AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kryeministri i ri maqedonas e gjen arkën e shtetit bosh dhe në borxhe

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i ri maqedonas, Zoran Zaev. Foto: BIRN

Kryeministri Zoran Zaev lajmëroi në një intervistë se buxheti i shtetit ishte shumë herë më pak nga sa kishte deklaruar VMRO DPMNE, ndërsa kjo e fundit e akuzoi Zaevin se gënjen për buxhetin dhe borxhet.

Kryeministri i ri maqedonas, Zoran Zaev. Foto: BIRN

VMRO DPMNE e akuzoi kryeministrin e ri maqedonas, Zaev se gënjeu kur tha në një intervistë televizive të martën në mbrëmje se gjeti vetëm gjashtë milionë euro në buxhetin e shtetit kur erdhi në detyrë dhe se gjithashtu zbuloi se mund të ketë rreth një miliardë euro borxh shtesë dhe të papërmendur.

“Gjendja e buxhetit që kemi hasur është shumë larg nga ajo që është thënë, nuk ka 130 milionë, por vetëm gjashtë milionë në buxhet,” tha Zaev në një intervistë me Radio Televizionin e Maqedonisë, MRT.

“Borxhi publik e kishte tejkaluar pragun prej 50 për qind të PBB-së dhe ka shumë shpenzime të panevojshme. Ekziston gjithashtu një borxh i fshehur që është më i lartë se një miliard euro”, tha Zaev, duke shtuar se këto janë vetëm gjetjet e tij paraprake pas marrjes së zyrës të mërkurën e kaluar.

Zaev megjithatë pohoi se pavarësisht kësaj, qeveria e tij e re do t’ia dilte të mbante të pandryshuara shpenzimet dhe të realizonte planin e saj ambicioz për një ndryshim ekonomik.

Por VMRO DPMNE, e cila ka mbajtur pushtetin që nga viti 2006, e akuzoi Zaev për “gënjeshtra” rreth financave të vendit.

“E vërteta është se qeveria e re e udhëhequr nga LSDM trashëgoi 130 milionë euro në buxhet, vetëm nëse Zaev donte të pranonte se janë zhdukur 124 milionë euro”, tha partia në një deklaratë për shtyp.

Partia shtoi se Zaev ka rrezikuar vlerësimin e kreditit të vendit duke zbuluar borxhin publik që VMRO DPMNE këmbëngul se është në 45.9 për qind të PBB-së.

“Mënyra se si Zaev adreson çështjet kryesore është krejtësisht e joserioze dhe shqetësuese,” shtoi VMRO DPMNE.

Social Demokratët me në krye Zaevin morën pushtetin javën e kaluar pas një krize të zgjatur politike, ku VMRO DPMNE po refuzonte për muaj të tërë të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të dorëzonte pushtetin.

Etiketa: BIRNBorxheBorxhiBorxhi publikbuxhetiBuxheti i ShtetitEurokrizePartiaPBBQeveriashpenzimeVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri
Tetë deklaratat politike më hipokrite të politikanëve shqiptarë

Prokuroria çon çështjen në gjykatë, Tom Doshin akuzohet për “fshehje të pasurisë”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.