuan të pranojnë fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Vuçiç, pasi ky mori 55 për qind të votave, pothuajse 40 për qind më shumë se ish-avokati i popullit Sasha Jankoviç i cili u rendit i dyti në votime.

Protestuesit thirrën slogane si: “Vuçiç, hajdut!”, “Largohu” dhe “Ti vodhe votën”.

Më herët të martën, Vuçiç, i cili është lider i Partisë Progresive SNS, në pushtet,  tha se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë për aq kohë që nuk kalojnë në dhunë.

Të paktën 15.000 njerëz morën pjesë në tubim në Beograd, duke bllokuar trafikun në qytet. Protestuesit marshuan nga ndërtesa e parlamentit në radio-televizionin publik serb dhe në ndërtesën e qeverisë, ndërsa i frynin bilbilave dhe i binin daulleve. Protestuesit i vunë flakën një dordoleci dhe e vunë atë në hyrje të ndërtesës qeveritare e më pas i gjuajtën me vezë.

Aleksandar Balan tha për BIRN se doli të protestojë kundër “vjedhjes qartazi të zgjedhjeve, që i bëri votat të padobishme”.

“Janë regjistruar shtatë milion njerëz për të votuar por popullsia e Serbisë është pak më shumë se gjashtë milionë. Të gjithë e dinë se kush i merr votat e njerëzve jo-ekzistues”, tha Balan, i cili është i papunë.

Gjimnazistja Katarina Kovrlija tha se nuk e dinte nëse protestat do të ndryshonin gjë, por se “rëndësi ka që ata të përpiqen”.

“Fituesi i zgjedhjeve ishte blerja e votave, njerëzit i shitën votat e tyre për sanduiçë dhe një mijë dinarë. Media shfaqi vetëm Aleksandër Vuçiçin”, tha ajo.

Nuk është e qartë se kush ishin organizatorët e protestës së Beogradit. Tubimi bashkoi aktivistët liberalë, grupet e krahut të djathtë, qytetarët, studentët dhe mbështetësit e partive opozitare serbe. Askush nuk mbante simbol partiak.

Në qytetin verior të Novi Sadit, rreth 2000 persona dolën në rrugë në një protestë të organizuar nga Lëvizja Studentore.

“Nuk jemi të kënaqur me situatën post-zgjedhore. Ne duam ta rrëzojmë Vuçiçin dhe Partinë e tij Progresive Serbe dhe partitë që bashkëpunojnë me ta,” tha Katarina Antoniç nga Lëvizja e Studentëve për BIRN.

Ajo shtoi se organizata e tyre nuk ishte e lidhur me ata që organizuan protestat në Beograd, por se do të koordinohen në të ardhmen.

Në qytetin jugor serb Nish, rreth 5000 të rinj u organizuan nga media sociale dhe dolën në rrugë për të kërkuar ndryshim. Megjithatë, protestuan edhe pensionistë të cilët tanë se nuk duan që fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre të largohen nga vendi për punë.

Protesta më të vogla u organizuan edhe në qytete të tjera të Serbisë. Vendi përgatitet për t’i përshkallëzuar ato në ditët në vazhdim.

Etiketa: aktivistAktivistëAleksandër VuçiçAvokati i PopullitBeogradBIRNMediaNovi SadpaktProtestaProtesta anti-qeveritareProtestatprotestuesstudentThirrëvuçiç
Tjetri
Rritet mosha e martesës, pakësohen martesat në moshë të re

Rritet mosha e martesës, pakësohen martesat në moshë të re

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.