AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fermerët paralajmërojnë “të paralizojnë” Maqedoninë prej mospagimit të subvencioneve

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fermeret maqedonas. Foto arkivë Mia.

Fermerët maqedonas kanë paralajmëruar se do të paralizojnë vendin nëse qeveria nuk ofron pagesat e vonuara të subvencioneve.

Fermeret maqedonas. Foto arkivë Mia.

Fermerët maqedonas kanë kërcënuar se do t’i nxjerrin në rrugët e Shkupit makineritë, mallin e gjallë dhe atë të pashitur të zemëruar nga arsyetimi i qeverisë se nuk mund t’i paguajë atyre 100 milionë euro subvencione për shkak të ngërçit politik aktual.

“Kërkojmë takime me ministrat jo vetëm për pagesën e subvencioneve por gjithashtu për të na ndihmuar për çmimet e ulëta të mallrave tona,” tha Risto Velkov nga unioni i fermerëve.

“Nëse ministrat e bujqësisë dhe financave nuk ndërhyjnë, do ta radikalizojmë protestën tonë,” paralajmëroi Velkov, duke shtuar se nëse nuk marrin paratë deri të mërkurën, do të bllokojnë rrugët në Shkup dhe segmente të tjera të rëndësishme në vend.

“Shkupi do të paralizohet plotësisht. Asgjë nuk do të funksionojë. Do ta sjellim bagëtinë këtu [në Shkup], tha bariu Havzi Breza.

Paralajmërimi i fermerëve vjen pasi qeveria e përkohshme nuk ia doli të japë subvencione për shtatë muaj. Ministrat e Financave dhe Bujqësisë këmbëngulin se nuk mund të paguajnë subvencione derisa të krijohet një qeveri e re, një proces që aktualisht është bllokuar.

Ministria e financave tha të martën se nuk ka para për të paguar fermerët por ministri i përkohshëm i financave, Kiril Minoski nuk mund të nënshkruajë asnjë letër sepse mund të mbajë përgjegjësi penale.

“Ministri Minoski nuk po fshihet nga fermerët. Problemi nuk është ministria e financave, por parashikimet e kodit penal. Nëse parashikimet problematike hiqen, nuk do të ketë pengesa për të bërë pagesat,” shkroi ministria.

Para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 dhjetorit, qeveria e përkohshme e ngarkuar me zbatimin e zgjedhjeve këmbënguli se pagesa e shumave të mëdha gjatë zgjedhjeve ishte e paligjshme.

Por, pas zgjedhjeve, kur partitë politike u gjendën në një ngërç në lidhje me mundësinë e një qeverie të drejtuar nga opozita, justifikimi që u nxor është se ministrat e përkohshëm nuk kanë autoritet të japin pagesa.

Socialdemokratët, LDSM, të cilët kontrollojnë shumicën e re parlamentare, por që janë bllokuar nga formimi i qeverisë së re, premtojnë pagesa të menjëhershme pasi të marrin pushtetin.

“Vetëm zgjedhja e menjëhershme e një qeverie të re është zgjidhja e problemit,” tha deputeti i LDSM, Ljupço Nikolovski.

“Qeveria e re do të paguajë menjëherë subvencionet për 2016 si dhe pagesat e viteve të shkuara dhe do të ofrojë pagesa më të larta dhe të rregullta për subvencionet,” u betua Nikolovski.

Megjithëse autoritetet nuk e kanë pranuar se cila është shifra e plotë që i detyrohen fermerëve, ata këmbëngulin se shifra aktuale arrin deri në 100 milionë euro për 2015 dhe 2016.

Etiketa: EuroKodit PenalMinistria e FinancaveOpozitaParaQeveriaShkupsubvencione
Tjetri
Shqipëria përmirësohet në klasifikimin botëror të lirisë së medias

Shqipëria përmirësohet në klasifikimin botëror të lirisë së medias

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.