AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qeveria e Kosovës hesht për thirrjen e BE-së në lidhje me tokën e manastirit

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Manastiri i Deçanit. Foto: Manastiri i Deçanit.

Autoritetet në Prishtinë kanë heshtur pasi BE-ja bëri thirrje për zbatim të një vendimi gjyqësor që mbështeti pretendimin e manastirit Ortodoks Serb për pronësinë e tokës, duke zemëruar disa shqiptarë të Kosovës.

Manastiri i Deçanit. Foto: Manastiri i Deçanit.

Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar t’i përgjigjet një apeli nga zyra e BE-së në Prishtinë për të vënë në zbatim një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me një mosmarrëveshje pronësie që përfshin manastirin Ortodoks serb në Deçan në Kosovën perëndimore.

Vendimi i DHËNË në maj 2016 thoshte se toka në mosmarrëveshje i përkiste manastirit dhe jo dy kompanive private.

Zyra e kryeministrit Isa Mustafa nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN në lidhje me thirrjen e BE-së.

Por burimet pranë zyrës së kryeministrit thanë për BIRN në kushte anonimiteti se qeveria ka në plan të mos i kushtojë vëmendje vendimit, i cili s’është aspak i mirëpritur midis shqiptarëve të Kosovës.

Të enjten, zyra e BE-së shprehu shqetësim në lidhje me “mungesën e vazhdueshme të zbatimit të këtij vendimi” dhe dënoi “çdo veprim për të bllokuar qasjen apo penguar jetesën në manastirin e Deçanit”.

“BE-ja i bën thirrje autoriteteve të të gjitha niveleve të tregojnë respekt për sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik. Zbatimi i plotë i vendimit duhet të bëhet pa vonesë,” tha ajo.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili kundërshton të drejtën e Kishës Ortodokse Serbe për pronësinë e tokës, tha se ndërsa sundimi i ligjit duhet të respektohet, komuna nuk kishte ndërmend të nderonte “vendime të ndikuara dhe të paligjshme”.

“Ne mbetemi të gatshëm për marrëdhënie të mira me manastirin, por jo për dhënien e pronave që pengojnë zhvillimin ekonomik të Deçanit,” tha Selmanaj.

Zyra e Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Deçan gjithashtu dënoi deklaratën e zyrës së BE-së, duke thënë se vendimet mbi pronësinë e tokës në epokën e Sllobodan Millosheviçit nga viti 1989 në 1999 ishin “të pazbatueshme në vendin tonë”.

Toka ishte fokus i demonstratave të mëparshme në vitin 2012, pasi Gjykata e Larta vendosi se 24 hektarët i përkisnin manastirit dhe jo dy kompanive nga Kosova që e kishin pretenduar atë tokë që prej përfundimit të konfliktit të vitit 1999.

Pas 16 vitesh përballje gjyqësore, Gjykata Kushtetuese më 20 maj konfirmoi të drejtën e manastirit për 24 hektarët tokë, të barabartë me 59 akra.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shkaktoi protesta nga shqiptarët e Kosovës, disa prej tyre mbanin banderola ku shkruhej “Gjykata Kushtetuese shkeli drejtësinë”.

Etiketa: AkraApeliBEBIRNDeçanGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqIsa MustafaKishëKosovaKosovëkushtetuesemanastiri i DeçanitMillosheviçortodoksProtestaQeveriaSllobodan MillosheviçTokaVendimVendimetVendimi
Tjetri
Shkrimtari Rudi Erebara fiton Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë

Shkrimtari Rudi Erebara fiton Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.