AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shkencëtari serb rrezikon vendin e punës pasi mbrojti evolucionin

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nemanja Djordjeviç. Foto: Qendra e Medias.

Drejtori i Qendrës Serbe për Promovimin e Shkencës rrezikon të shkarkohet nga puna për shkak të mbrojtjes së teorisë së evolucionit – që së fundmi është kritikuar nga konservatorët në Serbi.

Nemanja Djordjeviç. Foto: Qendra e Medias.

Drejtori i Qendrës Serbe për Promovimin e Shkencës, Nemanja Djorgjeviç, rrezikon të shkarkohet pasi i kërkoi Ministrit të Arsimit t’i përgjigjej një peticioni që kërkon përjashtimin e teorisë së evolucionit të Darvinit nga shkollat.

Bordi i qendrës votoi të enjten 3-2 për të shkarkuar Djorgjeviçin sepse ai “paraqiti një pikëpamje personale si pikëpamje të Qendrës”, mbi debatin e rishqyrtimit të teorisë së Darvinit.

“Nuk pati diskutim për kualifikimet e mia apo punën time deri më tani”, tha për BIRN Djordjeviç, duke shtuar se promovimi i shkencës është pjesë e punës së tij, veçanërisht kur sulmohet nga “pseudo-shkenca”.

Një arsye tjetër e përmendur në propozimin e shkarkimit të tij është se Qendra nën drejtimin e tij nuk ka miratuar rregullat e domosdoshëm, gjë që Djorgjeviç e mohon.

Teoria e Darvinit është kthyer përsëri në qendër të debatit në Serbi, pasi më shumë se 160 intelektualë anti-ateistë – përfshirë mjekë, biologë, kimistë dhe një ish-ministër të arsimit – së fundi kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të “rishikojë” pohimet e saj dhe përdorimin e tyre në programin shkollor.

Në përgjigje të peticionit, Djordjeviç botoi ​​një letër të hapur në gazetën Politika, ku i kërkoi ministrit Mlladen Sarçeviç të reagojë në mbrojtje të shkencës.

“Qytetarët që i besojnë tendencave pseudo-shkencore nuk pranojnë që të vaksinojnë fëmijët e tyre ndërkohë që farmacitë shesin ilaçe popullore dhe të paefektshme të reklamuara në media,” u ankua ai në letër.

Peticioni anti-Darvinist u refuzua nga autoritetet kryesore arsimore dhe shkencore të Serbisë. Sarçeviç ndërkohë tha se ministria nuk do t’i marrë parasysh pretendimet e bëra në peticion dhe shtoi se teoria e Darvinit do të vazhdojë të mësohet në shkolla.

Fati i Djordjeviç tani qëndron në duart e ministrit, i cili duhet të nënshkruajë propozimin e miratuar nga bordi drejtues në mënyrë që ai të shkarkohet.

“Kam besim të fortë se ka mjaft njerëz me integritet në Ministrinë e Arsimit dhe dyshoj se dokumenti do të nënshkruhet,” tha ai.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se kur do të merret vendimi.

“Nëse më pyesni se cili është problemi, në të vërtetë nuk mundem ta kuptoj”, theksoi Djordjeviç, duke shtuar se mbrojtja e shkencës është një detyrim statutor i Qendrës që ai ende kryeson.

“E shoh këtë si një lloj komplimenti për Qendrën. Nëse dikush dëshiron të shkarkojë drejtorin, dhe ky është rasti, atëherë institucioni për të cilin punoj po funksionon më mirë nga çfarë e kisha menduar”, përfundoi ai.

Etiketa: besimBIRNdetyrimMbrojtjambrojtjeMediaMinistria e ArsimitMjaftMjekpeticionPeticioniPunaPunëSerbiShkencashkollaVendimi
Tjetri
Në Shkodër vajzat dhe djemtë bashkohen kundër dhunës ndaj grave

Në Shkodër vajzat dhe djemtë bashkohen kundër dhunës ndaj grave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.