AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbrojtja e arkeologjisë, Durrësi ia kushton ditën e monumenteve Vangjel Toçit

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mozaiku i shekullit IV para erës sonë, i njohur si “Bukuroshja e Durrësit”.

Në valën e diskutimit për gërmimet e projektit “Veliera” në Durrës, dita e monumenteve merr emrin e arkeologut të njohur, Vangjel Toçi.

Mozaiku i shekullit IV para erës sonë, i njohur si "Bukuroshja e Durrësit".
Mozaiku i shekullit IV para erës sonë, i njohur si “Bukuroshja e Durrësit”.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Durrës vendosi t’ia kushtojë 18 prillin- ditën ndërkombëtare të monumenteve, arkeologut të njohur Vangjel Toçi (1920-1999). Nisma vjen në kohën e diskutimeve të ethshme në qytet, lidhur me të ardhmen e zbulimeve arkeologjike në zonën ku po realizohet projekti “Veliera”.

Sondazhet e ditëve të fundit kanë qartësuar edhe më tej raportet mes objekteve dhe monumenteve që i përkasin periudhave të ndryshme të jetës së qytetit. Tashmë pritet raporti përfundimtar i specialistëve të arkeologjisë, që do të mundësojë vendime të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe Ministria e Kulturës për projektin “Veliera”.

Rikthimi i emrit simbol të Vangjel Toçit në këtë situatë i afron më shumë shanset për një zgjidhje, ku bashkohet lashtësia me modernen.

Veprimtaria ka gjetur mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, e cila ka parashikuar edhe ceremoninë e emërtimit me emrin e tij të rrugës pranë monumentit antik.

Disa veprimtari të rëndësishme do të zhvillohen të martën e ardhshme në mjediset e Amfiteatrit të lashtë, ku janë ftuar edhe qytetaria durrsake si dhe arkeologët që kanë bashkëpunuar në vite me bashkëpunëtorin e vjetër shkencor, Vangjel Toçi.

Nisma është mirëpritur nga qytetarët durrsakë, të cilët e kujtojnë periudhën e veprimtarisë zbuluese dhe shkencore të Vangjel Toçit dhe kolegëve të tij si kohën më të mirë në evidentimin e monumenteve të klasit të parë në qytetin 3000-vjeçar. Amfiteatri, mozaiku i njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit”, termat e periudhës romake, Rotonda bizantine, etj; që të gjithë të zbuluara në vitet 1960-1980 janë meritë e drejtuesit të talentuar të Muzeut Arkelogjik, Vangjel Toçi, i cili më parë kishte themeluar edhe Bibliotekën e qytetit, muzeun arkeologjik dhe atë të Luftës.

Kohët e fundit emri i arkeologut të mirënjohur u përmend shpesh gjatë debateve që pasuan zbulimet e fortifikimeve të periudhës otomane dhe bizantine në afërsi të portit të Durrësit. Në prononcimet mediatike, personalitete të arkeologjisë në shkallë vendi e konsideruan Vangjel Toçin, si një pikë referimi jo vetëm për specialistët e rinj të fushës, por edhe si simbol të qytetarisë.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare synon të kthejë vemendjen e qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve drejt të kaluarës së Durrësit, si dhe vlerave të tij. Njohja dhe ruajtja e objekteve arkeologjike të qytetit është një nga synimet e tjera të organizatorëve të veprimtarisë së 18 prillit të këtij viti.

 

Etiketa: AmfiteatriarkeologDurrësEmriMbrojtjaMinistria e KulturësnismaParaPunëRaportiVangjel ToçIVeliera
Tjetri
Deputeti Alfred Peza nën hetim për pasurinë dhe konfliktin e interesit

Aksionet e bashkëshortes së deputetit Peza vendosen nën sekuestro preventive

726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.