AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pikëpamjet pro-BE të kryeministres së zgjedhur lënë të ndarë Serbinë

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ana Brnabiç. Foto: Beta/Darko Vojinov

Emërimi i një kryeministreje të zgjedhur pro-BE ka ndarë klasën politike në Serbi, me disa që e mirëpresin atë, të tjerë që e denoncojnë dhe të tjerë që e quajnë krejtësisht të parëndësishëm emërimin e saj.

Ana Brnabiç. Foto: Beta/Darko Vojinov

Ana Brnabiç, ministrja e Administratës Publike dhe Qeverisjes Vendore, është emëruar kryeministre e Serbisë.

“Brnabiç ka cilësinë profesionale për qeverinë dhe unë e di se ajo do të punojë shumë dhe do të tregojë respekt për të gjitha partitë politike. Ajo do të punojë, së bashku me të gjithë ministrat e tjerë, për një jetë më të mirë për Serbinë,” tha presidenti Aleksandër Vuçiç të enjten në një konferencë për shtyp duke shtuar se Serbinë e presin “shumë sfida” si edhe “shumë probleme”.

Vuçiç njoftoi gjithashtu vazhdimin e politikës aktuale të reformave.

Brnabiç u emërua ministre në gusht 2016 dhe njihet për qëndrimin e saj pro-BE.

Nëse siç pritet parlamenti i Serbisë konfirmon Ana Brnabiç si kryeministren e re të vendit, Serbia do të ketë një kryeministre të orientuar fuqimisht pro Bashkimit Europian.

“Puna që ka filluar duhet të përfundojë – dhe muajt e fundit i jam kushtuar prezantimit të Serbisë në radhët e atyre shteteve moderne në të cilat administrata publike punon në mënyrë efikase dhe në shërbim të qytetarëve,” tha Brnabiç për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug të enjten, duke shtuar se ajo do të angazhohet personalisht të punojë për qëllime “që janë më të mëdha dhe më të rëndësishme se të gjithë ne në mënyrë individuale”.

Ajo njihet gjerësisht për pikëpamjet e saj pro-BE. Një eksperte jo partiake, ajo ishte gjithashtu ministrja e parë LGBT e njohur në Serbi.

Bojan Klacar, drejtori i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, CESID, tha për BIRN se zgjedhja e presidentit Aleksandër Vuçiç ishte e pritshme dhe logjike, pasi Brnabiç është një person me të cilin ai mund të bashkëpunojë qartë.

“Si kryeministre, Brnabiç nuk do të jetë dominuese në çështjet politike, kështu që çështjet e rënda politike si marrëdhëniet Serbi-Kosovë dhe çështjet e jashtme do të jenë ende në duart e Vuçiçit”,  shpjegoi Klacar.

Klacar tha se ishte mirë që Serbia kishte një kryeministre të re që është pro-BE-së. Gjatë kohës së “ish-presidentit serb Tomisllav Nikoliç, pati një mungesë angazhimi të fortë dhe të qartë ndaj BE-së,” theksoi ai.

Presidenti Nikoliç njihej më mirë për mbështetjen e marrëdhënieve të ngrohta me Rusinë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, i cili, siç tha Nikoliç në mars 2016, “i di të gjitha sekretet e mia”.

Partia Liberale Demokratike ndërkohë të enjten tha se shpresonte që Brnabiç “do të priste nyjën gordiane” në rajon dhe do ta distanconte Serbinë nga Rusia ndër të tjera.

Megjithatë, Partia Demokratike opozitare i cilësoi emërimin e saj si tërësisht të parëndësishëm. “Informacionet mbi emrin e kandidates për të formuar qeverinë e re janë plotësisht e parëndësishme, sepse Vuçiç është i vetmi që vendos fatin e kombit,” tha kreu i demokratëve, Dragan Sutanovaç.

Boban Stojanoviç, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, u pajtua me idenë që Vuçiç do të mbante pjesën më të madhe të pushtetit të vërtetë politik.

“Emërimi i saj do t’i sjellë vëmendje ndërkombëtare Vuçiçit, por ajo nuk ka ndonjë ndikim tek ministrat e tjerë, kështu që kontrollin do ta mbajë ai,” tha Stojanoviç.

Ai shtoi se zgjedhja e një kandidateje jo partiake si Brnabiç si kryeministre mund të krijonte probleme për Vuçiçin në vetë partinë e tij.

“Do të jetë shumë e vështirë t’i shpjegojë anëtarëve të Partisë Progresive dhe votuesve të tyre se pse e emëroi atë, pasi ajo nuk është anëtare e partisë, as nuk do të jetë,” tha ai.

Në janar, Brnabiç konfirmoi se ajo nuk do të bëhej anëtare e Partisë Progresive apo e ndonjë partie tjetër, pasi ajo nuk ndjente ndonjë besim tek partitë politike.

Megjithatë, të enjten ajo fitoi mbështetjen e një zyrtareje të lartë të Partisë Progresive, Zorana Mihajloviç, e cila njihet gjithashtu për qëndrimin e saj pro-BE.

Ivica Daçiç, kreu i partisë më të vogël të koalicionit, Partia Socialiste e Serbisë, tha se ai e respektonte zgjedhjen e Vuçiçit – por do të kërkonte “pjesëmarrje më të madhe” nga partia e tij në qeveri.

Megjithatë, Dragan Markoviç, kreu i një partneri tjetër të vogël të Progresivëve, Serbia e Bashkuar, tha për Tanjug të enjten se Brnabiç nuk do të ishte kryeministrja e tij.

Partia Dveri, partia nacionaliste e krahut të djathtë, ndërkohë kërkoi të dinte nga Vuçiç nëse Brnabiç ishte zgjedhje e tij ose “zgjedhje e Perëndimit”.

“Askush nuk e di se kush është Ana Brnabiç, apo se cilat janë qëndrimet e saj politike, përvç faktit se ajo ka punuar për kompani të juaja OJQ-të gjatë gjithë jetës se saj dhe që është arsimuar në Perëndim,” tha Dveri në një njoftim për shtyp.

Një tjetër lëvizje e djathtë, Nasi, e pyeti Vuçiçin nëse Brnabiç ishte rekomanduar “për shkak të orientimit të saj seksual apo nga Perëndimi”.

Konfirmimi i zgjedhjes së Vuçiçit ka gjasa të shkojë pa probleme. Partia Progresive ka një shumicë absolute në parlament, madje edhe pa votat e partnerëve më të vegjël të koalicionit si Serbia e Bashkuar.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeBashkimit EuropianBEBeogradbesimBIRNdemokraciLGBTlirandikimparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePunaPutinrajonRusiaSerbiSerbiaSHTanjugVladimir Putinvuçiçzgjedhje
Tjetri
SHBA: Xhihadistët kërcënim për Shqipërinë

Ambasadori i SHBA-së mbështet gazetarët në betejën ligjore me gjyqtarin Gjin Gjoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.