AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shqipëria, destinacioni i lirë i pensionistëve italianë për një jetë të rehatshme

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
9 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qyteti bregdetar i Durrësit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Disa pensionistë italianë kanë vendosur t’i kalojnë vitet e pensionit në Shqipëri, si një destinacion i pazakontë i cili ofron kosto të ulët jetese dhe vendas miqësorë.

Qyteti bregdetar i Durrësit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Gjatë dy shekujve të fundit, italianët kanë ardhur në Shqipëri për misione të ndryshme. Në prill 1939 ushtria e diktatorit italian Benito Mussolini zbarkoi për të pushtuar vendin.

Në fillim të viteve 1990, shumë persona erdhën për të eksploruar një vend fqinj që ishte i izoluar nga regjimi komunist për më shumë se katër dekada. Nga vitet 2000, shumë italianë erdhën për të studiuar dhe për biznes.

Tani disa italianë kanë ardhur me një synim të ri, të kalojnë vitet e tyre të pensionit në një vend që është i ngjashëm për nga klima dhe traditat, por shumë më i lirë.

Carmine Iampietro nuk e kishte planifikuar kurrë t’i kalonte vitet e pensionit në qytetin portal të Durrësit, rreth 270 kilometra larg nga porti italian i Barit, megjithëse ka jetuar me gruan e tij shqiptare për 16 vite.

Ish-mekaniku 67-vjeçar i motoçikletave nga Novara pranë Milanos, i tha BIRN se ai po kërkonte për mundësi pasi ai dhe gruaja e tij mund jetonin mirë me një pension prej rreth 1000 euro në muaj, pas taksës 23 për qind që shteti italian zbret nga pensionet.

“Është e pamundur në Itali që dy njerëz të kenë një jetë normale me këtë shumë. Ndaj nga 2008-a kur dola në pension – pasi kisha paguar kontributet e mia shoqërore për 48 vjet – po mendoja ta kaloja pjesën tjetër të jetës në vende si Spanja, Portugalia ose në ishujt Kanare, ku kostoja e jetesës ishte më e lirë se në Itali,” tha ai.

Por viti 2010 rezultoi një vit që ndryshoi lojën, pasi ai vendosi të bëjë vizitën e parë në Shqipëri, pas një hezitimi të gjatë.

Gruaja e tij, Beki Kurti, i tha BIRN se ai hezitonte pasi kishte dëgjuar nga shumë lajme se Shqipëria ishte jo e sigurt. Megjithatë, të gjitha këto shqetësime u zhdukën kur ai shkeli këtu.

Carmine Iampietro në shtëpinë e tij në Durrës. Foto: Iampietro

“U habita se sa mikpritës dhe të shoqërueshëm janë shqiptarët. Planet e mia ndryshuan menjëherë dhe vendosa që do ta kaloja pjesën tjetër të jetës në këtë vend,” kujton ai.

Dy vite e gjysmë më parë ky plan u bë i mundur pasi ai dhe bashkëshortja vendosën të blejnë një apartament në Durrës me idenë për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri.

“Zgjodha Durrësin. Gruaja ime donte të jetonte në Tiranë. Por gjithnjë kam dashur një shtëpi buzë detit dhe jam i lumtur që më në fund e kam, ngaqë është qetësi dhe bukur. Mund të kem një jetë cilësore këtu vetëm me pensionin tim,” tha ai.

Iampietro jo vetëm që bën shëtitje të rregullta buzë detit, por ka gjithashtu një jetë sociale aktive në atdheun e ri.

Në Durrës, ai është takuar me bashkëkombas të tjerë pensionistë, të cilët si ai kanë vendosur ta lënë Italinë dhe të shijojnë jetën në Shqipëri.

“Kam miqësi me të paktën 10 familje të pensionistëve italianë që jetojnë në Shqipëri. Një arsye për këtë është fakti që ata nuk paguajnë taksa nëse u transferohet pensioni këtu,” shpjegoi ai.

Ai mësoi se interesi për të bërë të njëjtën gjë si ai ishte edhe më i lartë kur hapi një faqe në Facebook të quajtur “Pensionati Italiani in Albania” – “Pensionistët italianë në Shqipëri”, ku ai ndan eksperiencën e mirë në vend.

“Çdo muaj, tre ose katër pensionistë italianë më pyesin nëse duhet të bëjnë të njëjtën gjë, ku disa kanë vendosur tashmë,” tha ai.

Megjithatë, Iampietro tha se pensionistët e ardhshëm italianë në Shqipëri ende përballen me disa vështirësi. Kryesorja është blerja e një shtëpie ose hapja e një biznesi për të marrë lejeqëndrimin.

“Nuk e kuptoj përse autoritetet shqiptare nuk kapin momentin dhe të lehtësojnë rregullat për pensionistët italianë që të marrin të drejtën e qëndrimit,” tha ai.

“Duhet të mjaftojë fitimi nga pensioni dhe një kontratë qiraje,” sugjeroi ai, duke pretenduar se nëse shqiptarët e lejonin këtë, më shumë të moshuar italianë do të vinin pa e menduar gjatë.

Roberto Emmerobins Mazzuca, një italian që ka studiuar në Tiranë, hapi një agjenci pronash të paluajtshme, kryesisht për bashkatdhetarët që duan të bëjnë biznes në Shqipëri.

Ai i tha BIRN se në muajt e fundit rreth 50 pensionistë italianë e kanë kontaktuar duke i kërkuar shtëpi në Shqipëri.

“Ka shumë potencial në këtë drejtim dhe po punojmë për ta bërë eksperiencën e tyre më të mirë,” tha ai.

Etiketa: BIRNDurrësEuroFacebookFamiljeItaliIvana Dervishikostolajmepaktpensionetpensionistëportiregjimi komunistSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSpanjataksaUshtria
Tjetri
Dëmshpërblimi për familjet e 21 janarit është vetëm një nga betejat për rivendosjen e drejtësisë, thonë avokatët

Qeveria pranon në Strazburg të rihapë hetimet për 21 janarin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.