AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjyqtarja kërkon të dorëhiqet nga çështja Gjin Gjoni kundër gazetarëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Media Watch, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Në seancën e parë të çështjes gjyqësore në të cilën Gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi pretendojnë se u është cenuar nderi dhe reputacioni nga Shqiptarja.com dhe gazetarët Elton Qyno e Adriatik Doçi, gjyqtarja Blerina Muça deklaroi se do të kërkonte emërimin e një gjykatësi nga jashtë rrethit gjyqësor për këtë çështje.

Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Seanca e parë e çështjes së ngritur nga gjyqtari Gjin Gjoni kundër gazetës Shqiptarja.com dhe dy gazetarëve të saj për shkaktim dëmi jopasuror u mbyll të enjten brenda pak minutash me deklaratën e gjyqtares Blerina Muça për palët se ajo nuk mund ta gjykonte këtë çështje për shkak të konfliktit të mundshëm të interesit. Gjyqtarja deklaroi se do t’i kërkojë kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë që t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për emërimin e një gjyqtari jashtë rrethit gjyqësor të Tiranës për të gjykuar këtë çështje.

Gjyqtarja tha se për shkak se njëri nga paditësit, Gjin Gjoni, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe ish-gjyqtar i Gjykatës së Tiranës e ish-koleg i gjyqtares, ajo nuk mund të gjykonte çështjen.

Tani pritet që kërkesa e gjyqtares Blerina Muça t’i kalojë kryetarit të Gjykatës ndërsa ky i fundit duhet t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë me kërkesën për të emëruar një gjyqtar pa konflikt interesi me palën paditëse, një procedurë që nuk dihet se sa do të zgjasë dhe për këtë arsye, gjyqtarja refuzoi të caktojë një datë për seancën pasardhëse.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është institucioni që ka autoritetin të delegojë një gjyqtar nga një gjykatë tjetër. Një prej paditësve, Gjin Gjoni, është anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nga viti 2013.

Gazeta Shqiptarja.com dhe gazetarët Elton Qyno e Adriatik Doçi janë thirrur nga paditësit Gjoni e Çaushi me pretendimin se raportimet e tyre mbi pasurinë e familjes në fjalë dhe mbi hetimet e vendimet gjyqësore mbi këtë pasuri nën dyshimet për pastrim parash e falsifikim, përbëjnë cenim të nderit dhe personalitetit.

Gjoni dhe Çaushi pretendojnë se kanë pësuar dëm jopasuror nga këto raportime dhe kërkojnë dëmshpërblim në masën 2 milionë lekë nga gazeta dhe nga 1 milionë nga secili prej gazetarëve.

Në një çështje të veçantë, Gjoni dhe Çaushi kanë ngritur padi edhe ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN Albania dhe gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani me pretendimet se raportimet i kanë shkaktuar vuajtje shpirtërore. Gjoni dhe Çaushi kërkojnë dëmshpërblim për dëm jopasuror në masën 5 milionë lekë nga BIRN dhe nga 1 milionë lekë nga secili prej gazetarët.

Në një shkrim të mëparshëm, BIRN deklaroi se i qëndron shkrimeve të publikuara dhe se është e gatshme të përballet në gjykatë me të gjitha pretendimet, duke e konsideruar padinë civile të ngritur nga gjyqtari si të pabazë.

Seanca e parë e çështjes ndaj BIRN dhe gazetarëve Likmeta e Bogdani është përcaktuar më 5 korrik.

Pretendimet e Gjonit dhe Çaushit kanë shkaktuar reagime. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se Gjoni duhet të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si gjyqtar dhe Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë para se të përballet në gjykatë me gazetarët.

“UGSH, dukë mbetur në pritje të seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, në emër të parimit të mos ndikimit për shkak të pozitës dhe për të evituar çdo nuancë intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kërkon atij dorëheqjen nga funksionet e larta drejtuese, duke e konsideruar këtë një mundësi të barazisë së tij me gazetarët si palë e akuzuar, në raport me proceset gjyqësore që ai ka hapu,” thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve.

Etiketa: AdriatikBIRNBIRN AlbaniaElton QynogazetagazetarGjin GjoniGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimetIsh-gjyqtarkonfliktkonflikt interesiMASpadiParaPastrim parashraportSeancaTiranëVendimetvuajtje
Tjetri
Shqiptarët, të lodhur me retorikën boshe të politikanëve gjatë fushatës zgjedhore

Shqiptarët, të lodhur me retorikën boshe të politikanëve gjatë fushatës zgjedhore

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.