AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fëmijët shqiptarë renditen të fundit në Ballkan për standardin e fëmijërisë

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një djalë i mitur, i cili e siguron jetesën duke i rënë daulles për të fituar qindarka në Shkodër, fle i mbështetur në daullen e tij në orët e vona të mbrëmjes.
Një studim kombëtar mbi Fëmijët në Situatë Rruge në vitin 2014 zbuloi të paktën 2,500 fëmijë që zakonisht jetojnë dhe/ose punojnë në rrugë. Foto: Loreta Cuka

Një raport i publikuar nga Save the Children tregoi se fëmijët në Ballkan hasen me fëmijëri të vështirë, norma të larta vdekshmërie, kequshqim dhe pasoja të konflikteve, ndërsa Shqipëria u rendit në pozicionin më të keq.

Një djalë i mitur, i cili e siguron jetesën duke i rënë daulles për të fituar qindarka në Shkodër, fle i mbështetur në daullen e tij në orët e vona të mbrëmjes. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Një raport i ri ndërkombëtar i Save the Children i publikuar të mërkurën, titulluar “Fëmijëritë e vjedhura”, tregon për boshllëqet e mëdha në standardet e jetës së fëmijëve në vendet më të pasura dhe më të varfra në Ballkan.

Indeksi Fundi i Fëmijërisë fokusohet te disa ngjarje të ndryshimit të jetës të cilat sinjalizojnë ndërprerjen e fëmijërisë dhe rendit 172 vende nga vendet ku fëmijëria është më e paprekur deri te ato ku është më e penguar.

Kriteret sipas të cilave renditen vendet janë shkalla e vdekshmërisë foshnjore, përqindja e fëmijëve të kequshqyer dhe përqindja e fëmijëve jashtë shkolle, të cilët kanë filluar të punojnë, të martohen, të kenë një fëmijë ose që kanë përfunduar si viktima të dhunës ekstreme.

Raporti tregon një hendek të madh midis vendeve të Ballkanit të renditura më mirë dhe më keq. Krocia doli më e mira në rajon, në vendin e 25-të, ndërsa Shqipëria ishte e fundit në vendit e 71. Pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit u renditën midis këtyre dy skajeve.

Save the Children raportoi se 23 për qind e fëmijëve deri në pesë vjeç nuk kanë zhvillim trupor për shkak të kequshqimit në Shqipëri, duke iu referuar të dhënave më të fundit gjatë periudhës 2005 deri në 2010. Shqipëria është gjithashtu vendi më i keqrenditur në Ballkan për vdekshmërinë e fëmijëve, ku humbin jetën 14 nga 1000 fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Bosnja renditet në vendin e 35, ku 4.6 për qind e fëmijëve janë zhvendosur me forcë nga konflikti sipas raportit.

Serbia u rendit në vendin e 41, pasi raporti vlerësoi se 3.3 për qind e fëmijëve janë të zhvendosur nga konflikti. Megjithatë, ky numër përfshin edhe Kosovën, e cila nuk është monitoruar në mënyrë të pavarur mes 172 vendeve.

Mali i Zi renditet në vendin e 44 dhe Bullgaria, ku rreth 37 në 1000 vajza të moshës 15-19 vjeç kanë lindur fëmijë, është në vendin e 49-të.

Rumania gjithashtu ka një normë të lartë lindjeje në adoleshencë, 34 në 1000 fëmijë, gjë që e rendit atë në vendin e 52-të. Maqedonia është në vendin e 56-të.

Save the Children raportoi se fëmijëria ka përfunduar para kohe për të paktën 700 milionë fëmijë në mbarë botën – shifër kjo edhe më e lartë – për shkak të shëndetit të keq, konflikteve, dhunës ekstreme, martesës në fëmijëri, shtatzënisë së hershme, kequshqyerjes, përjashtimit nga arsimi dhe punës së fëmijëve.

Etiketa: ArsimiBallkanBIRNBosnjaBullgariaDhunëIndeksiKosovëMaliMali i ZiMaqedoniapaktParapasojaPunërajonraportRaportiRumaniaSerbiaSHShkodërshqipShqipëriShqipëriaviktimazhvillim
Tjetri
Presidenti i Rumanisë bëhet i pari lider në Ballkan që viziton Trump

Presidenti i Rumanisë bëhet i pari lider në Ballkan që viziton Trump

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.