AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Turqia përgatitet për referendumin mbi rritjen e pushtetit të presidentit

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Analiza, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Yasin Bulbul/Shërbimi Presidencial i Shtypit/via AP

Populli i Turqisë po përgatitet të votojë në një referendum thelbësor për t’i dhënë apo jo presidentit Recep Tayyip Erdogan më shumë pushtet, rezultat që do të transformojë situatën politike në vend dhe do të ketë pasoja globale.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndet mbështetësit e tij gjatë një tubimi të referendumit në Sanliurfa, Turqi. Foto: Yasin Bulbul/Shërbimi Presidencial i Shtypit/via AP
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndet mbështetësit e tij gjatë një tubimi të referendumit në Sanliurfa, Turqi. Foto: Yasin Bulbul/Shërbimi Presidencial i Shtypit/via AP

Referendumi i ardhshëm i Turqisë po shihet si një nga zhvillimet më të rëndësishme globale të këtij viti, edhe pse rezultati i tij është i paparashikueshëm, pasi të gjitha sondazhet e fundit të opinionit publik kanë qenë jovendimtare.

Në referendumin e 16 prillit njerëzit do të votojnë nëse do të forcohen pushtetet, tashmë të konsoliduara të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Fitorja e Erdoganit në referendum me shumë gjasa do të rezultojë në vazhdimësinë, në mos forcimin e masave shtypëse të qeverisë së tij, dhe mund të çojë në radikalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Turqisë me BE-në dhe NATO-n.

Një humbje, nga ana tjetër, do të mund të rrezikonte seriozisht Erdoganin dhe do të rriste presionin e brendshëm dhe të jashtëm që ai të japë dorëheqjen ose të kalimit në zgjedhje të parakohshme.

Një mënyrë apo në një tjetër, referendumi do të lërë një gjurmë të madhe në vend, rajon dhe në botë në përgjithësi, sipas ekspertëve.

“Ky referendum është ngjarja më e rëndësishme që pas themelimit të Republikës, i cili do të formësojë të ardhmen e vendit”, tha një studiues turk i politikës, i cili foli për BIRN në kushte anonimiteti për shkak të rrezikut ndaj sigurisë.

“Rezultati mund të shkaktojë një ndryshim të madh në politikën e jashtme të Turqisë dhe mund të nxisë rritje të demokracive joliberale, duke legjitimuar më tej udhëheqësit autoritarë në Europë dhe në pjesën tjetër të botës,” shtoi studiuesi.

Presidenca e ’stilit turk’ shkakton shqetësime

Disa ekspertë dhe drejtues të opozitës argumentojnë se sistemi i propozuar, fati i të cilit do të përcaktohet nga referendumi, ka për qëllim të hedhë themelet e sundimit të një njeriu dhe të legjitimojë shtypjen e Erdoganit ndaj opozitës, lëvizje që ai e ka nisur që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar .

“Erdogan dhe mbështetësit e tij duan të krijojnë një sistem presidencial unik, i cili është përpjekja e fundit për të marrë kontrollin e plotë mbi vendin. Ata gjithashtu duan të kthejnë në të ligjshme të gjitha veprimet e paligjshme të qeverisë në dy vitet e fundit, falë këtij sistemi të propozuar,” tha politologu.

Ai shpjegoi se ai dhe shumë kolegë të tij e kundërshtojnë sistemin e propozuar për dy arsye kryesore.

“Së pari… ka probleme serioze në kontrollet dhe balancat. Në thelb, sistemi ofron sundim të një njeriu me fuqi ekstreme. Së dyti, nuk ka konsensus publik për sistemin e propozuar. Qeveria miratoi ndryshimin në parlament në një kohë të shkurtër pa e diskutuar me përfaqësues të popullit,” shpjegoi ai.

Mbështetës të presidentit Erdogan. Foto: Lefteris Pitarakis/AP
Mbështetës të presidentit Erdogan. Foto: Lefteris Pitarakis/AP

Presidenti Erdogan ishte i pari që e quajti propozimin e tij një sistem presidencial të ‘stilit turk’.

“Dua një model të veçantë presidence sipas stilit turk, që do të sigurojë zhvillim dhe stabilitet më të shpejtë,” tha ai më 19 mars në një konferencë në Stamboll.

Ergogan i hodhi poshtë kritikat e brendshme dhe të jashtme të sistemit të propozuar nga BE-ja dhe opozita, ndër të tjerë.

“Jam duke bërë më të mirën për kombin tim dhe nëse Turqia përparon, nuk më intereson nëse të tjerët mund të më quajnë diktator. Ata duan të shkatërrojnë begatinë e këtij vendi. Kur ka thënë Perëndimi një fjalë të mirë për Turqinë?”-  tha ai në ligjëratën e mbajtur në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Ankarasë më 6 nëntor të vitit të kaluar.

Rezultati i referendumit mbetet i vështirë për t’u parashikuar

Pavarësisht se janë kryer një seri sondazhesh të opinionit publik, rezultati i referendumit mbetet i paqartë dhe mbase kështu do të qëndrojë derisa të mbyllen votimet.

Në total, janë kryer 28 sondazhe të opinionit publik në Turqi në dy muajt e fundit, por rezultatet e tyre kanë qenë jopërfundimtare.

Tetë prej tyre, – të gjitha të kryera nga kompanitë dhe agjencitë pro-qeveritare – treguan se votimi “po” do të mbizotërojë me një diferencë të ngushtë.

12 sondazhe të tjera sugjeruan se vota ‘jo’ do të ketë një avantazh të lehtë, ndërsa tetë sondazhet e mbetura thanë se rezultati do të jetë shumë i ngushtë për t’u dalluar.

Të gjitha 28 sondazhet, treguan se 15-20 për qind e votuesve janë ende të pavendosur, ndërsa 10-15 për qind të tjerë nuk kanë pranuar të tregojnë se si do të votojnë ose thanë se nuk do të votojnë.

Ndërsa shumica e ekspertëve thonë se nuk është e mundur të parashikohet rezultati, disa thonë se trendi nuk po shkon në favor të presidentit Erdogan.

Mbështetës të presidentit Erdogan. Foto: Lefteris Pitarakis/AP
Mbështetës të presidentit Erdogan. Foto: Lefteris Pitarakis/AP

Sondazhi më i fundit u publikua më 10 prill nga Kompania Kërkimore Gezici dhe tregoi se 52 përqind e votuesve do të votojnë ‘jo’ në referendum.

Erdogan dhe qeveria e tij duhet të marrin 50 për qind + 1 votë për të fituar referendumin.

Megjithatë, drejtori i Kompanisë Kërkimore Gezici, Murat Gezici tha për mediat se çdo rezultat mbetet i mundshëm, ndërsa shtoi se sondazhet përpara këtij referendumi ishin ndër më të vështirat për të interpretuar në karrierën e tij 40-vjeçare.

Politologu turk, tha për BIRN se shumë sondazhe opinion përpara votimeve të rëndësishme, si Brexit dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, kanë dështuar të kapin rezultatin.

“Kur dikush luan për votat popullore si Erdogan, është shumë e vështirë të matet rezultati,” shtoi ai.

Sondazhet sugjeruan gjithashtu se shumë nga ata që janë pro referendumit  nuk u intereson dhe as kuptojnë se çfarë është sistemi i ri presidencial i propozuar.

Sipas sondazhit të A&G më 26 mars, më shumë se 51 për qind e votuesve pro, do ta japin votën e tyre vetëm sepse presidenti Erdogan ua kërkoi këtë mbështetësve të tij.

Njëkohësisht 32 për qind e totalit të votuesve thanë se kanë njohuri të kufizuara për sistemin e propozuar, ndërsa 17 për qind thanë se nuk ia kanë idenë.

“Erdogan përdor karizmin e tij dhe ai e mbështetësit e tij nuk flasim për sistemin e propozuar dhe ndryshimet e tij thelbësore,” tha politologu.

“Ata flasin për ekonominë, terrorizmin dhe politikën e jashtme për të konsoliduar mbështetësit si pjesë e fushatës së tyre që nuk ka lidhje me fushatën e këtij referendumi,” shtoi ai.

Përçarjet thellohen teksa afrohet referendumi

Kalimtarë ecin pranë një tabele ku shkruhet "Jo për të ardhmen time" në Stamboll. Foto: Emrah Gurel/AP
Kalimtarë ecin pranë një tabele ku shkruhet “Jo për të ardhmen time” në Stamboll. Foto: Emrah Gurel/AP

Përqindja e madhe e votuesve të pavendosur dhe që nuk e deklarojnë votën, është e kuptueshme duke pasur parasysh faktin se fushata e referendumit po zhvillohet mes goditjes së vazhdueshme qeverisë turke kundër të gjithë atyre që konsiderohen apo dyshohen se janë kundërshtarët politikë të Erdoganit.

Në këtë aspekt, qindra mijëra njerëz janë arrestuar, ndjekur penalisht, pezulluar apo pushuar nga puna, ndërsa institucione të shumta, përfshirë mediat dhe organizatat jo-qeveritare janë mbyllur që prej grushtit të dështuar të shtetit, nën dyshimin se ka qenë një pjesë e komplotit.

Përveç kësaj, gjendja e jashtëzakonshme – e cila është zgjatur në mënyrë të përsëritur që prej grushtit të shtetit – i ka lejuar autoritetet vendase të ndalojnë të gjitha tubimet, protestat, fjalimet dhe aktivitetet e tjera.

Kjo nënkupton se vetëm Erdogan mund të bëjë fushatë në lidhje me referendumin, ndërsa mundësitë mbeten shumë të kufizuar për të gjithë ata që e kundërshtojnë atë – si partia kryesore opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia Popullore Demokratike (HDP) pro-kurde.

“Blloku i opozitës, i udhëhequr nga CHP, është në një situatë të vështirë sepse shpesh nuk mund të organizojë tubime për shkak të dekreteve arbitrare të autoriteteve lokale. Megjithatë, ndryshe nga opozita, Erdogan dhe partia e tij Drejtësi për Zhvillim (AKP) i gëzohen gjendjes së jashtëzakonshme dhe organizojnë tubime të mëdha, duke pasur mbështetjen e pakursyer të medias “, shpjegoi politikologu.

Situata është veçanërisht e vështirë për HDP pro-kurde, pasi 11 deputetë të saj, përfshirë bashkëdrejtuesit dhe mijëra anëtarë të partisë janë arrestuar, ndërsa pothuajse gjysma e kryetarëve të bashkive të zgjedhur të partisë janë shkarkuar nga qeveria.

“Partia në pushtet dhe Erdogani po përpiqen të bëjnë diçka shumë mizore dhe do të pendohen shumë keq pas referendumit”, tha në një protestë anti-Erdogan të mbajtur në Ankara më 2 prill, një anëtar i shquar i HDP, gjithashtu intelektual i njohur, Sırrı Sureja Onder.

“Nuk do t’i bindemi kurrë kësaj tiranie,” shtoi ai.

Dy ditë më vonë, më 4 prill, një gjykatë në Ankara ndaloi këngën e fushatës së HDP-së ‘Bejin Na’, që do të thotë “Të themi Jo” në gjuhën kurde. Përveç kësaj, disa protesta të ardhshme të HDP u ndaluan nga autoritetet lokale për shkak të të ashtuquajturave shqetësime të sigurisë.

Përveç partisë së vet, AKP, Erdogani ia ka dalë papritur të marrë mbështetjen e Partisë Lëvizja Nacionaliste, e krahut të djathtë, (MHP), e cila tani është gjithashtu në favor të referendumit dhe krijimit të një sistemi të ri presidencial.

Udhëheqësi i MHP, Devlet Bahceli, dikur i njohur si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të këtij sistemi presidencial, ndryshoi mendje, pasi Erdogan e ndihmoi të shpëtonte partinë nga kundërshtarët e tij politikë.

Megjithatë, kritikët e Bahcelit brenda partisë mbeten kundërshtarë të fuqishëm të sistemit presidencial dhe kanë bërë vazhdimisht fushatë te përkrahësit e tyre që ata të votojnë “jo” në referendum.

Disa ekspertë politikë mendojnë se mbështetësit e MHP-së mund të vulosin rezultatin e referendumit.

Një analist tha për BIRN se sipas tij, shumica e mbështetësve të MHP do të votojnë kundër sistemit presidencial ngaqë janë “shumë të zemëruar me liderët e tyre, pasi ndihen të tradhtuar nga Bahceli”.

“Detajet e marrëveshjes ndërmjet Bahcelit dhe Erdoganit janë të panjohura dhe partia po përballet me një rrezik të madh të zhdukjes në një sistem presidencial ekzekutiv, pasi ky sistem i propozuar parashikon se do të ketë [vetëm] dy parti kryesore,” tha analisti.

Kjo është arsyeja pse shumica e partive të vogla, aktualisht të papërfaqësuara në parlamentin turk janë kundër sistemit presidencial dhe po bëjnë fushatë për votë “jo”.

Referendumi do të përcaktojë të ardhmen e Turqisë

Një shtetas turk në Hungari voton për ndryshimet e nevojshme të referendumit të shtimit të fuqisë së presidentit në Turqi. Foto: Noemi Bruzak/MTI via AP
Një shtetas turk në Hungari voton për ndryshimet e nevojshme të referendumit të shtimit të fuqisë së presidentit në Turqi. Foto: Noemi Bruzak/MTI via AP

Pas grushtit të dështuar të shtetit, presidenti Erdogan ka gëzuar pushtet pothuajse të pakufizuar prej gjendjes së vazhdueshme të jashtëzakonshme. Ai tani po shpreson ta mbajë atë dhe ta zgjerojë nëse merr dritën e gjelbër në referendum.

“Nëse Erdogani fiton referendumin dhe ia del të vendosë sistemin e propozuar, kjo do të thotë se ai do të qeverisë vendin me një gjendje të jashtëzakonshme të përjetshme. Kjo vetëm sa do të shkaktojë më më shumë presion mbi opozitën dhe sundimin e ligjit dhe vlerat e tjera demokratike do të jetë në një rrezik më të lartë “, tha për BIRN në kushte anonimiteti një ekspert i politikës në një universitet në vend.

Nëse Erdogan humb në referendum, ai mund do të vazhdojë përpjekjet për të mbajtur të njëjtat kompetenca, gjë që mund të shkaktojë trazira të reja politike dhe sociale, si dhe protesta masive kundër tij dhe të qeverisë së tij, spekuloi eksperti.

“Nëse humbasin, kjo do të thotë se populli turk nuk e do Erdoganin dhe ekipin e tij, që ka mbajtur pushtetin për 15 vitet e fundit. Gjithashtu do të thotë se edhe mbështetësit e tyre i kanë kthyer shpinën. Do të jetë shumë e vështirë të qeveriset vendi në këtë skenar dhe do të nevojiten zgjedhje të parakohshme,” shtoi ai.

Fitorja e Erdoganit do të ndikojë edhe në politikën e jashtme të Turqisë, si dhe në pozitën e saj rajonale dhe globale, teksa prirja e fundit për përkeqësim të marrëdhënieve me BE-në dhe SHBA-në, si dhe afrimi me Rusinë, do të vazhdojë dhe mbase edhe intensifikohet.

Kjo gjithashtu do të vazhdonte të shkaktonte tensione etnike, politike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe Ballkan.

Një ekspert i politikës së jashtme turke tha BIRN se sipas tij, një Erdogan fitimtar do ta vazhdojë dhe ndoshta do ta përshkallëzojë retorikën e tij të ashpër ndaj NATO-s dhe BE-së. Megjithatë eksperti paralajmëroi është ende herët të pritet që Erdogan të largohet nga NATO në një kohë të shkurtër.

“Duhet ta shohim situatën në Turqi në një kontekst global. Kriza në politikën e jashtme të Turqisë do të vazhdojë në një mënyrë ose në një tjetër, sepse jo vetëm Turqia, por edhe Perëndimi dhe institucionet e tij tradicionale janë në krizë gjithashtu. Thelbi i kësaj krize do të formësojë të ardhmen e Turqisë dhe botës”, tha ai.

Etiketa: BallkanBEBIRNBrexitdiktatorErdogangrusht shtetiHungariKompetencaKrizakrizekryetarLigjMjekmjekëNATOOpozitaparlamentpasojaPresidencaProtestaProtestatQeveriarajonRecep Tayyip ErdoganReferendumrepublikaneRexhep Tajip ErdoganSHBAStambolltensionetraziraTurqiTurqiauniversitetVotaVotimizgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Europa duhet të luajë një rol kyç në Ballkan

Europa nuk po hyn në një “Epokë të Re Diktatorësh”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.