AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama e shpall PS fituese të “shahut politik” dhe zbardh propozimet për PD

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Vendi, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA/Xhodi Hysa.

Kryeministri Edi Rama e quajti strategjinë e deritanishme të Partisë Demokratike “një bllof me pasoja të rënda”, ndërsa deklaroi se i ka ofruar Lulzim Bashës një mekanizëm real për monitorimin e zgjedhjeve-të cilin e quajti “zgjidhjen e fundit në tavolinë”.  

Kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA/Xhodi Hysa.

Kryeministri Edi Rama u shfaq triumfator i konfliktit politik të tre muajve të fundit, duke e shpjeguar dështimin e negociatave me Partinë Demokratike me metaforën e lojës së shahut.

“Partia Demokratike luajti bllofin dhe bllofi ka pasoja të rënda për Partinë Demokratike, por kjo nuk është çështja ime,” tha Rama gjatë një konference për shtyp të enjten.

Sipas kryeministrit, i vetmi shans në strategjinë e PD-së ishe mundësia për të destabilizuar koalicionin qeverisës dhe për të mikluar Ilir Metën-të cilin ai e quajti “Presidenti më komod për PD-në”.

Me pohimin se strategjia e Partisë Demokratike rezultoi sipas tij humbëse, Rama deklaroi se propozimi i javës së shkuar, i arritur me ndërmjetësimin e europarlamentarëve David McAllister dhe Knut Fleckeinstain nuk ishte më mbi tavolinë.

“Ne nuk mund të lejojmë shtyrje zgjedhjesh përtej qershorit,” theksoi Rama, duke shtuar më pas se 68 për qind e shqiptarëve nuk duan shtyrje të zgjedhjeve. “Saliu është shahist i vjetër dhe e di mirë që kur përdor metodën e pokerit në shah, duhet të marrësh parasysh pasojat e luajtjes së bllofit”, tha ai, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kryeministri Rama tha se në takimin e së mërkurës me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në zyrën e Presidentit të Republikës i kishte ofruar këtij të fundit “një mekanizëm realist dhe garantist” për të vëzhguar nga afër dhe në kohë reale procesin zgjedhor. Ai e quajti këtë propozim, “një mekanizëm që as e kishte parë në ëndërr kur ishte në opozitë”.

Paketa e ofruar nga Rama përfshin ngritjen e një task-force me në krye një zv.kryeministër teknik të propozuar nga Partia Demokratike dhe të asistuar nga përfaqësues të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-së për të monitoruar sjelljen e administratës dhe strukturave shtetërore gjatë fushatës elektorale. Pjesë e ofertës është gjithashtu një zëvendës ministër i Brendshëm, i propozuar gjithashtu nga Partia Demokratike, që së bashku me përfaqësues të BE, SHBA dhe OSBE do të kenë mundësinë të realizojnë monitorimin e sjelljes së policisë në zgjedhje.

Për kërkesën e votimit elektronik, Rama u shpreh i hapur për ta financuar, por vetëm për zgjedhjet lokale të 2019-s.

Kryeministri pranoi gjatë konferencës për shtyp avantazhet që mazhoranca ka në raport me opozitën, të cilat lidhen me përdorimin e infrastrukturës zgjedhore, pjesmarrjen e nxënësve apo mësuesve në aktivitete politike, ndërsa shtoi se “nuk e kishte mohuar asnjëherë që kanabisi ishte një problem”. Ai shtoi se përmes propozimit të tij, opozita do të kishte mundësinë që të monitoronte të gjitha këto anomali.

Rama paralajmëroi Partinë Demokratike se kjo ishte “zgjidhja e fundit” e propozuar prej tij, ndërsa ftoi Bashën që ta pranonte atë.

“Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, propozimi është mbi tavolinë. Përmbush nevojën e PD-së që të ketë jo një, por të dy sytë në vëzhgimin e procesit zgjedhor,” përfundoi ai.

Etiketa: BashaBashkimit EuropianBEEdi RamaKanabisikonferenceKryeministri Edi RamaLokaleLulzim BashaMinistër i BrendshëmOpozitaOSBEPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikepasojaPDPSRamaraportSali BerishaSHshahSHBAShtyrjezgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Si të ulim tensionin në politikën Europiane të fyerjeve

E majta duhet të votojë për Macron

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.