AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ngritja e Macron

Dominique MoisingaDominique Moisi
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emmanuel Macron gjatë një fjalimi të fushatës zgjedhore presidenciale.
Foto: (AP Photo/Kamil Zihnioglu, File)

Frymëmarrja e lehtësuar dhe krenaria janë emocionet kryesore që shumica e shtetasve francezë po ndjejnë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, ku Emmanuel Macron doli i pari.

Emmanuel Macron gjatë një fjalimi të fushatës zgjedhore presidenciale.
Foto: (AP Photo/Kamil Zihnioglu, File)

Këtë herë, sondazhet kishin të drejtë: dy kandidatët e preferuar – Macron dhe Marine Le Pen e Frontit Kombëtar – përparuan në raundin e dytë të 7 majit. Ankthi që përkufizoi javët, ditët dhe orët përpara zgjedhjeve prej frikës se Franca do të zgjohej me një raund të dytë ku duhej të zgjidhnin mes ekstremistes së djathtë Le Pen dhe kandidatit të majtë Jean-Luc Melenchon.

Shumë vëzhgues e shohin Francën si të pambrojtur ekonomikisht, politikisht dhe nga aspekti social – edhe më shumë se Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara apo Gjermania – përpara një zgjedhje të tillë. Pas referendumit Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, sigurisht që ishte radha e Le Pen të kapte mundësinë. Disa prej nesh, bënë një farë shakaje duke thënë se nëse Le Pen fiton do të largoheshim nga vendi. Mes një Mbretërie të Bashkuar që po largohet nga Bashkimi Europian dhe një SHBA-je nën Trumpin, ka pak mundësi të mira.

Fatmirësisht, logjika dhe shpresa mbizotëruan ndaj zemërimit dhe frikës dhe shtetasit francezë i mundën ata që paralajmëruan se populizmi mund të triumfojë në tokën e Revolucionit Francez. Ndërsa një fitore e Le Pen është teknikisht e mundur, përbërja e elektoratit francez e bën shumë të pagjasë. Shumë pak votues majtistë të Melenchon do të kalojnë në ekstremin e djathtë. Dhe ndërsa disa nga mbështetësit e kandidatit të qendrës së djathtë François Fillon mund të votojnë tani për Le Pen, nuk do të mjaftojë për ta kaluar atë në avantazh.

Me fjalë të tjera, përjashtimi francez është shëndoshë e mirë. Elektorati kontradiktor i Francës i ka treguar botës –veçanërisht asaj anglo-saksone – se një nevojë nuk do të tradhtojë vlerat e nevojshme për të mundur populizmin. Pavarësisht një vale të fundit sulmesh terroriste, francezët kanë treguar maturi përpara politikës së frikës. Edhe me euroskepticizmin në rritje, kandidati pro-europian Macron mori më shumë vota se kushdo tjetër.

Rrethana të jashtëzakonshme fuqizojnë personazhe të jashtëzakonshme. Pa Revolucionin Francez, Napoleon Bonaparte do të kishte mbetur një oficer i ri në Ushtrinë Mbretërore Franceze. Po ashtu, edhe pse jo kaq gramatikisht, nëse dy partitë kryesore të Francës nuk do të kishin rënë, Macroni 39-vjeçar, i cili ishte i panjohur për shumicën e votuesve francezë një vit më parë, ende mund të jetë një ‘magjistar’ për ekonominë.

Marron duket si një John F. Kennedy francez dhe ai bëri fushatë sipas metodës së Barack Obamës. Por ai arriti aty ku është tani sepse Partia Socialiste e François Mitterrand ka vdekur dhe konservatorët Les Républicains janë në qendër të sulmit. Socialistët, nga ana e tyre nuk ia dolën të krijojnë një axhendë politike moderne. Dhe republikanët dështuan të nxjerrin një kandidat tjetër pasi Fillon u nxi nga skandali.

Si rezultat, Franca, pavarësisht reputacionit për melankoli, vetëdyshim dhe pesimizëm është gati të zgjedhë presidentin e vet më të ri në histori. Në këtë pikë, megjithatë, Macron do të përballet me një grup të ri sfidash, duke filluar me zgjedhjet legjislative të planifikuara për në qershor. A do të përfundojë Macron duke qeverisur një shumicë në Asamblenë Kombëtare apo e djathta do t’i ngjajë një fronti të bashkuar dhe do ta detyrojë atë pëër një praktikë unike franceze të bashkëjetesës?

Në sistemin gjysmë-presidencial të Francës, bashkëjetesa nënkupton  se dega e ekzekutivit mund të paralizohet nëse presidenti dhe kryeministri vijnë nga fraksione të ndryshme politike. Por Macron do të provojë se ai mund të zbatojë një model të koalicionit të shumicës pasuar nga sisteme parlamentare, me një aleancë të vullnetit, përbërë nga ndjeshmëri të ndryshme politike, që ndjekin një synim të përbashkët.

Sipas meje, Franca është gati për një qeveri koalicioni që mund të tejkalojë linjat politike majtas-djathtas gjithnjë e më anakronike. Përçarja e vërtetë politike në Francë, ashtu si në pjesën më të madhe të perëndimit, është tani mes atyre që mbrojnë hapjen globale dhe atyre që favorizojnë izolimin nacionalist.

Marron do të duhet të pranojë rrënjën kulturore të përçarjeve tradicionale majtas-djathtas, ndërsa gjithashtu adreson zemërimin e thellë revolucionar që ekziston tani në Francë. Pavarësisht fuqisë së Macron në raundin e parë, rreth 40% e elektoratit francez votuan për euroskeptikët Le Pen dhe Melenchon. Kthimi i besimit të votuesve në institucionet ekzistuese dhe riintegrimi i tyre në rrymën politike tradicionale, nuk do të jetë i lehtë. Partitë e mundura do të përpiqen të dalin në rrugë dhe të bllokojnë përpjekjet për reformë. Dështimin në zgjedhje, ata mundet ta shfryjnë në metodën revolucionare franceze të “barrikadave”.

Macron ka treguar cilësitë e veta si kandidat. Pas 7 majit, ai do të duhet të provojë se pavarësisht moshës së re dhe mungesës së eksperiencës, ai mund të bëhet një president i madh. Fitimi i pushtetit është një gjë; por nga ana tjetër ka rëndësi ushtrimi me efektivitet i tij ndërsa shmangen tendencat autoritare që mund të shfaqen në rrethana të jashtëzakonshme.

Kjo është detyra me të cilën përballet Macron. I nxitur nga një ndjesi fati, ai duhet t’i rezistojë tundimeve të Bonapartizmit. Ndërkohë, bota demokratike duhet ta shohë Macron për atë që është: një fener shprese në një det dyshimi dhe dëshpërimi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Making of Macron

Etiketa: Bashkimi EuropianBrexitDonald Trumpe djathtaEmmanuel MacronfitoreFrancaGjermaniakandidatëtMacronMarine Le PenMbretëria e BashkuarPartiaPartia SocialistePopulizmipresidentProject SyndicateSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpVotaVotueszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Banka e Shqipërisë kritikon qeverinë për kaosin e shpenzimeve

Paga minimale, rritje taksash pa rritje page

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.