AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Gazetarët në Kosovë i futen politikës me shpresën për ndryshim

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-gazetari i Zërit i bashkohet PDK. Foto: Kallxo

Një muaj përpara zgjedhjeve në Kosovë, një grup analistësh, aktivistësh të shoqërisë civile dhe gazetarësh kanë nxituar të lënë redaksitë për t’iu bashkuar partive politike.

Ish-gazetari i Zërit i bashkohet PDK. Foto: Kallxo

Më i fundit prej gazetarëve që i hyri politikës në Kosovë është gazetari i njohur dhe shefi i shërbimit të Radio Europa e Lirë në Kosovë, Arber Vllahiu. Ai iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, të Ramush Haradinajt.

“E shoh AAK-në si [mënyrë] të drejtë për të adresuar zhvillimin e vendit. E konsideroj atë rrugën tonë të përbashkët, për të shkuar drejt këtij zhvillimi”, tha Vllahiu, i cili ka shërbyer gjithashtu si këshilltar i ish-presidentes Atifete Jahjaga nga 2011 deri në 2016.

Të enjten e kaluar Milaim Zeka, një tjetër gazetar që ka punuar për programin televiziv “Pa Rrotlla”, iu bashkua Nismës për Kosovën. Zeka më parë ka qenë i lidhur me partinë më të madhe politike në vend, Partinë Demokratike të Kosovës, PDK. Një ish-gazetar i Zërit, Blerim Shala, gjithashtu u bashkua PDK-së.

Nuk ishte hera e parë që Shala iu bashkua një partie politike. Ai ka qenë pjesë e parlamentit për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt, por vazhdoi punën si deputet i pavarur pasi partia e tij e shkarkoi atë në vitin 2015, pasi ai vendosi t’i bashkohej skuadrës së negociuesve të Kosovës në Bruksel.

Ish-gazetari i BIRN dhe Kohës Ditore, Katriot Jahaj, ka hyrë në partinë e sapoformuar Alternativa, duke thënë se synon të kontribuojë drejt një transparence më të madhe.

“Si gazetar kam punuar me drejtësinë, krime ekonomike dhe korrupsionin. Në politikë, besoj se mund të kontribuoj më shumë në transparencë dhe llogaridhënie,” tha Jahaj për BIRN.

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK e kryeministrit Isa Mustafa, nga ana tjetër, ka arritur të bindë ekspertin për çështjet ekonomike, Lumir Abdixhiku, për t’u anëtarësuar me partinë e tij.

Driton Selmanaj, një analist politik, gjithashtu u bashkua të mërkurën me LDK-në e Mustafës.

Megjithatë, transferimi që tërhoqi vëmendjen më të madhe në fillim të majit ishte ai i Arbana Xharrës, ish-kryeredaktore e gazetës Zëri, e cila u tërhoq nga gazetaria për t’u bashkuar me PDK.

Xharra, e cila vazhdimisht ka kritikuar ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, tashmë president i Kosovës, si dhe kreun aktual, Kadri Veseli, tha se tani dëshironte të punonte për të sjellë ndryshime në politikë.

“Dua të sjell frymë të re në politikë. Do të vazhdoj të kritikoj nga brenda. Për më tepër, Veseli ka treguar një axhendë pro-perëndimore. Ai ka filluar ta kritikojë partinë e tij, ndërsa edhe e reformon atë” tha Xharra më 8 maj, ditën kur zyrtarisht u bashkua me PDK-në.

Vendimi i saj tërhoqi kritika në mediat sociale, pasuar nga një sulm fizik më 13 maj, kur ajo u bë viktimë e personave të panjohur të cilët e rrahën.

Ndërkohë, Halil Matoshi, gazetar dhe analist, është bashkuar me AAK të Haradinajt. Matoshi është ish-kryeredaktor i të përjavshmes Zëri dhe një opinionist në gazetën Koha Ditore.

Në një konferencë për shtyp, Matoshi tha se mori këtë vendim bazuar te besimi që ka për Haradinajn.

“Lidhet vetëm me besimin. Nëse nuk beson, rezultatet janë të dobëta,” tha Matoshi, duke shtuar se në politikë i ka besuar vetëm ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugovës dhe Haradinajt.

“Këta dy persona më kanë dhënë siguri… Duam të rikthejmë besimin tek qytetarët e Kosovës”, tha Matoshi.

Përdorimi i gazetarisë si një trampolinë për të hyrë në politikë ka qenë një tipar i jetës politike të Kosovës për më shumë se një dekadë.

Në të shkuarën, botues dhe gazetarë si Veton Surroi, Astrit Salihu, Dukagjin Gorani, Ylber Hysa, të cilët kanë punuar në të përditshmen Koha Ditore, Margarita Kadriu, redaktore e gazetës Kosova Sot dhe Berat Buzhala, redaktor i të përditshmes Express, kanë kaluar gazetaria në politikë. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka lënë gjurmë në politikën e sotme të Kosovës.

PDK, AAK dhe NISMA ranë dakord të formojnë një koalicion parazgjedhor më 17 maj. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 11 qershor, duke pasuar rënien e qeverisë së Mustafës dhe shpërbërjen e parlamentit.

Etiketa: AAKaktivistAktivistëBeratBIRNBrukseldeputetDukagjinEuropagazetargazetariaHashim ThaçiIsa MustafaJahjagakadri veseliKosovaKosovëKrimeLDKLumir AbdixhikuMediat socialenismaPartiaPDKpresidentPunëSHSulmVendimVendimiZgjedhjet
Tjetri
Përse po blen influencë në Uashington partia e Gruevskit?

Prokuroria maqedonase lidh Gruevskin me dy çështje të mëdha korrupsioni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.