Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur në një zjarr masiv që përfshiu një ndërtesë të lartë në Londër.
Të mërkurën në mëngjes, flakët përfshinë një apartament të lartë në Londrën perëndimore, duke vrarë të paktën 6 persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.
Kulla 24-katëshe Grenfell, e cila ndodhet vetëm pak kilometra nga qendra e Londrës, i ka vënë zjarrfikësit përpara një situate të vështirë në përballje me flakët, për shkak se tymi është përhapur kudo dhe shihet edhe në distancë.
Autoritetet lajmëruan se shkaku i zjarrit, i cili filloi në orën një të natës në orën vendase, është ende i panjohur.