AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

AMA njofton fundin e transmetimit analog për Durrësin dhe Tiranën

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: LSA

Pas 30 qershorit 2017, banorët e zonave të Durrësit dhe Tiranës nuk do të mund të përfitojnë nga sistemi analog i transmetimit televiziv nëse ata nuk janë pajisur me dekodera dixhital, lajmëroi të hënën AMA.

Foto: LSA

Përmes një njoftimi për shtyp Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, lajmëroi të hënën se televizorët e banorëve të zonës së Durrësit dhe Tiranës do të mbeten pa sinjal në rast se ata nuk janë pajisur me dekodera dixhital, pasi transmentimi analog në këto qytete nuk është më i vlefshëm.

“AMA… si institucioni që mban rol themelor në procesin e kalimit në transmetimet numerike, njofton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës është data 30 qershor 2017,” lajmëroi autoriteti.

Autoriteti i Mediave Audiovizive i bëri gjithashtu thirrje teleshikuesve që përdorin teknologjinë analoge, të pajisen me marrës dixhital (dekoderë të tipit DVB-T2) , për të vazhduar ndjekjen e programeve televizive, për shkak se pas 30 qershorit kjo nuk do të jetë më e mundur pa dixhitalizim.

Transmetimi në sistemin analog e ka përballur vendin me disa ankesa të vendeve fqinje si Italia dhe Mali i Zi, për shkak të interferencave që operatorët shqiptarë u shkaktojnë rrjeteve të tyre.

Duke iu drejtuar subjekteve audiovizive që ushtrojnë veprimtari televizive analoge, AMA i nxiti ata ” të marrin masat për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA”.

Shqipëria është një ndër vendet e pakta në Europë që ka dështuar të përmbyllë procesin e dixhitalizimit brenda afatit 17 qershor 2015, përcaktuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve.

I nisur prej qershorit 2012 si një kusht i Bashkimit Europian, procesi i dixhitalizimit në Shqipëri është shoqëruar me zvarritje të shumta, akuza për favorizime dhe procese të vazhdueshme gjyqësore. Përgjatë kësaj kohe, AMA çeli dy herë procedurën për shpërndarjen e pesë licensave numerike kombëtare, por dështoi t’i përmbyllte ato.

Në mars 2016, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi t’u japë tre prej licensave subjekteve “Top Channel”, “TV Klan” dhe “Digit-Alb”. Më pas, AMA i dha licencën e katërt operatorit Vizion Plus dhe më 27 janar 2017 shpërndau edhe licencën e fundit për kompaninë ADTN, e cila  zotërohet gjithashtu 100 % nga Digit-Alb.

Më 13 mars 2017 ministria e Financave dhe ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, dorëzuan në Kuvend një projektligj ku propozohet kompensimi i pjesshëm i kostove shtesë për investimet në teknologji që shoqëruan kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike, një faturë që e kalon 5 milionë euro.

Etiketa: AdministrativeAkuzaAMAAutoriteti i Mediave AudioviziveBanorëBashkimit EuropianDurrësEuroGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e TiranësGjyqItaliaKlanKuvendMaliMali i ZiMinistria e FinancaveProjektligjQarqetRTSHshqipShqipëriShqipëriateknologjiTiranëTop ChannelTV KlanVizion PLus
Tjetri
Autokracia ka rënë në Maqedoni – Nacionalizmi jo

Autokracia ka rënë në Maqedoni - Nacionalizmi jo

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.