AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Amerika dëbon serbin e kërkuar për vrasje në Srebrenicë

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varret e masakarës së Srebrenicës. Foto: Wikimedia/Michael Büker

Shtetet e Bashkuara dëbuan Srdjan Biliç në Serbi, ku ai kërkohet në lidhje me krime lufte të kryera në vitin 1995 në Srebrenicë në Bosnjën lindore.

Varret e masakarës së Srebrenicës. Foto: Wikimedia/Michael Büker

Oficerë nga Zyra e Emigracionit dhe Doganave e Shteteve të Bashkuara, ICE, dhe Operacioni i Largimit, ERO, të hënën dëboi Srdjan Biliç, 44 vjeç, i kërkuar për krime të dyshuara se janë kryer gjatë shërbimit të tij ushtarak në luftën boshnjake, konfirmoi ICE në një konferencë për shtyp të hënën.

Biliç mbërriti të martën në aeroportin Nikola Tesla në Beograd, Serbi, ku u mor nga agjencitë serbe të zbatimit të ligjit.

“Individë si Biliç duhet të përballen me drejtësinë. Ne do të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të nxjerrë para drejtësisë individët e kthyer,” tha Marc J Moore, drejtori i ERO për Majamin.

Në korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç masakruan më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë pasi morën qytetin e Srebrenicës në Bosnjën Lindore, i cili ishte mbushur me refugjatë myslimanë boshnjakë nga zona të tjera.

Edhe pse Serbia ka kërkuar ndjesë për masakrën e Srebrenicës, ajo nuk e pranon që ai ishte një gjest gjenocidi.

Komisioni i anti-diskriminimit i Këshillit të Europës tha në një raport të publikuar më 15 maj se Serbia duhet ta pranojë që masakra në fakt përbënte një akt gjenocidi.

ICE tha se Biliç kishte qenë një anëtar i Brigadës së Bratunacit të Ushtrisë së Republikës Srpska, një njësi që ndihmoi në vrasjet masive në Srebrenicë në korrik 1995.

“Rreth 8,000 burra dhe djem u ekzekutuan dhe 30,000 gra dhe fëmijë u dëbuan me dhunë nga zona në një krim që Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë vendosi zyrtarisht në vitin 2001 se ishte gjenocid,” tha ajo.

“Në vitin 2005, Kofi Annan, në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, e etiketoi gjenocidin e Srebrenicës si krimin më të keq që kishte ndodhur në tokën europiane që prej Luftës së Dytë Botërore,” shtoi ai.

ICE tha gjithashtu se, për shkak të natyrës së rëndë të akuzave kundër Biliçi, përpjekjet e zbatimit të ligjit ndaj tij janë mbështetur nga Qendra për Shkelësit e të Drejtave të Njeriut dhe Krimet e Luftës e ICE-së, HRVWCC.

E themeluar në vitin 2009 për të vazhduar përpjekjet e ICE-së për të gjurmuar dhe gjykuar abuzuesit e të Drejtave të Njeriut, HRVWCC shfrytëzon ekspertizën e një grupi të zgjedhur agjentësh, avokatësh, specialistësh inteligjence dhe hulumtimi, historianësh dhe analistësh  që drejtojnë përpjekjet e agjencisë ndaj këtyre autorëve të supozuar.

Etiketa: AmerikaBeogradgjenocidGjykatagraKrimKrimekrime lufteLufteoperacioniPararaportSerbiSerbiaSHShtetet e Bashkuaravrasje
Tjetri
Mbrojtësit e heshtur të luginës së Valbonës

Mbrojtësit e heshtur të luginës së Valbonës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.