AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Të rinjtë e Ballkanit kërkojnë reforma për punësim

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Me normën e papunësisë së të rinjve në 50 për qind në disa vende të Ballkanit, delegatët e rinj i bënë thirrje BE-së të veprojë për të krijuar vende pune, ndërsa morën pjesë në një konferencë rajonale.

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor e shohin nivelin e lartë të papunësisë si një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet rajoni.

Të mbledhur në Durrës të premten për një konferencë rajonale të organizuar nga grupimi i Parlamentit Europian – Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, ata kërkuan më shumë mbështetje na BE-ja për krijimin e vendeve të punës brenda vendeve të Ballkanit dhe intensifikim të presionit mbi vendasit për ta bërë këtë.

Natasa Celevska, një përfaqësuese e Sesionit Rinor të Unionit Social Demokratik të Maqedonisë tha se mungesa e punës po i detyron maqedonasit e rinj të largohen drejt vendeve me ekonomi më të forta si Gjermania.

“Normat e larta të papunësisë janë një problem real dhe të rinjtë kanë filluar të shohin për punë gjetkë,” tha ajo.

Sipas statistikave të vitit 2016 nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, norma e papunësisë së të rinjve arriti 50 për qind në disa vende të Ballkanit.

Bosnje-Hercegovina ka normën më të lartë të papunësisë së të rinjve me 57.5 për qind, pasuar nga Maqedonia me 50.8 për qind dhe Serbia me 49.5 për qind. Norma e papunësisë së të rinjve në Shqipëri është 29.2 për qind, por ende e lartë kur krahasohet me vende si Gjermania, ku shtatë për qind e të rinjve janë pa punë.

Amer Osmiç nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës i tha konferencës se sistemi arsimor në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për reformim të thellë për të përgatitur të rinjtë për tregun e punës.

Ai tha se një sistem i dyfishtë arsimor që do të lejonte trajnime është i nevojshëm.

“Ne duhet pa humbur kohë të zbatojmë sistemin arsimor të dyfishtë që është shumë i përhapur në vendet europiane me një normë të ulët papunësie dhe që përqendrohet më shumë në praktikë dhe më pak teori”, tha ai.

Kejdi Mehmetaj, zv.kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha gjithashtu në takim se reformimi i sistemit arsimor është kyç për zgjidhjen e papunësisë në Shqipëri.

Ajka Baruçiç nga Instituti Boshnjak për Zhvillimin e të Rinjve, KULT, tha se zgjidhje të tjera të papunësisë së të rinjve duhet të përfshijnë mbështetje të sipërmarrjeve të të rinjve, investim në arsim dhe shkencë dhe rritje të ndërgjegjësimit social dhe aktivizëm.

Knut Fleckenstein, një politikan gjerman, eurodeputet dhe raportues për Shqipërinë tha se programet e BE-së shpesh përqendrohen më tepër te stabiliteti në Ballkanin Perëndimor sesa te reformat demokratike.

“Duhet ta balancojmë këtë përbërës për të luajtur një rol të suksesshëm,” tha ai.

Megjithatë, Fleckenstein gjithashtu këshilloi të rinjtë e pranishëm në konferencë që të sfidojnë vazhdimisht sistemin – dhe politikanët e vjetër në vendet e tyre – për të kërkuar dhe siguruar ndryshim për mirë.

Etiketa: BallkaniBEBIRNBosnjeDurrësekonomiGjermaniaIvana DervishiMaqedoniambështetjePunërajoniReformaReformimSarajevëSerbiashqipShqipërisistemi arsimor
Tjetri
Gjin Gjoni, padi 11 milionë lekë kundër medias: Më shkaktoi “vuajtje shpirtërore”

Gjin Gjoni, padi 11 milionë lekë kundër medias: Më shkaktoi “vuajtje shpirtërore”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.