AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mazhoranca zgjedh me debat tre anëtarët e vet në komisionin e vetingut

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë pa praninë e opozitës. Foto: Malton Dibra/LSA

Dy deputetë të PS dhe një deputet i LSI do të përfaqësojnë mazhorancën në komisionin e parë ad-hoc, ndërkohë që PDIU kundërshton rrëzimin e kandidaturës së Idrizit.

Kuvendi i Shqipërisë pa praninë e opozitës. Foto: Malton Dibra/LSA
Kuvendi i Shqipërisë pa praninë e opozitës. Foto: Malton Dibra/LSA

Mazhoranca votoi tre anëtarët e komisionit ad-hoc për verifikimin e kandidatëve të vetingut në një seancë të shkurtër dhe të tensionuar, e cila u bojkotua siç ishte paralajmëruar nga opozita.

Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, deputetë të Partisë Socialiste dhe Luan Rama i Lëvizjes Socialiste për Integrim morën votat për të përfaqësuar mazhorancën në komisionin e parë ad-hoc për zbatimin e ligjit të vetingut.

Ndërkohë, propozimi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU për t’u përfaqësuar në këtë komision nga Shpëtim Idrizi nuk mori votat e nevojshme nga deputetët e pranishëm në sallë.

Deputetja Mesila Doda e PDIU akuzoi Partinë Socialiste për rrëzimin e kandidaturës së Idrizit.

“Në kundërshtim me kërkesën e kryetarit të Kuvendit që secili grup parlamentar të përfaqësohej nga një anëtar, Partia Socialiste paraqiti dy kandidatuta. Pasi u shkatërrua konsensusi me opozitën, por shkatërrohet procesi edhe brenda mazhorancës,” tha Doda.

Pakënaqësia e shprehur nga PDIU në seancën e jashtëzakonshme reflekton tensionin mes tre partive të mazhorancës, të cilat kanë shprehur qëndrime të ndryshme për kërkesat e opozitës në protestë dhe zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Ndërkohë, votimi i së martës nuk i hap rrugën  funksionimit të komisionit ad-hoc, pasi Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” i jep opozitës të drejtën që të përfaqësohet me një numër të barabartë anëtarësh në këtë komision.

Kryeministri Edi Rama e quajti procesin e votimit si “nisjen e zbatimit të ligjit të vetingut”.

“Mund ta vonojnë, por as vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot,” shkroi ai në një postim në Facebook.

Më 7 prill, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit përfundoi procesin e vlerësimit të kandidatëve për institucionet e vetingut, ndërsa në Kuvend janë depozituar lista e kandidatëve që i plotësojnë kriteret formale, lista e kandidatëve që nuk i plotësojnë kriteret formale dhe rekomandimet e ONM.

Sipas ONM, 67 kandidatë janë të përshtatshëm për t’u zgjedhur në postet vakante të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë.

Etiketa: deputetDibraEdi RamaFacebookgjyqtarIntegrim dhe UnitetKomisionkomisionerKryeministri Edi RamaKuvendKuvendiLSIMesila DodaONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitOpozitaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePDIUprokurorPSRamaSHShpëtim IdrizishqipUlsi ManjaVasilika HysiVotimiZgjedhjet
Tjetri
Shoqatat “patriotike” të Maqedonisë nxisin frikë për dhunë

Shoqatat “patriotike” të Maqedonisë nxisin frikë për dhunë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.