AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

TEC-et e reja në Ballkan “do të ndotin mjedisin”

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Termocentral me qymyr | Foto nga : Gazeta JNK

Shumica e vendet e Ballkanit Perëndimor mbështeten fuqishëm te termocentralet dhe shumë prej impianteve të reja që po ndërtohen nuk do të përputhen me standardet e sapomiratuara të BE-së për mbrojtjen e mjedisit, paralajmëroi një grup vëzhguesish.

Termocentral me qymyr | Foto nga : Gazeta JNK

Pothuajse asnjë nga termocentralet e reja të qymyrit të planifikuara në Ballkanin Perëndimor nuk do të përmbushë standardet e fundit dhe më të ashpërsuara të ndotjes në Bashkimin Europian, sipas një analize të re nga Rrjeti CEE Bankwatch, publikuar të martën.

“Natyrisht që hartuesit e projektit hezitojnë të vonojnë projektet e tyre duke bërë rishikime dhe duke marrë masa për t’i përshtatur ata me standardet e reja, por duke mos e bërë këtë tani, ata do të duhet të paguajnë më vonë,” tha Pippa Gallop, koordinator i kërkimit të Bankwatch.

“Kostot shtesë që standardet e reja do të sjellin janë shenjë paralajmëruese për qeveritë se qymyri po bëhet shpejt një burim i papërdorshëm,” shtoi Gallop.

BE miratoi standardin e vet të ri, të ashtuquajturin BREF LCP, më 28 prill të këtij viti.

Ai përcakton teknikat më të mira të mundshme për të kontrolluar ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe kufijtë e emetimit.

Analiza e Bankwatch shqyrtoi tetë TEC-e me qymyr të cilat kanë një kapacitet prej 2.6 GË në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, si dhe uzinën Stanari në Bosnje-Hercegovinë e cila filloi nga puna shtatorin e kaluar.

Nga këto tetë TEC-e, katër janë në Bosnje-Hercegovinë dhe nga një në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Pesë nga TEC-et janë të sigurta që nuk do t’i përmbushin standardet e reja, ndërsa për të tjerat nuk ka informacione të mjaftueshme.

“Stanari në Bosnjë-Hercegovinë është ndërtuar tashmë, ndaj nuk është përfshirë në të dhënat tona, por nuk rezulton të jetë në përputhje me standardet e reja bazuar te përshkrimi i lejes mjedisore” tha për BIRN Gallop.

Mospërshtatja me legjislacionin është një problem jo vetëm për vendet aspirante për t’u anëtarësuar në BE, por përbën problem edhe në pajtueshmërinë me legjislacionin vendas, thotë raporti.

Shumica e qeverive në Ballkanin Perëndimor kanë miratuar tashmë legjislacionet ku thuhet se standardi i BE-së duhet të përdoret si bazë lejet e termocentraleve të qymyrit, ndaj këto standarde mbeten për t’u zbatuar sapo të hyjnë në fuqi në BE.

“Tani që kompanitë e elektricitetit në Ballkanin Perëndimor janë të detyruara t’i binden rregullave të tregut të BE-së, ato duhet të bëjnë shumë më tepër për t’u siguruar se investimet e tyre janë financiarisht të zbatueshme dhe t’i rezistojnë të ardhmes,” tha Ioana Ciuta nga i njëjti rrjet.

“Ata nuk mund të shkojnë e t’i kërkojnë shtetit para shtesë për fonde investimi apo të shtyjnë afatet e zbatimit. Ata duhet të fillojnë të shohin përpara dhe të analizojnë nëse termocentralet e tyre do t’i shkaktojnë telashe në të ardhmen,” shtoi ajo.

Etiketa: BallkanBEBIRNBosnjeCEE BankwatchFondegazetaMal të ZiMaqedoniMasaMjedisitParaPunaqymyrRaportiSerbitermocentral
Tjetri
Temperaturat e larta shtyjnë fëmijët drejt shatërvanëve të sheshit të ri në Tiranë (Foto)

Temperaturat e larta shtyjnë fëmijët drejt shatërvanëve të sheshit të ri në Tiranë (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.