AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Përse nuk martohen bullgarët

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
9 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Kalin Milanov/Flickr

Gjithnjë e më pak njerëz po martohen në Bullgari dhe ata që akoma duan të formalizojnë marrëdhënien e tyre duhet të durojnë një seri ekzaminimesh absurde mjekësore, tarifa dhe turpërim verbal.

Foto ilustruese nga Kalin Milanov/Flickr

Bashkë me betejën e korrupsionit që nuk merr fund kurrë, mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe çmimi dhe cilësia e ushqimit në supermarket, normat e ulëta të martesës dhe lindjes te të rinjtë bullgarë është bërë një çështje e preferuar diskutimi në vend.

Në fakt, të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të BE-së, Eurostat zbuluan se Bullgaria renditet e fundit nga BE-ja për martesat, së bashku me Slloveninë dhe Portugalinë, ku vetëm tre në 1,000 njerëz martohen. Për më tepër, gati 60 për qind e foshnjave në Bullgari po lindin nga çiftet e pamartuara – informacion që ka drithëruar mbështetësit e rendit tradicional patriarkal.

Rreziku në rritje i zhdukjes së kombit bullgar ka provokuar zgjidhje kreative, si një fushatë e quajtur ‘ADN – Bëjeni për Bullgarinë’, e cila nxit bullgarët që lindin t’i regjistrojnë fëmijët e tyre për ceremonitë e pagëzimit masiv, të kryera nga kreu i Patriarkanës Ortodokse Bullgare. Prindërit entuziastë ftohen gjithashtu të postojnë fotot e testeve pozitive të shtatzënisë në internet dhe më tej akoma të shpërndarjnë fotot e skanimit me ultratinguj të fetuseve të tyre!

Politikanët nuk kanë hequr dorë nga përdorimi i frikës kombëtare. Gjatë fushatës elektorale për votimin e parakohshëm parlamentar më 26 mars, parti të ndryshme garuan mes tyre për të inkurajuar familjet e reja bullgare, duke u ofruar atyre ndihma sociale më të mëdha, kredi me interes të ulët dhe banesa me qira të lira nëse i kthehen martesave civile të stilit të vjetër dhe fillojnë të lindin fëmijë.

Mes kësaj vale përpjekjesh për të nxitur kombin bullgar të riprodhohet – në një mënyrë të ligjshme – unë dhe partneri im vendosëm të martoheshim, duke bërë shaka se do të kishim mundësinë të shihnim kush do t’i mbante premtimet elektorale. A do të kishim një banesë të lirë, stimuj taksash dhe një pagëzim falas nga vetë Patriarku?

Hapat e parë për t’u martuar, megjithatë, kanë treguar të kundërtën. Ashtu si shumica e proceseve institucionale në Bullgari, martesa gjithashtu u vërtetua shpejt të ishte një çështje e ngatërruar, e bezdisshme dhe aspak e lirë, që kërkon një sasi të madhe dokumentesh.

Por më interesanti deri më tani ishte e ashtuquajtura Certifikata Mjekësore për t’u Martuar. Mjekja e përgjithshme më informoi se para se ta vuloste këtë copë të çmuar letre, duhej të bëja kontrolle të detyrueshme nga një… psikiatër dhe gjinekolog.

“Po thua që duhet të provoj se unë jam mendërisht dhe seksualisht e shëndetshme për t’u martuar?” pyeta.

Përgjigjja ishte pozitive.

Dhe në fakt, Kodi bullgar i Familjes – i ndryshuar për herë të fundit në vitin 2009 – thotë se njerëzit që përcaktohen si persona me kufizime ligjore ose ata që vuajnë nga sëmundjet mendore, nuk kanë të drejtë të martohen.

Përcaktimi se njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore kanë kufizime ligjore, që nënkupton se ata janë të privuar nga e drejta pronësore dhe ato civile, është kundërshtuar gjerësisht dhe heqja e tij nga Kodi Penal u propozua në vitin 2016.

Megjithatë, mbetet ende edhe në Kodin Penal dhe në Kodin Familjar.

Ligji bullgar gjithashtu i ndalon njerëzit me sëmundje që “përbëjnë një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e pasardhësit ose partnerit tjetër” të martohen, përveçse nëse partneri i personit ka informacion.

Edhe pse llojet e sëmundjeve nuk janë specifikuar, logjika e thjeshtë çon në përfundimin se ata që vuajnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, çrregullimet mendore dhe keqformimet gjenetike konsiderohen si partnerë të rrezikshëm.

“Epo, sigurisht që dikush duhet të jetë në gjendje perfekte për të krijuar një bashkim të vogël, të fortë dhe të shëndetshëm për kombin e lavdishëm bullgar,” mendova me vete hidhur, duke kujtuar se në fund të fundit, zv.Kryeministri që është në krye të politikave sociale dhe demografisë është Valeri Simeonov, anëtar i Frontit Patriotik, të të djathtës ekstreme, njohur për ndjenjat e tij anti-emigrante dhe anti-romë.

Rezultoi se problemet e mia, nuk mbaruan me dyshimet rreth moralit të këtij sundimi administrativ, i cili siç zbulova më vonë ishte hequr së fundmi nga vendet e BE-së si Franca, por ishte i detyrueshëm në vende autoritare si Turqia, Maroku dhe Bahrain.

Kur shkova te zyra përkatëse për të marrë udhëzime rreth klinikave ku duhej të vizitohesha, u përballa me një tjetër surprizë.

“Së pari, zonjë, duhet të paguani 30 leva [rreth 15 euro] për ekzaminim,” tha një zonjë e ngrysur. “Dhe së dyti, nuk kemi gjinekolog sot”.

“Por përse duhet të paguaj, kam sigurim shëndetësor?” pyeta, duke menduar rreth kontributeve të mëdha (sipas standardeve të mia) që kisha paguar në shtet si një person i vetëpunësuar.

Për më tepër, duke konsideruar që paga minimale në Bullgari është rreth 235 euro, ta detyrosh dikë të paguajë 30 euro për ekzaminime të detyrueshme nuk ngjan shumë e drejtë. Nuk duket as si iniciativë e mirë për një të ri që të martohet.

“Ky është shërbim shëndetësor, për të cilin paguhet. Nuk je e sëmurë, ndaj nuk është ekzaminim i rregullt,” u përgjigj ftohtë zonja.

Duke u ndjerë e pafuqishme, pagova, me dyshimin nëse do të më lejonin të martohesha nëse rezultoja e çmendur, ose për shembull HIV pozitiv.

“Larg qoftë nëse sëmuresh ndonjëherë, duke marrë parasysh si i trajtojnë njerëzit që duan të martohen,” tha një tjetër zonjë në radhë për të më mbështetur.

Gjatë disa orëve të ardhshme, kalova një ekzaminim plotësisht fals me një psikolog, që kurrë nuk do ta kishte zbuluar nëse isha apo jo e sëmurë dhe një vizitë te një gjinekolog privat, që për çudinë time kushtoi më pak se ai publiku.

Dhe çmimi shtesë për vizitën time ishte të qenët subjekt i një leksioni turpërues se si është kohë e mirë për t’u bërë nënë dhe se unë dhe im shoq në të ardhmen duhet “të fillojmë menjëherë nga puna për të mos humbur tendin për bebin e ardhshëm.

Nëse nuk ndodh në disa muaj, nuk ke përse pret, kërko ndihmë mjekësore,” më këshilloi doktori im i sjellshëm.

Në zyrën qendrore, m’u desh të paguaja 15 leva (7.5 euro) për vulën përfundimtare në dokumentin tim.

“Kjo është hajdutëri! Përse duhet të paguaj kaq shumë për diçka që nuk e dua, por që është e detyrueshme?” pyeta.

“Asgjë nuk është e detyrueshme,” qeshi me sarkazëm zonja. “Ata që nuk kanë para, nuk martohen”.

Mjaft me fat, që nuk më mungonin paratë. Por e kuptova shumë mirë se përse u mbaronte entuziazmi për martesën civile disave. Dhe kur vjen puna për të varfrit dhe të sëmurët – kujt i bëhet vonë për ta gjithsesi?

 

Etiketa: ADNBEBullgariBullgariacertifikataEmigranteEuroEurostatFrancaHIVKEKodi PenalkredikufizimeliraMarokuMbrojtjaMjaftMjekmjekëpaga minimaleParapsikologPunaPunëromrrezikSHTurqia
Tjetri
Ambasada e SHBA revokon vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë

Ambasada Amerikane bën thirrje për Vetingun në Gjyqësor

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.