AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Incidenti në fushatë, Ilir Meta kërcënon se do të armatosë popullin

Elvis HilangaElvis Hila
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Meta gjatë një prononcimi për mediat të shtunën për situatën politike. Foto:LSI

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta tha nga Lezha se do armatoste popullin nëse policia nuk arrestonte dhunuesit e kryeplakut të Rraboshtës, ngjarje për të cilën LSI akuzon eksponentë të Partisë Socialiste ndërsa kjo e fundit i mohon akuzat.

Ilir Meta gjatë një prononcimi për mediat të shtunën për situatën politike. Foto:LSI

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta kërcënoi se “do të armatoste popullin”, pas vizitës në shtëpinë e Gjovalin Gjinit, kryeplak i Rraboshtës në Lezhë, i cili sipas LSI  u dhunua një natë më parë nga 4 persona të maskuar, të lidhur me Partisë Socialiste.  “I gjithë populli do të armatoset po nuk i lidhi policia ata zagarë. Ja po ta them unë dhe do ta armatos unë popullin po nuk i lidhi policia”, tha Meta pasi doli nga shtëpia e simpatizantit të LSI.

Sulmi me mjete të forta ndaj Gjinit u raportua mbrëmjen e të premtes, ndërsa dy kandidatë për deputetë të LSI akuzuan njerëz të Partisë Socialiste nga spitali i Lezhës, ku kryeplaku mori mjekimin. Kandidati i LSI-së në Lezhë dhe ish-kryebashkiaku Viktor Tushaj tha për mediat se ishin “të bindur që eksponentë të rëndësishëm të PS-së janë përfshirë në ngjarje”, ndërsa kërkoi distancim nga kryesuesja e listës së PS për Lezhën ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Pjerin Ndreu, kandidati i PS-së në Lezhë reagoi dhe i quajti akuzat “lajthitje  ose përpjekje për t’u kacavjerrë pas një konflikti për të përfituar politikisht”. Ndreu po ashtu i kërkoi policisë të zbardhte ngjarjen dhe tha se “PS i hidhte poshtë me neveri këto hamendësime” dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Por sot në mëngjes, ndërsa vizitoi në shtëpinë e tij Gjovalin Gjinin, Ilir Meta iu rikthye akuzave ndaj PS për sulmin, ndërsa sulmoi edhe policinë se nuk po vepronte për të arrestuar autorët. “Populli i Lezhës ka të drejtë t’u thotë banditëve, të cilët duan të dhunojnë dhe t’i thotë edhe Policisë së Shtetit nëse është Policia e Shtetit, që të veprojë”, tha Meta. Ai tha se “të gjithë e dinë kush janë këta persona”.

Më tej Meta akuzoi shefin e kamisariatit të Lezhës se mbronte personat në fjalë, ndërsa kërcënoi se nëse policia nuk ndërhynte do i bënte thirrje popullit të Lezhës të dilte para komisariatit dhe të merrej me shefin e policisë. “Ia kam thënë ministrit, drejtorit të Policisë i di edhe shefi i komisariatit që ka ardhur që t’i mbrojë, pasi një i afërm i tij kandidon për Rilindjen. Shpresoj që të mos i bëj thirrje popullit të Lezhës që të dalë para komisariatit të Lezhës dhe të merret me shefin e policisë së Lezhës”, deklaroi Meta.

Policia që  njoftoi se po hetonte çështjen për të zbuluar autorët, kërkoi që ajo të mos përfshihej në retorikën politike. Në njoftimin për shtyp mbi ngjarjen, policia e Lezhës, përndryshe nga sa deklaroi Meta, thotë se i dhunuari ka thënë se nuk i njihte autorët.  “Shtetasi Gj.Gj., pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesën e tij pa dëmtime të rrezikshme për jetën, si dhe  ka deklaruar se personat autorë nuk i ka njohur dhe se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person konkret”, thuhet në komunikatën për shtyp të policisë.

Kryeplaku i fshatit Rraboshtë në Lezhë, njëherazi edhe pjesë e shtabit të kandidatit të LSI-së në këtë qark është dhunuar fizikisht mbrëmjen e së premtes. Gjovalin Gjini dëshmoi se po blinte në një prej dyqaneve në qendër të fshatit kur i janë afruar 4 persona të cilët e kanë goditur menjëherë dhe më pas ata janë larguar me automjetin e tyre me shpejtësi. Gjini është mjekuar në spitalin e Lezhës dhe më pas është larguar në shtëpi.

Lezha ka qenë një pikë e nxehtë edhe në zgjedhjet e 2013-tës. Një eksponent i LSI u vra pranë një qendre votimi ditën e zgjedhjeve. Atëherë për ngjarjen u akuzuan persona pranë Partisë Demkratike, por çështja mbetet ende e pazbardhur.

 

Etiketa: deputetIlir MetakonfliktLezhëLindita NikollaLSIMetaMjekmjekëParaPartisë SocialistePjerin NdreuPoliciaPolicia e ShtetitPSVotimiZgjedhjet
Tjetri
Ndryshohet kodi penal, burg për ata që kërkojnë vend pune në zgjedhje

Parlamenti voton listën me 27 “kryegjyqtarët” e vetingut

Komente 1

  1. Sokol Guri says:
    9 years më parë

    Turp te keni pse nuk thue ti vet se do marr armen e do luftoj me partin socjaliste po do armatosni popullin turp turp e mate padhe turpin ata qe nigjojn ty e shum si ty jena shqiptar dhe ne kohen e turkut e tregum se kush jemi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.