AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Ish-luftëtarët kryesojnë betejën zgjedhore të Kosovës

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i AAK Ramush Haradinaj, majtas dhe lideri i PDK Kadri Veseli, djathtas. Foto: Visar Kryeziu/AP

Koalicioni i gjerë mes ish-luftëtarëve të UÇK fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, ndërsa Vetëvendosja doli e dyta dhe koalicioni i LDK i treti.

Lideri i AAK Ramush Haradinaj, majtas dhe lideri i PDK Kadri Veseli, djathtas, gjatë festimit të fitores në orët e para të të hënës. Foto: Visar Kryeziu/AP

Një koalicion i madh prej 14 partish, kryesuar nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe Iniciativa për Kosovën, NISMA, doli i pari në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, mbajtur të dielën.

Koalicioni, i udhëhequr nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, gjithashtu kandidati për kryeministër i koalicionit, fitoi 34.6 për qind të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me rezultatet paraprake të 91 për qind të votave të numëruara.

Liderët e koalicionit dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në bulevardin Nënë Tereza në Prishtinë të hënën për të festuar rezultatet e tyre në zgjedhje.

“Dua të falënderoj AAK-në dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, mikun tim Ramush Haradinaj,” tha Kadri Veseli, kreu i PDK-së. “Fitorja e Fillimit të Ri është një fitore e madhe për popullin e Kosovës, si dhe një fitore për të gjithë republikën tonë të shenjtë të Kosovës”.

Lëvizja opozitare Vetëvendosje, e cila mori pjesë e vetme në zgjedhje, doli e dyta me 26.7 për qind të votave, ndërsa koalicioni midis Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Aleancës Kosova e Re, AKR dhe Alternativa dolën të tretat me 25.8 për cent.

Vendi i dytë për Vetëvendosjen është rezultati më befasues, pasi tregon se popullariteti për lëvizjen është më shumë se dyfishuar që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, kur mori vetëm 14 për qind të votave.

Vetëvendosja gjithashtu festoi në qendër të Prishtinës në anën tjetër të bulevardit, duke vlerësuar fitoren e madhe të partisë. Në sheshin Zahir Pajaziti, kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti e prezantoi Albin Kurtin nga Vetëvendosje si “kryeministrin” e ardhshëm.

“Sot, trimëria ka fituar ndaj frikës dhe shpresa ndaj dëshpërimit. Si shpresa dhe trimëria kanë fituar me gjithë zemër”, tha Kurti.

Lista Srpska, më e fuqishmja nga gjashtë grupimet serbe që garuan në zgjedhje, fitoi 5.9 për qind të votave dhe me shumë gjasa do të mbajë të dhjeta vendet e rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës.

Rezultatet paraprake të publikuara nga KQZ përbëjnë 91 për qind të votave, por përjashtojnë votimin në mungesë të vendasve dhe atyre jashtë vendit, si dhe të votuesve me nevoja të veçanta.

Edhe pse votimi duhej të mbyllej në orën 19:00, disa qendra votimi qëndruan të hapura pas kohës së caktuar për të lejuar njerëzit që ishin ende duke pritur në radhët e gjata për të votuar. Pjesëmarrja e përgjithshme e votuesve ishte 41.4 për qind.

Sipas KQZ-së, gjatë procesit të votimit nuk u raportuan incidente të rëndësishme.

Megjithatë, BIRN zbuloi në mëngjesin e zgjedhjeve se koalicioni midis PDK, AAK dhe NISMËS po planifikonte të infiltrohej në qendrat e votimit me vëzhgues të lidhur politikisht, të regjistruar si anëtarë të grupit të shoqërisë civile të quajtur Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike.

Nga 8,800 vëzhgues të akredituar nga OJQ-të vendase, 4,548 vëzhgues ishin nga kjo OJQ.

Blerand Stavileci, kreu i marrëdhënieve me median nga PDK, nuk i hodhi poshtë pretendimet, por tha ” nuk konsiderojmë se ka ndonjë problem”.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi më vonë se “anëtarët e partive lejohen të jenë pjesë të OJQ-ve”.

Etiketa: AAKBIRNdemokracifitoreHaradinajkadri veseliKosovaKosovëKQZLDKnismaParaPartiaPartia DemokratikePDKRamush HaradinajVetëvendosjeVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
‘Veliera’ zgjon nga gjumi durrsakët në mbrojtje të trashëgimisë

Shoqëria civile e shqetësuar nga vonesat në gjykimin për “Velierën”

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.