AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Koncerti i këngëtarit nacionalist kroat në Bosnjë shoqërohet me thirrje fashiste

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Koncerti. Foto: Sven Milekiç

Slogane fashiste u brohoritën në një koncert nga këngëtari nacionalist kroat Marko Perkoviç “Thompson” në qytetin boshnjak të Mostarit në mbështetje të ish-zyrtarëve kroatë të Bosnjës që po gjykohen për krime lufte.

Koncerti. Foto: Sven Milekiç

Rreth 8,000 njerëz brohoritën përshëndetjen fashiste kroate të Luftës së Dytë Botërore “Za dom spremni” në koncertin e Thompson të enjten në mbrëmje të stadiumin e futbollit Zrinjskit në qytetin jugor boshnjak të Mostarit.

Në një qytet të ndarë gjerësisht midis kroatëve dhe boshnjakëve, koncerti u organizua në mbështetje të gjashtë gjeneralëve dhe politikanëve kroatë të Bosnjës, liderë të shtetit të panjohur të Republikës Kroate të Herceg-Bosnjës, të cilët po presin vendimin e tyre përfundimtar para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë, ICTY, për krime lufte kundër boshnjakëve midis viteve 1992 dhe 1994.

Në vitin 2013, ICTY i dënoi ata me një total prek 111 vitesh burg, por tani po shqyrtohet një apel kundër dënimeve të tyre nga ana e gjykatësve të gjykatës se OKB-së.

Koncerti tërhoqi kryesisht të rinj midis moshës 15 dhe 25 vjeç nga e gjithë Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Kroacia fqinje.

Prezantuesi i koncertit tha se ai po mbahej në mbështetje të kroatëve të pafajshëm që po mbahen në burg “dhe të gjithë anëtarët të pafajshëm të burgosur të HVO-së” – Këshilli Kroat te Mbrojtjes,, forcat e armatosura të Herceg-Bosnjës.

Gjashtë karrige bosh me emrat e gjashtë zyrtarëve të Herceg-Bosnjës –  Jadranko Prliç, Bruno Stojiç, Slobodan Praljak, Milivoje Petkoviç, Valentin Coriç dhe Berislav Pusiç – u vendosën përpara skenës.

Koncerti u hap nga një vajzë që këndoi himnin kombëtar të Kroacisë, ndërsa disa grupe të ndryshme muzikore dhe këngëtarë luajtën këngë popullore dhe patriotike, disa prej të cilëve i këndoheshin Herceg-Bosnjës.

Ylli më i madh i koncertit ishte këngëtari nacionalist kroat Thompson, i cili mbylli koncertin.

Pavarësisht se nuk këndoi një nga këngët e tij më polemike, këngën “Cavoglave”, e cila përdor përshëndetjen ustashe “Za dom spremni”, turma e njerëzve filloi ta brohoriste atë në disa raste.

“Me këtë koncert, ne po i japim zë bukurisë dhe dashurisë. Duam që ky koncert të inkurajojë të burgosurit tanë, të inkurajojë mbrojtësit tanë (veteranët e luftës së viteve 1990) dhe miqtë tuaj të dashur, njerëzit tanë që jetojnë në Hercegovinë, Kroaci, Bosnjë… Ky është mesazhi i këtij koncerti – dashuria,” brohoriti Thompson, që më pas të duartrokitej nga turma.

“Uroj që mbrojtësit tanë kroatë që janë gjykuar padrejtësisht ta ndiejnë forcën e dashurisë së kësaj mbrëmjeje,” shtoi ai.

Thompson dhe performues të tjerë e mbyllën koncertin me këngën patriotike dhe të njohur të këngëtarit kroat “Lijepa si li” (Ti je e bukur), e cila lavdëron Herceg Bosnjën.

Organizatorët e koncertit – Asambleja Kombëtare Kroate, e cila përfshin partitë kroate të Bosnjës dhe Shoqatën e Zemrës Kroate të Shpresës, një OJQ që promovon kroatët në Bosnjë – nuk e lejoi median të komunikonte me turmën në radhët e para. Media nuk u lejua gjithashtu të dilte nga vendi i rezervuar për ata para skenës.

Ndërsa disa fishekzjarrë u ndezën në koncert, policia e qarkut raportoi se në koncert nuk pati incidente – pa përmendur brohoritjet “Za dom spremni”. Disa pjesëmarrës në koncert kishin veshur bluza të Këshillit Kroat të Mbrojtjes të viteve 1990, HOS, me “Za dom spremni” të shkruar në stemën e tyre të armëve – një logo e njohur zyrtarisht nga shteti kroat.

Disa OJQ dhe parti politike boshnjake kishin kërkuar që koncerti i Thompson të ndalohej – pasi koncertet e tij janë ndaluar në të gjithë Europën – për shkak të lidhjeve të tij me regjimin ustash dhe se lavdëron Herceg-Bosnjën, por kjo u refuzua nga autoritetet e Mostarit.

Në vitin 2009, performanca e Thompsonit e këngës që lavdëron ustashët “Jasenovac dhe Gradiska Stara” – emrat e kampeve të përqendrimit të ustashëve – shkaktoi zemërim në Kroaci dhe në të gjithë rajonin.

Në 2015, rreth 80,000 panë Thompsonin të festonte 20 vjetorin e fitores së operacionit ushtarak të Kroacisë të vitit 1995, Operacioni Stuhia, shumë prej të cilëve brohoritën “Vrit një serb” dhe “Za dom spremni”.

Etiketa: 111ApelArmëBosnjaBosnja dhe HercegovinaBurgforcat e armatosuraGjykatëGjykatësJasenovacKrimekrime lufteKroaciKroaciaLuftembështetjeMediaOKBoperacioniParaPolicia
Tjetri
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër dhunës ndaj grave (Foto)

Nën një çati me dhunuesin “me vendim gjykate”

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.