AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri maqedonas konfirmon synimet e anëtarësimit në BE dhe NATO

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe Presidenti i Këshillit të Europës. Foto: mk.gov

Në një vizitë në Bruksel, kryeministri i ri maqedonas, Zoran Zaev premtoi të rigjallëronte procesin e ngecur të anëtarësimit të vendit në NATO, me shpresat e një ftese të shpejtë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe Presidenti i Këshillit të Europës. Foto: mk.gov

Qeveria e re e Maqedonisë do të punojë fort për të bindur BE-në që të rinisë bisedimet e pranimit deri në vjeshtë dhe gjithashtu për të adresuar kundërshtimet e Greqisë ndaj pranimit të vendit në NATO, tha të hënën kryeministri Zoran Zaev nga Brukseli ku u takua me zyrtarët e lartë të BE-së dhe NATO-s.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë përparim të mjaftueshëm në fushat kryesore të reformës deri në vjeshtë për të bindur Komisionin Europian që të kthejë rekomandimin për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE”, tha Zaev për mediat pas takimeve me Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk, shefen e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini dhe me komisionerin e BE Johannes Hahn.

Maqedonia mori rekomandim për të filluar bisedimet e pranimit në BE në vitin 2005 dhe për pak u ftua t’i bashkohej NATO-s në 2008. Megjithatë për shkak të mosmarrëveshjes së pazgjidhur të emrit me Greqinë fqinje, progresi ka mbetur në vend që nga ajo kohë.

Gjatë dy viteve të fundit, kur vendi u zhyt në një krizë të thellë politike, BE-ja vuri si kusht për rekomandimin kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe përmbushjen e prioriteteve urgjente të reformave të hartuara në të ashtuquajturin raport Priebe.

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Zaev, i cili u shoqërua nga ministri i mbrojtjes iRadmila Shekerinska dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov, gjithashtu takoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Pas takimit me Stoltenberg, Zaev tha se kishte mundësi të bëhej përparim në integrimin në NATO.

“Shpresojmë që të mund të bëhemi anëtar të NATO-s edhe nën referencën e përkohshme të Kombeve të Bashkuara [Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë]”, tha Zaev.

Një alternativë tjetër, tha Zaev, është që Maqedonia të ftohet së shpejti për anëtarësim në NATO, me kusht që çështja e emrit me Greqinë të zgjidhet gjatë ratifikimit nga 29 anëtarët e NATO-s.

Disa vëzhgues besojnë se qeveria e re maqedonase mund ta përdorë interesin e shtuar të SHBA-së dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor prej ndikimit në rritje të Rusisë në rajon, për të marrë një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n herët ose vonë.

Duke folur në emër të BE-së, Komisioneri Hahn tha se ishte i lumtur të shihte se kriza e gjatë politike në Maqedoni kishte marrë zgjidhje.

Ai theksoi rëndësinë e reformave të shpejta, veçanërisht në institucionet gjyqësore dhe të sigurisë për të lejuar sundimin e ligjit, si dhe një zgjidhje të shpejtë për mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë.

Hahn premtoi ndihmë, duke njoftuar se do të dërgonte një grup ekspertësh të udhëhequr nga Reinhard Priebe në Maqedoni në qershor dhe korrik për të vlerësuar përparësitë e reformës dhe për të ndihmuar qeverinë. Ai gjithashtu premtoi ndihmë për mosmarrëveshjen për emrin.

“Unë mund t’ju siguroj se do të bëjmë gjithçka që kjo çështje të adresohet në mënyrë të tillë që të gjejmë një zgjidhje që na mundëson të fillojmë negociatat, me kusht që Shkupi të bëjë përparimin e nevojshëm”, tha Hahn.

Etiketa: BEBrukselBrukseliDonald TuskGjyqKomisioneriKrizaMaqedoniMaqedoniaNATOQeveriarajonraportSHSHBAZoran Zaev
Tjetri
Europa duhet të luajë një rol kyç në Ballkan

BE bën thirrje për zbatimin e vetingut, kyç për integrimin

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.