AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jozefina Topalli dhe Arben Imami në konferencë për shtyp më 29 maj 2017 ku kërkuan rrëzimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Foto: LSA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bë kryetari i parë i një partie politike në Shqipëri në shumë kohë që sfidohet me shkarkim nga figura të rëndësishme nga brenda partisë së vet pasi lista e tij e kandidatëve për deputetë la shumë të pakënaqur.

Jozefina Topalli dhe Arben Imami në konferencë për shtyp më 29 maj 2017 ku kërkuan rrëzimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Foto: LSA

Anëtarja e Kryesisë dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, një nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie, deklaroi sot se synon të organizojë një kryengritje brenda partisë së saj për rrëzimin e kryetarit aktual Lulzim Basha. Topalli, 54 vjeç, gjatë qeverisjes tetëvjeçare të Partisë Demokratike 2005-2013, mbajti postin e kryetares së Kuvendit, ka qenë deputete e kësaj partie që nga viti 1997 ndërsa e gjeti veten jashtë listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.

“Unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me njëri tjetrin kush të kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit,” deklaroi Topalli në një konferencë për shtyp të mbajtur bashkë me Arben Imamin, ish-ministrin dhe ish-deputetin demokrat, i cili ka një histori dashurie dhe përplasjesh me këtë parti. Ai ka qenë drejtues i kësaj partie në fillesat e saj në vitin 1992 por më pas pati mosmarrëveshje dhe kaloi në opozitë deri në vitin 2005 kur u riafrua sërish.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Imami, i cili gjithashtu nuk e gjeti veten në listat e kandidatëve për deputetë, deklaroi se këto lista janë produkt i vetëm Lulzim Bashës ndërsa i bëri thirrje anëtarësisë së kësaj partie të rrëzojnë kryetarin.

“Nuk mund të largohet Edi Rama me shkatërrimin e PD-së. Vendimi për listat është marrë në shkelje të statutit dhe çdo procedure normale. Si zgjidhje të vetme kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD-së,  shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i PD-së, Lulzim Basha”, deklaroi Imami.

Topalli dhe Imami janë vetëm dy nga shumë ish-zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike që e kanë gjetur veten të mënjanuar dhe përjashtuar nga Basha. Disa e kritikuan atë gjatë ditëve të fundit, megjithatë, konferenca për shtyp e Topallit dhe Imamit

Kryetarët e partive politike në Shqipëri zakonisht kanë pasur pushtet të plotë që nga themelimi i jetës politike shumëpartiake në vend në vitin 1991. Zakonisht kryetarët ose janë larguar vetë ose kanë vdekur në postin e kryetarit.

Megjithatë, sfida nga brenda një partie e kryetarit në detyrë është një fenomen i pazakontë.

Lulzim Basha krijoi pakënaqësi të shumta me listat e kandidatëve për deputetë që dorëzoi javën e kaluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lista që nuk janë miratuar ende për shkak se nuk plotësojnë kriteret ligjore.

Një pjesë e demokratëve shprehën protestën e tyre në rrjetet sociale ndërsa një pjesë tjetër u përpoq të argumentonte se hartimi i një liste kandidatësh detyrimisht krijon pakënaqësi dhe se Partia Demokratike duhet të mbështetet pa kushte.

Lulzim Basha, 43 vjeç, u katapultua në jetën politike në vendit pak para zgjedhjeve të vitit 2005 dhe ka mbajtur që nga ajo kohë poste të shumta si ministër apo kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike pasi Sali Berisha deklaroi tërheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013. Ai ndoqi një politikë krize në përballjen me Edi Ramën duke bojkotuar parlamentin gjatë pjesës më të madhe të këtij viti dhe duke kërcënuar me bojkotimin e zgjedhjeve.

Etiketa: 1997BashadeputetdeputeteEdi RamEdi RamaJozefina TopalliKrijonkrizekryetarLulzim BashaParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDRamaRrjetet socialeSali BerishaSHShkarkimshqipShqipëriTiranëVendimiZgjedhjet
Tjetri
Partitë politike shqiptare e gjejnë veten në shterpësi premtimesh elektorale

Partitë politike shqiptare e gjejnë veten në shterpësi premtimesh elektorale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.