AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BDI po merr në konsideratë të braktisë qeverinë aktuale të Maqedonisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e BDI dhe ministrat e partisë në qeverinë e përkohshme. Foto: MIA

Bashkimi Demokratik për Integrim po mendohet rreth tërheqjes së zv.kryeministrave dhe ministrave të tij nga qeveria e përkohshme për të çuar në zgjedhjen e qeverisë së re të drejtuar nga opozita.

Liderët e BDI dhe ministrat e partisë në qeverinë e përkohshme. Foto: MIA
Liderët e BDI dhe ministrat e partisë në qeverinë e përkohshme. Foto: MIA

Ekspertët thonë se dorëheqja e mundshme e ministrave shqiptarë nga qeveria e përkohshme e Maqedonisë do të rrisë “presionin” për formimin e një qeverie të re, por nuk do të zgjidhë domosdoshmërisht krizën aktuale.

Ata kanë dyshime nëse do të ketë fuqinë për të detyruar presidentin dhe ish-partinë në pushtet VMRO DPMNE për t’i dhënë fund bllokimit për formimin e një qeverie të re nga Partia Social Demokrate, LSDM.

Debati vjen teksa partia kryesore etnike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, tha se së shpejti do të marrë një vendim nëse do të tërheqë dy zv. kryeministrat dhe tetë ministrat e saj nga qeveria e përkohshme.

Por BDI pranoi se kjo nuk do të thotë se do të rrëzohet qeveria ekzistuese, e cila ende po udhëhiqet nga ish-partnerët e tyre qeveritarë, VMRO DPMNE.

Zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani tha se partia synon “të përcjellë një mesazh politik përmes dorëheqjes së ministrave, për të treguar… se BDI do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të krijuar institucione të reja dhe për të materializuar aleancën e saj të re me SDSM”.

Pas zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit 11, BDI ndërpreu aleancën e saj të hershme me VMRO DPMNE dhe u bashkua me shumicën e re parlamentare të udhëhequr nga LSDM.

Por formimi i institucioneve të reja dhe i një qeverie të re ka mbetur i bllokuar që kur presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i japë mandatin për të formuar një qeveri liderit të LSDM Zoran Zaev mars, pavarësisht se ai kishte shumicë parlamentare.

Ivanov deklaroi se pranimi nga Zaev i të ashtuquajturës “Platforma shqiptare”, një listë e përbashkët kërkesash për drejta më të mëdha nga partitë shqiptare, mund të shkatërrojnë Maqedoninë.

Ligjërisht, dorëheqja e më shumë se një të tretës së ministrave në një qeveri – të cilët i ka BDI – do të thotë se qeveria ka rënë.

Megjithatë, qeveria e përkohshme, e formuar para zgjedhjeve të 11 dhjetorit për të garantuar zgjedhje të ndershme, teknikisht tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Çfarëdo që të vendosë partia, ministrat e BDI nuk mund të braktisin postet e tyre deri sa në parlament të bëhen zëvendësimet e tyre, gjë që është e vështirë për t’u parashikuar, pasi deputetët e VMRO DPMNE vazhdojnë të vonojnë çështjet.

Analisti politik Petar Arsovski tha se nëse ministrat e BDI tërhiqen, kjo do t’i vështirësonte gjërat për VMRO DPMNE, si dhe do të nënvijëzonte absurditetin e ngërçit aktual.

“Lëvizja e BDI-së do të përshpejtojë një zgjidhje të krizës, dhe nëse ndiqet shembulli i ministrave nga nëpunësit edhe më të vegjël të BDI, kjo do të nënvijëzonte absurditetin e situatës ku jemi,” tha Arsovski.

“Qëllimi i BDI-së është të bllokohet qeveria në mënyrë që të nxitet nevoja e zgjedhjes së një qeverie të re. Vetëm në këtë mënyrë, lëvizja e tyre do të ketë kuptim,” shtoi ai.

BDI ka thënë se ka nisur konsultimet e brendshme për ndërmarrjen ose jo të këtij hapi. Partia pritet të marrë një vendim në ditët e ardhshme.

Zgjedhjet e parakohshme dështuan të zgjidhin krizën e gjatë politike në vend. Opozita thotë se Gruevski po kapet pas pushtetit për t’i shpëtuar një gjyqi të mundshëm për krimet që ai akuzohet.

Etiketa: BDIdemokratedeputetGjyqiGruevskiLigjOpozitaParaparlamentPartiaPartia Social DemokratePunëQeveriashqiptaresocial demokrateVendimVMRO DPMNEzgjedhjeZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Kriza politike afrohet, fati i qeverisë është në dyshim

LSI pagoi mbi 300 mijë USD për lobim në SHBA, deklaroi vetëm 1/3 në KQZ

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.