AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokuroria Speciale e Maqedonisë do të vazhdojë të hetojë edhe pas përfundimit të mandatit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria Speciale në Maqedoni. Foto: MIA

Një burim i afërt me Prokurorinë Speciale të Maqedonisë, ngarkuar me hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, tha se hetimet e saj nuk do të ndalonin edhe nëse afati 18-mujor për të ngritur akuza nuk rinovohet.

Prokuroria Speciale në Maqedoni. Foto: MIA

Prokuroria Speciale e Maqedonisë, SJO, me shumë gjasa nuk do ta marrë zgjatjen e mandatit, i nevojshëm për të përfunduar akuzat e ngritura, për shkak të vullnetit të pamjaftueshëm politik në parlament. Shumica e çështjeve skadojnë në qershor dhe korrik.

“Në gjendjen aktuale jofunksionale, parlamenti nuk mund ta zgjasë mandatin e SJO-së… [pasi do të duhej që dy të tretat e deputetëve të votonin pro, rrethanë aktualisht e pamundur,” tha ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Trendafil Ivanovski.

Formuar në vjeshtën e vitit 2015 si pjesë e një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës politike të mbështetur nga BE-ja, SJO deri më tani ka nisur 14 hetime dhe ka ngritur aktakuza në tre çështje, pothuajse të gjithë zyrtarë të lidhur me ish-partinë qeverisëse VMRO DPMNE, që mori pushtetin në vitin 2006.

SJO filloi efektivisht punën gjatë dhjetorit pasi opozita dorëzoi materialet e përgjuara ku pretendonte se gjendeshin prova për shumë shkelje të zyrtarëve.

Megjithëse SJO ka një mandat pesëvjeçar, marrëveshja origjinale i dha kohë për të ngritur aktakuza deri në 18 muaj pas marrjes së përgjimeve.

Ky afat skadon në korrik. Për disa çështje të tjera, të cilat SJO i mori nga prokuroria e rregullt, afati është më i shkurtër.

Pavarësisht thirrjes së SJO-së për të zgjatur afatin prej ngarkesës së madhe të punës dhe pengesave që ka hasur parlamenti – ku punimet janë bllokuar nga VMRO DPMNE, nuk ka mundur të ndihmojë.

Që nga zgjedhjet jopërfundimtare të 11 dhjetorit, Maqedonia ka dështuar të formojë një qeveri të re dhe ende është e zhytur në krizë politike.

Partia VMRO DPMNE po bllokon punën e parlamentit, duke mos lejuar shumicën e re, të udhëhequr nga social demokratët të zgjedhin një kryetar dhe një qeveri të re.

SJO thotë se problemet me afatet nuk do t’ia ndalojnë punën. Kjo për shkak se ligji për Prokurorinë Speciale përcakon se ajo është e lirë të vazhdojë hetimet.

“Ligji e thotë qartazi se askush nuk mund ta pengojë SJO-në të vazhdojë procedurat paraprake dhe hetimore, si dhe të investigojë raste të reja. Shpresojmë që në të ardhmen konstelacioni politik të jetë më i favorshëm dhe pastaj të mund të kërkojmë përsëri zgjatjen e afatit” tha për BIRN një burim nga SJO, nën kushte anonimiteti.

Ivanovski tha se sapo të ndodhë tranzicioni i tanishëm i pushtetit dhe sapo të formohet qeveria e re e udhëhequr nga LSDM, puna për SJO do të bëhet shumë më e lehtë.

“Me rivendosjen e demokracisë, ky institucion do të marrë një rrugë tjetër. Deri atëherë prokuroria e rregullt, e cila ka dështuar të kryejë punën sipas ligjit, duhet të rifillojë funksionimin,” tha Ivanovski.

Ai shtoi se në këtë rast, hetimet e përgatitura nga SJO mund t’i dorëzohen prokurorisë së rregullt e cila –e paprekur nga influenca politike – do të ishte në gjendje t’i dërgonte akuzat në gjykatë.

Etiketa: AkuzaBEBIRNdeputetGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesehetimeHetimetkryetarkushtetueseMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjaOpozitaparlamentPartiaProkuroriaProkuroria SpecialePunaPunëQeveriaVMRO DPMNEZgjedhjet
Tjetri
Jeta ‘e trishtuar’ e stolave në parqet e Tiranës (Fotoreportazh)

Jeta ‘e trishtuar’ e stolave në parqet e Tiranës (Fotoreportazh)

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.