AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Premtimet e shkelura të Aleksandër Vuçiç ndaj Amerikës

Praveen MadhirajuTanya DomingaPraveen MadhirajudheTanya Domi
9 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç takon zyrtarë gjatë vizitës së tij të fundit në mars 2015. Foto: BETA.

Presidenti Vuçiç ka premtuar vazhdimisht se do të zgjidhë çështjen e vrasjeve të vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyqi në Serbi në vitin 1999, kështu që kur të vizitojë Uashingtonin, Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë atij presion ta zgjidhë më në fund këtë çështje.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç takon zyrtarë gjatë vizitës së tij të fundit në mars 2015. Foto: BETA.

“Duhet t’ju vijë turp nga vetja. Çfarë mendoni? Se do të lejoj dikë të më qëllojë në kokë?”

OJQ-të dhe gazetarët serbë janë mësuar me sulme të tilla nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Por ambasadori amerikan në Beograd jo.

Ofendimi i Vuçiç erdhi pasi ambasadori amerikan Kyle Scott dhe Fatose Bytyqi me të drejtë pyetën pse i dyshuari kryesor në vrasjet e pazgjidhura të tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyqit në vitin 1999 është ende njeriu më i besuar i Vuçiçit. Ndryshe nga paraardhësi i tij, ambasadori Scott nuk tërhiqet lehtë para qëndrimit të zymtë të Vuçiçit, duke quajtur së fundmi një tabloid të lidhur me qeverinë, “plehra të zakonshme, siç do të thoshte kryeministri juaj”.

Përpjekjet e dobëta për të zgjidhur plotësisht djegien e ambasadës së SHBA-ve në Beograd në vitin 2008 i kanë munduar marrëdhëniet. Serbia e Vuçiçit dhe dhe Shtetet e Bashkuara gëzojnë një partneritet të shkëlqyer në një sërë drejtimesh. Por loja e Vuçiçit në çështjen Bytyqi duhet të jetë në fokusin kryesor të një vizite në Shtëpinë e Bardhë që i është ofruar atij nga zv/presidenti amerikan Mike Pence.

Gjatë asaj vizite, Pence duhet t’i bëjë Vuçiçit një pyetje të thjeshtë: Kur do ta respektoni përsëri Amerikën?

Vuçiç e nisi reputacionin e tij në lidhje me zgjidhjen e çështjes, fillimisht duke premtuar se do ta zgjidhte këtë deri në fund të verës 2014 dhe më vonë deri në mars 2015. Më pas, në një takim në qershor 2015 në Shkollën Ndërkombëtare të Studimeve Johns Hopkins në Uashington, ai e quajti atë “detyrë” të Serbisë dhe u zotua se çështja do të zgjidhej “shumë shpejt ose më shpejt nga sa mund të prisnin”. Në takimet private, ai u ka bërë premtime të ngjashme zyrtarëve amerikanë, përfshirë një sekretari shteti dhe një zv/presidenti.

Megjithatë, tre vjet më vonë, Vuçiç nuk ka bërë asgjë tjetër veçse e ka bllokuar këtë çështje.

Vuçiç e mban të dyshuarin kryesor për vrasjet e vëllezërve, Goran “Guri” Radosavljeviç, nën mbrojtjen e tij. Një anëtar i lartë i Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit, Radosavljeviç ishte në komandën e policisë në Petrovo Selo, Serbi, ku vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan dhe u varrosën.

Radosavljeviç mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje. Ai thotë se ishte me pushime gjatë vrasjeve – një pretendim i çuditshëm duke qenë se ka të dhëna që tregojnë se vajza e tij adoleshente në atë kohë vizitoi kampin e largët gjatë atyre datave.

Gjithashtu, në arkivat e qeverisë nuk tregon asnjë kërkesë për pushime dhe Radosavljeviç nënshkroi një faturë dorëzimi për në Petrovo Selo rreth kohës kur u kryen vrasjet.

Pavarësisht kësaj, provave të tjera dhe presionit të vazhdueshëm nga familja Bytyqi, diplomatë amerikanë, Kongresit të SHBA-ve dhe dhjetëra ekspertësh ndërkombëtarë dhe OJQ-sh, Vuçiç ka refuzuar të ndërmarrë qoftë edhe hapat më të thjeshta kundër Radosavljeviçit, siç është pezullimi i menjëhershëm i tij nga partia.

Masa të tjera kanë qenë po ashtu ofenduese. Javën para vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në qershor 2015, një pikë referimi në atë kohë, ministri i drejtësisë i Vuçiçit njoftoi se qeveria kishte gjetur dhe përpunuar “prova të reja” në çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Më vonë u zbulua se hetuesit amerikanë dhe serbë kishin disa vjet që i dinin këto prova.

I njëjti shpërqendrim u përdor përsëri disa muaj më vonë, kur prokurorët serbë njoftuan se Vuçiç do të shkonte në Uashington me “prova të reja”. Të dyja njoftimet ishin mashtrime të pastra – lëvizje të ulëta për ta bërë Shtëpinë e Bardhë të Obamës të pëlqente Vuçiçin. Prisni më shumë ose të njëjtën gjë kur Vuçiç të kthehet në Uashington.

Së fundmi, Vuçiç u mburr duke thënë se do të dërgonte dy ministra të kabinetit të merrnin në pyetje dëshmitarë dhe të dyshuar të mundshëm në këtë çështje.

Megjithatë, të dy ministrat ishin anëtarë besnikë të partisë së tij politike dhe asaj të Radosavljeviçit. Njëri organizoi një festë “mirëseardhjeje në shtëpi” për një tjetër kriminel lufte të dënuat. Tjetri ishte ministri që bëri mashtrimin me “provat e reja” para vizitës së qershorit 2015. Secili ishte i paragjykuar në mënyrë të pashmangshme.

Por Vuçiç arriti një tjetër lloj niveli të ulët kur sulmoi ambasadorin amerikan dhe familjen Bytyqi, duke u thënë atyre se “duhet t’u vijë turp” që i kërkojnë atij të marrë masa kundër Guri Radosavljeviçit.

I nxitur nga mbështetja e Vuçiçit, Radosavljeviç tani ka filluar të japë intervista dhe t’u përgjigjet pyetjeve rreth çështjes Bytyqit, diçka që ai e shmangu me maturi për një dekadë.

Pavarësisht të gjithë kësaj, liderët e kaluar të Shteteve të Bashkuara e kanë vlerësuar vazhdimisht Vuçiçin. Por presidenti i SHB-ve Donald Trump dhe zv/presidenti Pence kanë premtuar një tjetër lloj lidershipi, i cili do ta “bëjë Amerikën të respektuar përsëri dhe do ta bëjë Amerikën përsëri të madhe”.

Derisa Vuçiç të ndërmarrë hapa të besueshme për të zgjidhur vrasjet e vëllezërve Bytyqi, ai nuk e meriton të konsiderohet një partner i përgjegjshëm për Shtetet e Bashkuara. Ai nuk i respekton vazhdimisht zyrtarët dhe qytetarët e SHBA-ve duke treguar mungesë respekti dhe duke luajtur me rastet e tre amerikanëve të vdekur.

Besueshmëria dhe dhe respekti nuk kanë çelës që ndizen dhe fiken. Ose Vuçiçi mban fjalën e tij ose mbetet me kriminelët që vranë tre amerikanë.

 

 

Opinionet e shprehura në sektorin e komenteve janë vetëm ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e BIRN.

 

Etiketa: BeogradBIRNdiplomatDonald Trumpgazetarkriminel lufteLufteMasaMike PenceParaPartiaprokurorpushimeQeveriaSerbiSerbiaSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpvuçiç
Tjetri
Premtimet elektorale nuk ngjallin shpresë për ndryshim mes votuesve në qarkun e Elbasanit

Premtimet elektorale nuk ngjallin shpresë për ndryshim mes votuesve në qarkun e Elbasanit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.