AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Paditë ndaj medias, UGSH i bën thirrje Gjin Gjonit të dorëhiqet nga funksionet drejtuese

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Lajme, Media Watch, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkon gjyqtarit Gjin Gjoni që para se të përballet me gazetarët dhe mediat në gjykatë, të zhvishet nga mundësia e ndikimit mbi gjykatësit që do të shqyrtojnë çështjet.

Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, UGSH i ka bërë thirrje gjyqtarit Gjin Gjoni që të japë dorëheqjen nga funksionet e larta drejtuese që mban, para se të përballet në gjyq me gazetarët dhe mediat e paditura prej tij me pretendimin e cenimit të imazhit. Përmes një deklarate për shtyp, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ka kërkuar gjyqtarit të Apelit, i cili mban njëherazi edhe postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të “zhvishet nga mundësia e ndikimit mbi gjykatësit që do të gjykojnë [paditë]”.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është i informuar rreth mësymjes gjyqësore që anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zoti Gjin Gjoni ka hapur ndaj disa gazetarëve dhe mediave respektive ku punojnë, në pretendime juridike për cenim të imazhit të tij si dhe disa argumentave të pretenduara juridike,” thuhet në deklaratën për shtyp të UGSH.

“UGSH e konsideron këtë proces të emrit të përfolur prej kohësh në mediumet e vendit, si një përpjekje të dështuar qysh në nisje të proceseve të hapura prej tij,” shtohet më tej.

Me pretendimin se raportimet mbi hetimet penale dhe vendimet gjyqësore përkatëse mbi pasurinë e tij familjare i kanë shkaktuar cënim të imazhit, dëm jomaterial dhe dhimbje e vuajtje shpirtërore, gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi ngritën një padi ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. Ai ka ngritur gjithashtu padi të ngjashme ndaj të përditshmes Shqiptarja.com dhe gazetarëve të saj, Elton Qyno dhe Adriatik Doçi.

Gjyqtari Gjoni dhe bashkëshortja e tij Çaushi kërkojnë në total 11 milionë lekë dëmshpërblim nga mediat dhe gazetarët.

Në deklaratën e saj, UGSH mbështet gazetarët në këtë përballje me “një ndër eksponentët më të lartë të sistemit aktual të drejtësisë” dhe kërkon vendosjen e parimit të barazisë mes gjyqtarit Gjoni dhe gazetarëve.

“ UGSH duke mbetur në pritje të seancave dhe gjykimeve të pritshme, pa nisur ende ato, në emër të parimit të mos dikimit për shkak të pozitës dhe për të evituar çdo nuancë intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kërkon atij dorëheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar këtë një mundësi të barazisë së tij me gazetarët si palë e akuzuar, në raport me proceset gjyqësore që ai ka hapur,”përfundon deklarata e UGSH.

Etiketa: AdriatikBIRNBIRN AlbaniaElton QynogazetarGjin GjoniGjykatëGjyqHetimetpadiPararaportSHshqipShqipëriVendimetvuajtje
Tjetri
Aktivistët e opozitës në Kosovë sulmojnë stacionin e policisë

Këshilla Ime për Diplomatët në Prishtinë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.