AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Llojet e eksperiencës populiste

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
FILE – In this Sunday May 7, 2017 file photo, French far-right presidential candidate Marine Le Pen leaves after speaking at her election day headquarters in Paris. The forces of division are closing in on Marine Le Pen after her crushing defeat in France’s presidential contest with her popular niece leaving politics, her father back in the ring and her far-right party in disarray ahead of June parliamentary elections. (AP Photo/Michel Euler, File)

Populizmi duket se ka filluar të përhapet në Europë dhe në të gjithë botën, pavarësisht një pushimi të shkurtër që erdhi me fitoren e Emmanuel Macron në presidencën franceze. Të majtët dhe të djathtët e populizmit po përplasen kokë më kokë për të marrë votat e atyre që janë zhgënyer deri më tani.

Marine Le Pen. Foto: (AP Photo/Michel Euler, File)

Mundja në zgjedhjet presidenciale franceze e Marine Le Pen nga Emmanuel Macron ishte një fitore e madhe për Europën liberale. Por ishte një betejë, jo një luftë. Ideja që një nga tre shtetas francezë votoi për Frontin Kombëtar të Le Pen ishte e pakonceptueshme disa vite më parë.

Analistët kanë etiketuar si “populiste” valën e politikës demagogjike që ka përfshirë Europën dhe pjesën tjetër të botës. Por përtej stilit të rreptë të populizmit çfarë kanë tjetër të përbashkët këto lëvizje? Në fund të fundit, Podemos i Spanjës dhe Syria e Greqisë janë të majtë. Fronti Kombëtar i Francës, Partia për Liri e Holandës dhe Alternative für Deutschland (AfD) e Gjermanisë janë të djathtë. Beppe Grillo, lideri i Lëvizjes Pesë Yje të Italisë, thotë se lëvizja e tij nuk është as majtas as djathtas.

Dhe megjithatë tematikat vërtiten të gjitha te nacionalizmi ekonomik, mbrojtja sociale, ant-europianizmi, anti-globalizimi dhe armiqësia jo vetëm ndaj establishmentit politik por edhe vetë politikës.

Për të kuptuar se çfarë mund të nënkuptojë kjo për evolucionin e politikës europiane, shihni historinë e fashizmit. Benito Musolini, themeluesi i fashizmit italian në 1919 filloi si një socialist revolucionar. Në Gjermani, fjala nazist, nuk duhet të harrojmë se nënkuptonte shkurt Partinë Nacionaliste Socialiste të Punëtorëve Gjermanë.

Fillimisht, fashizmi ishte një lëvizje kombëtare, anti-kapitaliste. Më vonë i shtoi sulmet ndaj kapitalizmit liberal, veçanërisht “financës ndërkombëtare”. Dhe kjo shpejt u kthye në anti-semitizëm – atë që social demokrati gjerman August Bebel e ka quajtur “socializëm për budallenjtë”. Fashizmi europian ra me mundjen e Gjermanisë në 1945, por forma më pak agresive mbijetuan gjetkë, si në Argjentinë me Peronizmin.

Baza sociale e fashizmit midis dy luftërave e bëri të arsyeshme të shihej si një parti e të djathtës. Në atë kohë, klasa punëtore mbështeste në mënyrë të varur partitë e të majtës. E vetmja hapësirë politike e mbetur për fashizmin ishin borgjezët e vegjël, pronarët e dyqaneve, biznesmenët e vegjël dhe nëpunësit civil të nivelit të ulët.

Sot, baza sociale e politikës së krahut të majtë është zhdukur. Klasa punëtore klasike është zhdukur: partitë social demokrate dhe sindikatat tregtare janë hije të asaj që kanë qenë. Kjo do të thotë se populistët e krahut të majtë në mënyrë të pashmangshme konkurrojnë me ata të krahut të djathtë për mbështetje të të njëjtin grup të cilit fashizmi iu kthye mes luftërave: meshkujve të rinj të papunë, “burrit të vogël” që ndihet i kërcënuar nga bankerët oligarkë, degëve globale të furnizimit, politikanëve të korruptuar, burokratëve të largët të BE-së dhe “maceve të trashura” (të pasurve) të të gjitha llojeve. Populistët e sotëm, të çfarëdo hapësire politike, njëkohësisht shënjestrojnë jo vetëm të njëjtët mbështetës të mundshëm, por edhe armiqtë gjithashtu.

Sa hapësirë ekziston për rritjen e mëtejshme të populizmit dhe cilët – socialistët apo fashistët – do t’i tërheqin votat e mundshme?

Përgjigjja e zakonshme për pjesën e parë të pyetjes u dha nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton në fushatën e 1992: “Është ekonomia, budalla”. BE-ja ka qenë më e ngadalta nga qendrat ekonomike botërore që u rikuperua nga kriza e 2008. Në Francë, papunësia është 10 për qind. Papunësia e rinisë është rreth 24% dhe 34% në Itali – duke krijuar hapësirë pjellore rekrutimi për ekstremet e të majtës dhe të djathtës.

Megjithëse Macron nuk është një i fiksuar pas financave, ai do të ngushtojë deficitin e qeverisë franceze nga 3.4% në 3% të PBB-së, në linjë me tavanin e vendosur nga Pakti i BE për Stabilitetin dhe Rritjen. Në vijën e parë janë 120.000 vende të shërbimit civil. Megjithatë ai do gjithashtu ta nxisë ekonominë me një paketë stimuli 50 miliardë euro dhe shtim të kujdesit shtetëror.

Për ta përmbledhur këtë, Macron  ka nevojë për rritje dhe ai po mbështetet te reformat në investimin e kapitalit dhe ulja e barrierave për mallrat dhe shërbimet për ta arritur këtë. Ai planifikon të ulët taksimin për korporatat nga 33% në 25% dhe të përjashtojë investimet financiare nga taksimi i pasurisë. Një kritik i madh i proteksionizmit, ai do të nxisë për Marrëveshjen Tregtare Ekonomike BE-Kanada dhe Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimit me SHBA. Mbështetja e tij për ligjin El Khomri, që e bëri më të lehtë heqjen nga puna të punëtorëve dhe kundërshtimi i tij për 35-orëshin e punës në javë, tregojnë dëshirën e tij për të rritur “freksibilitetin” e tregut francez të punës.

Pavarësisht diskutimit për “ekonomi të gjelbër” dhe thirrjeve për një program investimit të gjerë Europian, axhenda e Macron është gjerësisht neoliberale. Në thelb, Macron shpreson që axhenda e tij, nëse zbatohet në nivel europian, do të ngrejë jo vetëm ekonominë franceze, por atë të gjithë Europës.

Në fakt, gjasat janë që reforma të tilla t’i zhysin më keq këto shpresas për ngritje të ekonomisë, duke i dhënë populistëve shansin e tyre. Në këtë rast, cilët populistë do ta kapin mundësinë?

Ekonomisti Dani Rodrik e vë apelin e populizmit në fokus. Ai argumenton se demokracia, sovraniteti kobëtar dhe integrimi ekonomik global janë reciprokisht të papajtueshëm; të paktën njëra duhet sakrifikuar. Duke qenë se shumë votues në Europë dhe BE ndihen të goditur nga globalizimi, një parti populiste që e vë shtetin agresivisht mbi çdo gjë tjetër ka një avantazh ndaj rivalëve.

Nga kjo perspektivë, Macron ishte kandidati ideal ndaj të cilit të humbte Le Pen. Ai paraqet elitën globaliste. Ai shfaqet i butë ndaj imigrimit. Dhe duke supozuar se partia e tij politike dështon të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare të muajit tjetër, qeveria e tij do të ketë nevojë për mbështetje nga partitë tradicionale. Gjatë pesë viteve të ardhshme, figurat e establishmentit mund të bashkohen rreth politikave dështuese, duke i dhënë Le Pen shënjestrën ideale për fushatën presidenciale të vitit 2022.

Sigurisht, mbështetja për një program të majtë patjetër që ekziston në Francë. Rreth 20% e votuesve mbështetën populistin e majtë Jean-Luc Mélenchon në raundin e parë presidencial. Në raundin e dytë, një hashtag shumë domethënës në Twitter ishte #NiPatronNiPatrie (as shefi as vendi) reflektonte pakënaqësinë e shumë votuesve me zgjedhjet presidenciale  mes neoliberalizimit dhe nacionalizmit. Detyra e të majtës është të drejtojë vëmendjen në aspektet vërtet problematike të integrimit ekonomik global – financializimi, prioriteti i kapitalit ndaj punës, i kreditorit ndaj debitorit, i padronit ndaj punëtorit pa përfunduar në politikë reaksionare.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Varieties of Populist Experience

Etiketa: BEBill ClintonBiznesmendemokraciademokrateekonomiEkonomiaEmmanuel MacronEuroFashizmifitoreGjermaniglobalizimiHolandëIntegrimiItaliKrizaMacronMarine Le PenMbrojtjaNacionalizminazistpaktPartiaPBBpopulistPopulizmiProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëQeveriaReformaSHSHBAsocial demokrateTwitterVotuesZgjedhjet
Tjetri
Këngëtarja që elektrizon folklorin për t’i dhënë zë grave në muzikën moderne

Këngëtarja që elektrizon folklorin për t'i dhënë zë grave në muzikën moderne

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.