AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Këmbësorët në korsitë e biçikletave bëjnë një vesh shurdh ndaj zileve të çiklistëve

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shumë qytetarë në Tiranë zgjedhin të ecin në korsitë e destinuara për biçikleta, ndërsa çiklistët japin alarmin se kjo i detyron të ndajnë rrugën me makinat, duke nxitur kështu aksidente të shpeshta.

Ndërsa Tirana përpiqet të nxisë mënyrat e gjelbra të transportit duke shtuar korsitë e biçikletave, qarkullimi për të gjithë përdoruesit e dyrrotakëve në kryeqytet mbetet një sfidë.

Ndarja e rrugës me makinat përbën një rrezik më vete për shkak të pakujdesisë së shpeshtë të shoferëve, parkimit buzë rrugës ku kalojnë biçikletat dhe hapjes së papritur të dyerve.

Po aq pengesë për çiklistët në Tiranë janë këmbësorët të cilët ndonëse e dinë se korsia me tulla të kuqe i takon biçikletave, vendosin të ecin në të si alternativë ndaj trotuarit të populluar.

“Është shumë e rrezikshme dhe e vështirë të kesh një ecje të lirë me biçikletë sepse korsitë janë gjatë gjithë kohës të zëna. Ne ka raste që shpesh kalojmë në korsi të makinave dhe rrezikojmë jetën tonë,” tha për BIRN, Vojsava Asllanaj, një përdoruese e biçikletës në Tiranë.

Çiklistët ankohen se frekuentimi i gabuar i korsive të tyre nga këmbësorët i detyron ata të kalojnë në korsitë e makinave, duke u bërë burim aksidentesh.

Të pyetur nga BIRN këmbësorët që përdorin korsitë e biçikletave u shprehën se shpërqendrimi, por edhe nevoja për të nxituar ose për të ecur lirshëm, i shtyn të ecin në zonën e destinuar për biçikleta.

“Ka gjë vend për të ecur aty nëse unë e kam me shpejtësi? Unë jam e vetëdijshme që po eci aty dhe jam e vetëdijshme që po bëj gjënë e gabuar,” tha për BIRN një qytetare.

Tirana ka tashmë korsi të biçikletave në disa prej rrugëve të saj kryesore. Bashkia ka njoftuar se në vitin 2017 planifikon të shtojë 10 kilometra korsi për biçikletat si mënyrë alternative ndaj përdorimit të makinës, por edhe për një stil jetese më të shëndetshëm. Korsitë do të krijohen në rrugën nga qendra drejt Kinostudios dhe nga qendra drejt Kombinatit.

Bulevardi Zogu i Parë, unaza e vogël, Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe rruga e Kavajës janë më problematiket.

Për të gjithë këmbësorët, çiklistët japin këto mesazhe sensibilizuese për lirimin e korsive.

“Ashtu sikurse unë zgjedh të eci në korsinë e dedikuar dhe nuk eci në rrugën e makinave, as në trotuar, edhe ata duhet të ecin në trotuar,” tha për BIRN Enkelejda Mema, përdoruese e biçikletës  në kryeqytet.

Etiketa: aksidenteBashkiaBIRNDëshmorët e KombitKESHrrezikSHShoferTiranaUnaza
Tjetri
Kuvendi kthen për plotësime dokumentet e Vetingut te Avokati i Popullit

Mazhoranca zgjedh me debat tre anëtarët e vet në komisionin e vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.