AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ushtari serb takon “armiqtë” që i shpëtuan jetën

Igor SpaicngaIgor Spaic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pasi ushtari serb i Bosnjës, Nikola Barisiç shkeli një minë tokësore, jeta e tij u shpëtua nga trupat dhe mjekët “armiq” – dhe tani ai është rikthyer për t’i dhuruar mijëra euro spitalit të tyre në shenjë mirënjohjeje.

Dr. Mirsad Granov (majtas) dhe Nikola Barisiç. Foto: BIRN.

Ndërsa Nikola Barisiç priste vdekjen për nëntë ditë në një mal pasi kishte shkelur një minë tokësore në vitin 1995, ai nuk mendoi kurrë se jeta e tij do t shpëtohej nga armiku.

Të premten ai udhëtoi drejt Travnikut në Bosnjën qendrore, për të vizituar dhe për t’i dhuruar 3,000 euro spitalit që i shpëtoi jetën dhe për të përshëndetur mjekun që i preu këmbët.

Por Mirsad Granov, drejtori i spitalit, nuk është më thjesht vetëm shpëtimtar i tij.

Bashkë me anëtarët e ekipit të tij të operacioneve të kohës së luftës, dr. Zlatan Zivanoviç dhe dr. Zoran Banjaç, dr. Granov – i cili i qëndroi tepër besnik Betimit të tij të Hipokratit edhe gjatë konfuzionit dhe tmerreve të luftës së Bosnjës 1992-1995 – e mirëpriti atë si një mik i vjetër.

“Nuk mund ta harroj kurrë atë, këta njerëz dhe këtë spital,” tha Barisiç, ndërsa dorëzonte paratë, që do të përdoren për pajisjet spitalore.

Për dr. Granov, 3.000 eurot e Barisiçit përfaqësojnë shumë më tepër se atë.

“Kjo nuk mund të matet,” tha ai, duke shtuar se donacioni i Barisiçit është njësoj sikur një manjat t’i kishte dhuruar disa ndërtesa spitalit.

“Fatkeqësia mund t’i ndajë njerëzit, por gjithashtu mund t’i bashkojë njerëzit,” thotë dr. Granov ndërsa kujton mbijetesën e vështirë të Barisiçit.

“Nikola i humbi të dyja këmbët, por ai e mbajti mend shtëpinë në të cilën kaloi më shumë se dy muaj në një periudhë çnjerëzore, por në një ambient njerëzor,” shtoi doktori.

Në vitin 1995, Barisiç ishte një ushtar në forcat e armatosura të Republikës Serbe të Krajinës dhe nuk pranoi të dorëzohej kur forcat kroate e morën zonën gjatë Operacionit Stuhia.

Në vend të kësaj, ai rendi të shpëtonte jetën e tij.

Ai vendosi të ndërmerrte një udhëtim të gjatë në terrenin malor të Bosnjës drejt Serbisë – në këmbë.

Udhëtimi i gjatë filloi në gusht 1995, ndërsa ai i fshihej forcave kroate duke kërkuar nëpër bunkerë të braktisur për ushqime të mbetura dhe duke mbledhur manaferra dhe mollë në pyll për të mbijetuar.

Por në fund të tetorit, Barisiç shkeli mbi një minë tokësore në malin Komar, pranë Travnikut.

Ai humbi këmbën.

Ai kaloi nëntë ditë në një kasolle të braktisur në mal në agoni, me asgjë tjetër veçse ujë për të pirë – duke pritur vdekjen.

Pritja e tij përfundoi kur ai dëgjoi anëtarët e Ushtrisë Boshnjake, një tjetër ushtri e pamëshirshme, duke kaluar pranë vendit ku ai po fshihej.

Ushtarët e Ushtrisë Boshnjake dhe trupat serbe të Bosnjës kishin luftuar në mënyrë të pamëshirshme me njëri-tjetrin gjatë të gjithë luftës, por sidomos në vitin 1995, kur hartat e vendit po ndryshoheshin në mënyrë brutale, për t’u vulosur përfundimisht në Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, e nënshkruar në nëntor.

Pak muaj para se të binte zona e Krajinës, trupat serbe të Bosnjës kishin kryer masakrat e Srebrenicës – më vonë të përcaktuara në gjykatë si një akt gjenocidi kundër boshnjakëve.

Por Barisiç, i cili tashmë kishte ngelur vetëm lëkurë dhe kocka, donte t’i jepte fund vuajtjes së tij dhe ai i lejoi me dashje ushtarët e Ushtrisë Boshnjake të kuptonin se ai ishte atje.

Por në vend që ta vrisnin, ushtarët e çuan Barisiçin në spitalin në Travnik, i drejtuar nga kirurgu i lindur në Sarajevë, dr. Gravov, i cili i trajtonte të gjithë të plagosurit pavarësisht nëse ata ishin serbë, kroatë apo boshnjakë.

Gjëja tjetër që mban mend Barisiçi është se u zgjua pasi kirurgu i preu këmbën e plagosur duke i shpëtuar kështu jetën.

Në fillim të nëntorit, u desh t’i prisnin edhe këmbën tjetër – pasi ajo ngriu ndërsa ai ishte në mal.

Granov u kujdes për Barisiçin gjatë të gjithë periudhës së shërimit të tij, njësoj siç vepron me të gjithë pacientët e tij.

Ushtari u largua nga spitali drejt Serbisë në fillim të vitit 1996, pasi lufta mbaroi – por ai do t’i ishte gjithmonë mirënjohës doktorit që s’do t’ia harronte kurrë fytyrën.

Sot ai jeton në Batajnica pranë Beogradit dhe deri së fundmi, dëshira e tij më e madhe ishte të takonte përsëri dr. Granovin.

Dëshira e tij u përmbush në fund të prillit të këtij viti, kur doktori udhëtoi drejt Serbisë për një kongres.

Të dy kontaktuan bashkë dhe një organizatë vendase lajmesh, Krajiske Novine, organizoi takimin e tyre në një restorant lokal në Novi Sad.

Dr. Granov solli gjithashtu gruan dhe dy miq të tij të ngushtë që të takonin Barisiçin.

Të dy biseduan, shkëmbyen eksperiencat e tyre të kohës së luftës dhe vendosën se ata ishin “vëllezër për jetë”.

Barisiç më pas vizitoi përsëri spitalin në Travnkik, vendin ku ai “rilindi për herë të dytë”, ku ai luftoi që të mbijetonte nën kujdesin e dr. Granov.

“Uroj që lufta dhe vuajtja të mos ndodhë më kurrë,” tha Barisiç, duke përmbajtur emocionet e tij.

“Në luftë, të gjithë humbasin dhe njerëzit e thjeshtë nuk e duan luftën.”

 

Etiketa: BIRNEuroforcat e armatosurakongresLuftaMjekmjekëNovi SadParaSHSpitalushtri
Tjetri
Zaev përgatit kabinetin e tij përpara krijimi të qeverisë së re në Maqedoni

Zaev përgatit kabinetin e tij përpara krijimi të qeverisë së re në Maqedoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.