Zgjedhjet lokale në Maqedoni me gjasa do të shtyhen deri në tetor dhe mandati i kryebashkiakëve aktualë dhe këshillave bashkiakë pritet të zgjatet deri atëherë.
Parlamenti i Maqedonisë me gjasa do t’i shtyjë zgjedhjet lokale për gjysmën e parë të tetorit, duke shtyrë dhe mandatin e kryebashkiakëve aktualë deri atëherë.
Në këtë përfundim arritën bisedimet e të hënës mes partive politike kyçe të mbledhura nga kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi.
Konsultimet e iniciuara nga kryeparlamentari i ri ndodhën në kufi të kohës, pasi mbi 80 kryebashkiakëve në Maqedoni i mbaron mandati të hënën, duke i hequr atyre mundësitë të vazhdojnë funksionet e tyre bashkiake.
Megjithëse zyra e Xhaferit nuk tha se ai do të thërrasë një seancë parlamentare për të bërë ndryshimet ligjore, një sesion i tillë pritet së shpejti pasi partitë tanimë kanë rënë dakord ta bëjnë këtë prioritet.
Zgjedhjet vendore duhet të kishin përfunduar tashmë, megjithatë kriza e gjatë politike prej refuzimit të partisë VMRO DPMNE të lejonte kalimin e pushtetit pas zgjedhjeve të dhjetorit, nuk i ka dhënë mundësi parlamentit të caktonte datën e zgjedhjeve vendore apo t’i shtynte ato.
Shumë vëzhgues tani presin që qeveria e re të formohet në fund të këtij muaji, me shpresë duke kthyer normalitetin pas një krize të gjatë prej dy vitesh.