AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Liderët e kohës së luftës luajnë një rol kyç në zgjedhjet në Kosovë

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e koalicionit dhe ish-figurat e UÇK-së Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Ish-liderët guerilas të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po luajnë role të rëndësishme në fushatën aktuale zgjedhore në vend, pavarësisht mundësisë së gjykimit nga një gjykatë e re krimesh lufte.

Liderët e koalicionit dhe ish-figurat e UÇK-së Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Koalicioni politik i lajmëruar që do të dalë në krye në zgjedhjet parlamentare të ditës së dielë kryesohet nga tre ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të thotë se ish-luftëtarët e UÇK-së ka gjasa të kapen fort pas politikës së vendit në të ardhme, thanë analistët.

Koalicioni përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, e udhëhequr nga Kadri Veseli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, e udhëhequr nga vetë Ramush Haradinaj, dhe Nisma për Kosovën, NISMA, e udhëhequr nga Fatmir Limaj – të gjithë figura të rëndësishme të kohës së luftës.

“Figurat kryesore të UÇK-së tashmë janë prej vitesh pjesë e politikës dhe pothuajse janë bërë profesionistë të fushatës zgjedhore,” tha Nezir Kraki, një profesor shqiptar i Kosovës i shkencave politike në Universitetin e Paris-Est.

Aleanca e Veselit, Hardinajt dhe Limajt po konkurron për herë të parë si një forcë e bashkuar në zgjedhje.

Megjithatë, Kraki tha se figurat e kohës së luftës janë gjithashtu të pranishme në parti dhe koalicione të tjera.

“Figurat e luftës mbeten lidhja më e sigurt me vazhdimësinë politike që ata kanë krijuar në kohë paqeje – disa duke kontribuar në mënyrë direkte, disa të pamundur për të drejtuar dhe duke dhënë kontribut indirekt në fushatë dhe në procesin zgjedhor duke bërë agjitacion dhe duke lobuar për “krahun e luftës,” tha analisti politik nga Prishtina Behlul Beqaj për BIRN.

Beqaj theksoi gjithashtu se “disa ish-figura që pas luftës arritën qëllimet që ata kishin para luftës janë transformuar gjithashtu në sponsorë partiakë”.

Megjithatë, Kraki theksoi se kur çështjet e kohës së luftës u ngritën gjatë fushatës, kjo ishte vetëm për konsum elektoral.

“Në ditët e sotme retorika e luftës është e zakonshme, sidomos në Ballkan dhe në shtetet fqinje, si edhe në Kosovë, ata sjellin simbole dhe gjëra që supozohet të frymëzojnë ndjenja kombëtare,” tha ai.

Megjithatë, gjatë fushatës, kandidatët nuk kanë komentuar shumë për Gjykatën e re Speciale me bazë në Hagë e cila do të fillojë së shpejti të ngrejë padi kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së për krime të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës.

Fjalët thonë se mund të paditen gjithashtu edhe disa nga politikanët kryesorë të Kosovës.

Limaj tha gjatë fushatës se parlamenti i Kosovës kishte gabuar që kishte votuar pro ngritjes së gjykatës, gjë e cila ndodhi pas shumë vonesash, debatesh dhe protestash të nxehta, si dhe presionit të fortë nga BE dhe SHBA.

“Gjykata Speciale thjesht do të shkaktojë vështirësi për ndërtimin dhe promovimin e Kosovës. Parlamenti veproi gabim kur votoi pro kësaj gjykate,” tha Fatmir Limaj për televizionin Klan Kosova.

Limaj është gjykuar dhe është shpallur i pafajshëm për krime lufte disa herë në të kaluarën.

Në maj të këtij viti, Gjykata e Lartë e Kosovës e liroi atë nga akuzat krime lufte kundër civilëve dhe të burgosurit e luftës në një burg të improvizuar në Kleçkë gjatë konfliktit të viteve ’90.

Pas një gjyqi të mëparshëm në Gjykatën e Hagës, Limaj gjithashtu u lirua nga akuzat në vitin 2005 për krime lufte kundër serbëve dhe shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me Serbinë.

Në janar të këtij viti, ai doli përsëri në gjyq, duke e deklaruar veten të pafajshëm ndaj akuzave se ai ishte përgjegjës për vrasjen e dy civilëve shqiptarë të Kosovës në tetor 1998.

Partneri i tij i koalicionit Haradinaj, të cilin aleanca do që të bëhet kryeministër nëse fiton zgjedhjet, është liruar dy herë nga akuzat nga Gjykata e Hagës për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Megjithatë, Serbia ende dëshiron ta nxjerrë Haradinajn në gjyq nën dyshimet për krime lufte. Ai u ndalua në Francë në janar bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, por u lirua së fundmi.

Ndërkohë, Albin Kurti, një figurë kryesore i Lëvizjes Vetëvendosja, shprehu dyshime gjatë fushatës zgjedhore në lidhje me nëse gjykata e re e krimeve të luftës do të fillojë të ngrejë padi së shpejti.

“Jam skeptik për Gjykatën Speciale. Së shpejti do të bëhen dy vjet që kur u ngrit kjo çështje dhe ndoshta do të ketë shumë çështje të tjera para se ajo të nisë punën e saj,” tha Kurti.

Gjykata e re, e cila operon sipas sistemit gjyqësor të Kosovës, por e ka bazën e saj në Hagë, është shumë jo e pëlqyer në Kosovë sepse mendohet se shkatërron luftën për çlirim të UÇK-së kundër forcave serbe.

Etiketa: AAKAlbin KurtiBallkanBEBIRNBurgFatmir LimajGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHaradinajkadri veselikandidatëtKlanKlan KosovaKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftenismapadiParaPartiaPartia DemokratikePDKPrishtinaPunëRamush HaradinajSerbiaSHBAzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Koncerti i këngëtarit nacionalist kroat në Bosnjë shoqërohet me thirrje fashiste

Koncerti i këngëtarit nacionalist kroat në Bosnjë shoqërohet me thirrje fashiste

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.