AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ONM dorëzon rekomandimet: 67 kandidatë të vlefshëm për institucionet e vetingut

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Genoveva Ruiz Calavera. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i dorëzoi Avokatit të Popullit rekomandimet për aplikantët dhe i bëri thirrje Kuvendit që të fillojë pa vonesë procesin e emërimit të anëtarëve të institucioneve të vetingut.   

Genoveva Ruiz Calavera. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Genoveva Ruiz Calavera. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kualifikuar 67 kandidatë të vlefshëm për institucionet e vetingut, pas procesit të dytë të vlerësimit të aplikimeve. Përmes një njoftimi për shtyp, ONM deklaroi se ka përfunduar rishikimin e aplikimeve dhe i ka dorëzuar Avokatit të Popullit rekomandimet e reja mbi kandidatët.

Sipas ONM, nga 84 aplikantët e listës që plotësojnë kriteret formale, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ.

Ndërsa nga 109 aplikantët e listës që nuk i plotësojnë kriteret formale, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ por ekspertët ndërkombëtarë pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk plotësojnë kriteret formale.

Rekomandimet e dorëzuara të premten te Avokati i Popullit zëvendësojnë rekomandimet e parë të 3 marsit të ONM, pasi Kuvendi i Shqipërisë vendosi t’u japë një mundësi të dytë aplikantëve për të dorëzuar dokumentet e munguara.

Për këtë proces u angazhua ekipi i vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM, me anëtarë të nivelit të lartë nga gjyqësori i vendeve të BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas dorëzimit të zarfit të mbyllur me rekomandime, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të fillojë pa vonesa procesin e emërimeve të anëtarëve të institucioneve të vetingut.

Përmes një postimi në Twitter, kryetarja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera shkroi se” një sistem gjyqësor i besueshëm është i rëndësishëm për qytetarët dhe të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Kushtetura e Shqipërisë dhe ligji “i vetingut” përcaktojnë ngritjen e tre komisioneve parlamentare ad hoc me numër të barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita për shqyrtimin e kandidaturave dhe përgatitjen e listës për votim.

Aplikantët mbërrijnë në komisionin e parë ad hoc në tre grupe; lista A me kandidatët që plotësojnë kriteret formale, lista B me kandidatët që nuk plotësojnë kriteret formale dhe e ashtuquajtura “lista e zezë”, e përbërë me emrat e atyre që kanë marrë rekomandime negative nga ONM.

Etiketa: Avokati i PopullitBEGjyqkandidatëtKuvendiONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitOpozitaSHshqipShteteve të Bashkuara të AmerikësTwittervotim
Tjetri
PD punëson një lobist amerikan për ‘fushatën zgjedhore”

PD punëson një lobist amerikan për ‘fushatën zgjedhore”

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.