AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Apeli i Vlorës shpall të pafajshëm vëllezërit e dënuar për vrasje

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skena e krimit pas vrasjes së biznesmenit Taku Spaho, me 1 Dhjetor 2011, Fier | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Gjykata e Apelit Vlorë shpalli të enjten të pafajshëm dy vëllezër nga fshati Povleç i Fierit, të dënur me 50 vjet burg pë vrasjen e biznesmenit Tako Spaho në vitin 2011 në Fier.

Skena e krimit pas vrasjes së biznesmenit Taku Spaho, me 1 Dhjetor 2011, Fier | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur të shpallë të pafajshëm dy vëllezërit Agim dhe Enea Hyka, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit fierak Taku Spaho, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të kolegëve të tyre, të cilët i dënuan me nga 25 vjet heqje lirie dy të pandehurit.

Taku Spaho u qëllua për vdekje me armë automatike ‘Kallashnikov’ në mbasditen e 1 Dhjetorit 2011, në lagjen ’16 Prilli” në Fier, një sulm gjatë së cilit u plagos rëndë shtetasi Dritan Yzeiraj dhe lehtë Renard Tole.

Në ekspertizën mjeko-ligjore të paraqitur në gjykatë, vërehet se trupi i viktimës ka pasur 44 plagë, nga të cilat 18 janë plagë hyrëse dhe 26 janë plagë dalje që kanë shkaktuar dëmtime të organeve jetësore dhe kockave.

Vendimi i pafajësisë ka ardhur pas gjashtë vjetësh procese gjyqësore që nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e deri në Gjykatën e Lartë- e cila në Mars 2016-të vendosi të prishë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit Vlorë që i kishte shpallur vëllezërit Hyka fajtorë.

Pas vendimit të pafajsisë së Gjykatës së Apelit Vlorë, avokati mbrojtës i vëllezërve Hyka, Alban Bengasi, deklaroi për BIRN se më në fund ishte zbardhur e vërteta dhe sipas tij gjithçka kishte ndodhur duke u bazuar në veprime jo të ligjshme të policisë.

“I gjithë hetimi për këtë ngjarje kundër dy të pandehurve Agim dhe Enea Hyka është bazuar në veprime falsifikuese dhe mashtruese të individëve të caktuar të organit të policisë Fier,” deklaroi Bengasi.

“Veprimet e tyre që në momentet e para të ngjarjes janë zhvilluar pa praninë e avokatëve mbrojtës dhe jashtë kompetencës tokësore e lëndore. Oficerët kanë lëvizur jashtë territorit të Fierit pa pasur akt delegimi të prokurorit të çështjes,” shtoi ai.

Akuza e Prokurorisë kundër vëllezërve Hyka, është bazuar në një numër provash, por më kryesorja konsiderohej dëshmia e Shyqyrane Mejdini, e cila ka njohur gjatë hetimeve paraprake të pandehurin Agim Hyka si një nga autorët e krimit. Gjithashtu prokuroria ka pretenduar gjatë gjykimit se makina Woslvagen Polo që është përdorur për të kryer krimin, është blerë nga i pandehuri Enea Hyka.

Gjykata e Lartë vlerësoi në vendimin e saj se prova kyçe ndaj të pandehurit Agim Hyka, procesverbali i paraqitjes për njohje nga dëshmitarja Mejdini i datës 05 dhjetor 2011, është relativisht i pavlefshëm dhe se për këtë arsye nuk mund të përdoret.

Ndërsa lidhur me kërkesën e parashtruar nga mbrojtësi i të pandehurit Enea Hyka, për kryerjen e aktit të ekspertimit teknik, të numrit të shasisë së mjetit Wolksvagen Polo, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerësoi se të gjykuarit i ishte mohuar e drejta për një proces të rregullt ligjor, duke i cënuar atyre të drejtën e mbrojtjes, të drejtën për të paraqitur e kërkuar prova, për të kundërshtuar provat e paraqitura nga pala tjetër, si pjesë përbërëse të parimit të kontradiktoritetit.

Organi i akuzës  kërkoi në të trija shkallët e gjykimit dënimin me burgim të përjetshëm të dy të pandehurve, për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe kryerjes së veprës penale në mjedis publik dhe në një orar të frekuentuar nga qyterarët, ku u plagosën dy persona të tjerë dhe u rrezikua jeta e shumë kalimtarëve.

Përsa i përket paraqitjes për njohje, prokuroria pretendonte se gjatë kryerjes së këtij veprimi, i pandehuri Agim Hyka kishte qenë në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen dhe jo person nën hetim, prandaj nuk i është komunikuar e drejta e avokatit mbrojtës. Kjo, sipas prokurorisë, pasi ende nuk ishin siguruar prova konkrete ndaj tij dhe nuk mund ta paragjykonte.

Por sipas arsyetimit të Gjykatës së Lartë, edhe pse Agim Hyka ishte në cilësinë e personit për dijeni mbi ngjarjen, “de facto” ai ishte i dyshuar për autorësinë. Ndërsa përsa i përket ekspertimit të mjeteve, prokuroria pretendonte se mjeti i gjetur i djegur gjysmë ore pas vrasjes, ishte blerë pak kohë para ngjarjes nga nga Enea Hyka. Sipas prokurorisë, ky mjet ishte përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me kompetencën tokësore, prokuroria ka arsyetuar se edhe pse paraqitja për njohje është kryer në Vlorë, veprimet janë bërë nga hetuesit e prokurorisë dhe policisë së Fierit. Prokuroria paraqiti edhe prova të tjera, si mospërputhjet e dëshimve të të pandehurve me rrethanat e verifikuara të ngjarjes.

Sipas avokatit Begasi gjithçka që pretendonte akuza ishte e pavërtetë, qoftë paraqitja  për njohje me dëshmitaren Shqyqyrane Mejdini, qoftë për ekzistencën e dy mjeteve të cilat sipas policisë kishin lidhje me Enea Hykën.

“U krye edhe një espertim i dytë dhe rezultoi se mjetet ‘Wolksvagen Golf 3’ dhe ‘Wolksvagen Polo’ nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Dëshmitarët në vendngjarje kanë folur për një opel ngjyrë blu dhe kamerat e ambjenteve aty pranë kanë kapur një automjet ‘Sharon’, gjë që tregon se makinat në fjalë nuk kanë lidhje me ngjarjen,” tha Bengasi.

“Gjykata vendosi t’i shpallë të pafajshëm të dy vëllezërit dhe lirimin e menjëhershëm të Agim Hykës duke zbardhur të vërtetën e pafajësisë,” përfundoi ai.

Etiketa: AkuzaApeliBIRNBurgdëshmitarëFierGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqHetimKallashnikovKolegjiMakinaMjedisParaProkuroriaSHSulmTakoTaku SpahovdekjeVendimiVlorëvrasje
Tjetri
ISIS kërcon kryeqytetet e Ballkanit me fushatë terrori

ISIS kërcon kryeqytetet e Ballkanit me fushatë terrori

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.