AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aplikimet për KLP drejt rihapjes, vetëm 1/3 e avokatëve kalojnë testin e verifikimit

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokati i Popullit, Igli Totozani. Foto: LSA

Afati i përcaktuar nga Kushtetuta për ngritjen e KLGJ dhe KLP skadon më 11 prill, por procedurat për zgjedhjen e anëtarëve nga avokatia, nga radhët e pedagogëve dhe shoqëria civile janë ende larg fundit.  

Avokati i Popullit, Igli Totozani. Foto: LSA
Avokati i Popullit, Igli Totozani. Foto: LSA

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon një afat 8-mujor për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë-afat i cili skadon më 11 prill. Megjithatë, puna për konstituimin e dy institucioneve kyçe të sistemit të ri të drejtësisë është ende larg përfundimit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të kenë secili nga 11 anëtarë-6 prej të cilëve do të zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa pesë të tjerët do të ndahen mes përfaqësuesve nga avokatia për dy poste, nga radhët e pedagogëve për dy poste dhe shoqëria civile, 1 post.

Avokati i Popullit njoftoi të hënën se komisioni ad-hoc, i ngritur me vështirësi pranë këtij institucioni ka përfunduar fazën e parë të vlerësimit paraprak të kandidaturave nga avokatia për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas njoftimit, 10 kandidatë nga 18 aplikime gjithsej i kanë plotësuar kriteret formale për të vazhduar garën për dy pozicione në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Ndërkohë, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kriteret formale i kanë plotësuar vetëm 5 kandidatë nga 14 aplikime gjithsej. Edhe në KLP, avokatët do të zënë dy vende.

Ligji për “organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” i jep të drejtën komisionit ad-hoc të kryesuar nga Avokati i Popullit që të bëjë vlerësimin e kritereve formale ligjore, por edhe të vlerësimit të integritetit moral dhe profesional për aplikantët nga avokatia për KLGJ dhe KLP.

Sipas nenit 35 të ligjit për “organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, Avokati i Popullit i përcjell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit listën me emrat e kandidatëve që kanë marrë pikët më të larta, “por jo më shumë se 10 kandidatë dhe në çdo rast, jo më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante”.

Në kohën që kandidatët e kualifikuar për KLP janë vetëm pesë-më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante, kjo procedurë pritet të shkojë drejt rihapjes së aplikimeve.

I kontaktuar nga BIRN, institucioni i Avokatit të Popullit pohoi se kandidatët për KLP janë të pamjaftueshëm dhe se “do t’i kërkohej Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të rihapte procedurën e aplikimeve”.

Numri i ulët i kandidatëve të kualifikuar nuk shoqëron vetëm zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së nga avokatia. Më 17 mars, Avokati i Popullit rishpalli thirrjen e interesit për kandidatët nga shoqëria civile, ndërkohë që një fat të ngjashëm pritet të ketë edhe procedura për zgjedhjen e anëtarëve nga bota akademike.

Etiketa: akademikeAvokati i PopullitavokatiaBIRNGjyqgjyqtarIgli TotozanikandidatëtKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKLPprokurorPunashqip
Tjetri
Një kompani arabe premton një kullë në Tiranë dhe kërkon parajsë fiskale për 15 vjet

Një kompani arabe premton një kullë në Tiranë dhe kërkon parajsë fiskale për 15 vjet

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.