AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosovarët, të lodhur nga saga e gjatë e marrëveshjes së kufirit

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kufiri Kosovë-Mal i Zi. Foto: BIRN

Teksa qeveria përgatitet të vendosë nëse do ta dërgojë apo jo në parlament marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, vendasit shprehen të lodhur nga zvarritja e polemikave.

Kufiri Kosovë-Mal i Zi. Foto: BIRN

Vendasit në Prishtinë janë të mëdyshur rreth ratifikimit apo jo të marrëveshjes polemike të kufirit me Malin e Zi nga parlamenti, ndërsa partitë e opozitës thonë se ajo do t’i marri Kosovës tokë.

Megjithatë, shumëkush dyshon nëse miratimi i marrëveshjes do të çojë ekskluzivisht në heqjen e vizave me BE-në.

“Komisione të ndryshme duhet të punojnë në këtë çështje, të cilëve njerëzit u besojnë dhe që nuk janë të ndikuar nga politika. Por nuk mund të them nëse marrëveshja duhet të miratohet apo jo,” tha për BIRN Vaxhid Xhelili 50 vjeç nga Prishtina.

Shtetasit e Kosovës, të cilët diskutuan me BIRN, thanë se marrëveshja e nënshkruar në gusht 2015 në Bruksel ishte zgjatur shumë dhe disa mendojnë se kjo punë duhet të përfundojë.

Bashkimi Europian e ka vënë ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi në krye të kushteve të saj për liberalizimin e vizave.

Xhevdet Jashari, 51 vjeç, tha se ishte koha që parlamenti ta kalonte marrëveshjen, por shtoi: “Nuk mendoj se kjo do të sjellë liberalizimin e vizave. Qeveria duhet fajësuar për këtë”.

“Ky proces duhet të përfundojë sepse, nëse duam të jemi qytetarë europianë, kufijtë nuk janë të rëndësishëm,” shtoi ai.

Rajoni malor – ku të zë syri për disa kilometra veç livadhe dhe disa kasolle verore të përdorura nga barinjtë – është subjekt i një mosmarrëveshje të gjatë kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndërsa dy vendet të cilat dikur kanë qenë pjesë e Jugosllavisë nënshkruan marrëveshjen e demarkacionit në vitin 2015, parlamenti i Kosovës ende nuk e ka ratifikuar atë.

Marrëveshja, duke iu referuar Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974 dhe hartave nga viti 1974, e përcakton kufirin disa milje poshtë majës në drejtim të Kosovës.

Marrëveshja ka shkaktuar përplasje të dhunshme në Kosovë, ku disa opozitarë dhe deputetë të partisë në pushtet pretendojnë se i merr Kosovës 8,000 hektarë tokë.

Ata pretendojnë se kufiri i vërtetë mes Kosovës dhe Malit të Zi ndodhet në kullën Zljepska, në majën e Cakorit.

Një komision ekspertësh i caktuar për të hedhur në hartë territorin e Kosovës doli në shkurt në përfundimin se nuk ka humbje të territorit me nënshkrimin e një marrëveshje për përcaktimin e kufijve me Malin e Zi.

Zana Mehmeti, 27 vjeçe, shprehet: “Deputetët duhet të votojnë për demarkacionin për hir të liberalizimit të vizave”.

Gjithsesi, Shefki Beqiri, 70 vjeç, mban qendrim më të ashpër. Sipas tij, “marrëveshja e demarkacionit nuk duhet të votohet”. “Por ata që e kanë nënshkruar tashmë duhet të merren me të tani sepse ky proces ka zgjatur shumë,” shtoi ai.

Qeveria e Isa Mustafës ka planifikuar një takim të mërkurën për të vendosur mbi dërgimin e marrëveshjes në parlament.

Ky takim do të pasojë një votim në parlament mbi një mocion mosbesimi të ngritur nga opozita.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBIRNBrukseldeputetKomisionKosovëMal i ZiMarrëveshjamarrëveshjeOpozitaparlamentPrishtinaQeveriarajoniSHvotim
Tjetri
Sislej Xhafa mbi kreativitetin si mënyrë mbijetese dhe Kosovën në Venecia

Sislej Xhafa mbi kreativitetin si mënyrë mbijetese dhe Kosovën në Venecia

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.