AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Serbia kritikon vendimin e Francës për të mos ekstraduar Haradinajn

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Haradinaj në gjykatë në mars. Foto: Jean-Francois Badias/AP/Beta.

Serbia do të nxjerrë një notë proteste diplomatike dhe do të tërheqë ambasadorin e saj nga Parisi pas një vendimi të një gjykate franceze për të mos ekstraduar ish-guerilasin nga Kosova dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në Beograd.

Haradinaj në gjykatë në mars. Foto: Jean-Francois Badias/AP/Beta.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten se gjykata franceze në Colmar mori një vendim politik duke hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish-guerrilasit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili kërkohet nga Beogradi nën akuzat për krime lufte.

“Qeveria serbe e konsideron këtë vendim të turpshëm, skandaloz, të paligjshëm dhe mbi të gjitha, politik,” tha Vuçiç pas një seance të jashtëzakonshme qeveritare të thirrur për të diskutuar lirimin e Haradinajt.

Vuçiç u shpreh se gjykata franceze e justifikoi vendimin e saj duke thënë se ekstradimi “mund të ketë pasoja të rënda” për Haradinajn.

“Do të kishte qenë qesharake po të mos ishte tragjike. Ne nuk e thirrëm atë për të ngrënë çokollatë, por për t’u përgjigjur për krimet e tij,” tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se ai do të flasë me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov në lidhje me çështjen, por këmbënguli se Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e saj dhe do të qëndrojë “në rrugën europiane” pavarësisht vendimit francez.

Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt të enjten në mëngjes.

Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat nga Gjykatën e Hagës për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë, më i fundit në vitin 2012.

Megjithatë, zyrtarët serbë këmbëngulin se ata kanë prova se Haradinaj ishte i përfshirë në krime të tjera lufte për të cilat ai s’është gjykuar ende.

Ata thonë se ai dyshohet për vrasje të civilëve, përfshirë vrasjen e një fëmije dy javësh, torturimin dhe përdhunimin e një të mituri.

Politikanë nga koalicioni qeverisës serb e dënuan gjithashtu vendimin e gjykatës franceze si politik.

“Nuk ka më asnjë dyshim se gjykatat ndërkombëtare janë bërë vetëm për serbët,” tha Dragan Markoviç i partisë Serbia e Bashkuar.

Edhe mediat serbe reaguan gjithashtu me zemërim, me disa nga gazetat që e quanin Haradinajn një “kasap” dhe një “kriminel”.

Drejtori i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Milan Antonijeviç, tha për agjencinë e lajmeve BETA se Serbia duhet të marrë në konsideratë ta padisë Haradinajn para Gjykatës së re Speciale të Kosovës, e cila do të gjykojë ish-guerilasit për krime lufte.

“Shpresoj që shteti serb të përgjigjet në mënyrë konstruktive dhe të marrë në konsideratë mundësinë për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale, duke e rikthyer kështu këtë histori atje ku ajo e ka vendin, që është në gjykatë,” tha Antonijeviç.

Nënkryetarja i Parlamentit Europian dhe raportuesja për marrëdhëniet me Kosovën, Ulrike Lunacek, megjithatë e mirëpriti vendimin e gjykatës franceze.

“Mbajtja e një mandati arresti ndërkombëtar të skaduar nga ana e Serbisë që prej vitit 2004, që është në një dialog me Kosovën të ndërmjetësuar nga BE-ja, është totalisht e papranueshme,” tha Lunacek në një deklaratë.

Ajo tha se tërheqja e urdhër arresteve të tilla të vjetra për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte “një kusht i rëndësishëm për të vazhduar procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës sipas pasimit të marrëdhënieve të mira të fqinjësisë”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e mirëpriti vendimin e gjykatës.

“Edhe një herë u vërtetua se shpifjet e sigurimit të shtetit në Serbi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të besueshme dhe nuk respektohen nga bota demokratike,” shkroi Thaçi në Facebook.

Arrestimi i Haradinajt në një aeroport francez pasi ai u nis nga Kosova në fillim të këtij viti rriti tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo shkaktoi gjithashtu protesta nga shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët bëjnë thirrje për lirimin dhe e dënojnë arrestimin e tij si një akt politik.

Etiketa: AeroportarrestimiBEBeograddialogFacebookGazetatGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësHaradinajHashim ThaçiKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftemediat serbeParapasojaProtestaprotesteQeveriaRamush HaradinajSerbiSerbiaSHThirrëVendimVendimivrasje
Tjetri
Tensioni rritet në Kuvendin e Shqipërisë pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit

Tensioni rritet në Kuvendin e Shqipërisë pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.