AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shtetet e Ballkanit dështuan me pronat e konfiskuara të Holokaustit

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një sinagogë e shkatërruar në Berlin. Foto: Qendra për Historinë Hebreje, Nju Jork.

Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë arritur të përmbushin një deklaratë ndërkombëtare mbi rikthimin e pronës së konfiskuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa vende të tjera të Ballkanit nuk i kanë realizuar plotësisht angazhimet e tyre.

Një sinagogë e shkatërruar në Berlin. Foto: Qendra për Historinë Hebreje, Nju Jork.

Disa shtete të Ballkanit nuk kanë arritur të zbatojnë legjislacionin që siguron kthimin e pronës që u është marrë viktimave të Holokaustit, me Bosnjën dhe Hercegovinën që nuk arrin të përmbushë plotësisht deklaratën ndërkombëtare që ajo nënshkroi, tha një raport i botuar të hënën.

Studimi për Rikthimin e Pronave të Paluajtshme të Holokaustit (Shoah) përmend vendet që nuk kanë miratuar legjislacionin për të siguruar pajtueshmëri me Deklaratën Terezin të vitit 2009.

Deklarata, e nënshkruar nga 46 shtete, përcakton angazhime për të siguruar kthimin e pronës së marrë gjatë Holokaustit dhe ka marrë emrin e vendit të një kampi përqendrimi nazist në Republikën Çeke.

Por pavarësisht kësaj, shumë çështje të Holokaustit që kanë lidhje me pronën mbeten të pazgjidhura në ish-shtetet komuniste, sipas raportit, i cili u hartua nga Instituti Europian i Trashëgimisë Shoah, një organizatë me qendër në Pragë e krijuar për të monitoruar pajtueshmërinë me Deklaratën Terezin.

Raporti thotë se disa shtete “në thelb i janë përmbajtur Deklaratës së Terezinit”, disa pjesërisht, por Bosnja dhe Hercegovina dhe Polonia nuk e kanë bërë këtë.

“Polonia dhe Bosnja e Hercegovina qëndrojnë vetëm si të vetmet vende që nuk kanë arritur të krijojnë një regjim të plotë të kthimit të pronës private për pronat e marra ose gjatë epokës së Holokaustit ose komunizmit ose një që të trajtojë të dyja llojet e marrjeve,” thuhet në raport.

Bosnja dhe Mali i Zi përmenden si të vetmet shtete që nuk kanë arritur “të miratojnë legjislacionin e kthimit të pronës komunale që mbulon ose konfiskimet e epokës së Holokaustit ose marrjet e pronës gjatë epokës së komunizmit”.

Nga vendet e Ballkanit, Kroacia dhe Maqedonia “limitojnë pretenduesit e pranueshëm në ata që janë shtetas të vendeve të tyre përkatëse”.

Ligji i rikthimit i Kroacisë përfshin vetëm pasurinë e konfiskuar gjatë Jugosllavisë socialiste dhe jo pronën hebreje, serbe dhe rome të marra nga lëvizja fashiste ustashe kroate e Luftës së Dytë Botërore, shton raporti.

Çështja e pronës së pa trashëgimi nuk ka një legjislacion të përshtatshëm në një sërë shtetesh, njofton raporti.

Duke qenë se në një numër shtetesh, komunitetet hebreje dhe grupe të tjera të persekutuara pothuajse u shkatërruan plotësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e madhe e pasurive të tyre mbetën pa trashëgimtarë ligjorë, kështu që vetë shtetet u bënë trashëgimtarë të këtyre pronave.

Deklarata e Terezinit thotë se kjo pronë duhet të përdoret për të ndihmuar viktimat e Holokaustit dhe për edukimin e Holokaustit.

Bosnja, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi nuk kanë miratuar një legjislacion për pronën pa trashëgimtar, ndërsa Maqedonia, Rumania dhe Serbia i kanë miratuar ligje të tilla, thotë raporti.

Megjithatë, raporti thekson se ligji i Rumanisë për pronën pa trashëgimtar nuk është vënë kurrë plotësisht në zbatim.

Ndërsa raporti thotë se Shqipëria nuk ka miratuar ndonjë ligj në lidhje me rikthimin e pronës pa trashëgimtar, ai thekson se vetëm një familje hebreje shqiptare u dëbua dhe u vra gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Informacione për Kosovën nuk janë përfshirë në studim.

Etiketa: BosnjaBosnja dhe HercegovinaBullgariaFamiljeKonfiskimetKosovëKroaciaLigjMaliMali i ZiMaqedonianazistPoloniaraportRaportiRumaniaSerbiashqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Macron, kandidati i pazakontë i zgjedhjeve në Francë

Ngritja e Macron

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.