AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mosemërimi i komisionerëve cënon standardet e zgjedhjeve

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesja e KQZ, gjatë një seance trajnimi për komisionerët e procesit të zgjedhjeve parlamentare | Foto nga : LSA

Pesë ditë përpara zgjedhjeve, partitë politike nuk kanë dorëzuar në KQZ emrat e komisionerëve për të paktën 1/3 e KZAZ-ve, çfarë sipas ekspertëve po ve në rrezik standardet e zgjedhjeve parlamentare.

Përfaqësuesja e KQZ, gjatë një seance trajnimi për komisionerët e procesit të zgjedhjeve parlamentare | Foto nga : LSA

Thirrjet  e shpeshta të  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejtuar  partive politike  për dorëzimin e emrave të  komisionerëve për qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, kanë rënë në vesh të shurdhët.

Partia Socialiste, Partia Demokratie, ajo Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim  ende nuk kanë dorëzuar  asnjë e emër për komisioner  për  të paktën 30-të Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, KZAZ, nga 90-të që ka gjithsej vendi.

Në këto KZAZ-së nuk është  përmbyllur  faza e emërimeve,  ndërkohë që afati i fundit i dorëzimit të  listave për 37.500 komisioner që do të angazhohen në 5,362 eendra votimit që do të ngrihen në të gjithë Shqipërinë, ishte vendosur 5 Qershori.

Ekspertët i thanë  BIRN se vonesat të tilla, në krijimin e strukturave që do të administrojnë zgjedhjet në qendrat e votimit, janë të krijuara qëllimisht nga subjektet politike dhe cënojnë standardin e zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Si në të kaluarën këto standarde do të jenë nën lupën e vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtar, raportet e të cilëve priten të vendosin nëse kjo betejë elektorale do të marrë një notë kaluese – çfarë pritet të ketë një ndikim mbi vendimin e Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Brukseli e ka bërë të qartë në deklaratat publike të Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn, që reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndërshme janë hapa të nevojshme për hapjen e negociatave.

Mosrespektimi i Kodit Zgjedhor nga ana e subjekteve politike ka detyruar, për të disten herë,  Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve të ri përsërisë thirrjet për plotësimin e listave të komisionerëve.

“Jemi vetëm 6 ditë nga data e zgjedhjeve, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse,” tha zëdhënësja Drilona  Hoxhaj në një deklaratë për shtyp të hënën.

Deri më tani asnjë forcë politike nuk ka dorëzuar propozimet  me emrat e komisionerëve  në KZAZ-të e qarqeve  Shkodër,  Lezhë,  Fier, dhe Korçë, ndërsa në Durrës nuk kanë dorëzuar listat e komisionerëve  subjektet zgjedhore si Partia Demokratike, ajo  Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.  Në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër  nuk janë dorëzuar gjithashtu emrat e komisionerëve nga Partia Demokratike dhe ajo Republikane.

Për ish kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kumi, vonesat dhe përkatësia politike në emërimin e komisionerëve cënojnë standardin e zgjedhjeve.

“Edhe në zgjedhjet e tjera ka ndodhur që partitë politike të dorëzojnë emrat e komisionerëve në momentet e fundit, si një manovër që ata gjejnë për ruajtjen e votave, dhe pse ligji parashikon  një afat 30 ditorë para datës së zhvillimit të zgjedhjeve,” tha Kumi.

“Partitë e kanë të drejtën t’i ndryshojnë komisionerët  dhe ky është  tregues i mosbesimit që ata kanë, qoftë dhe tek militantët e tyre.  Subjektet politike bëjnë këtë manovra për të mënjanuar atë që rëndomë e quajnë shitje të votës nga  komisioneri,” shtoi ai.

Sipas Kumit në situatën e krijuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vetëm në rolin e vëzhguesit dhe nuk ka asnjë fuqi ligjore për të ndërhyrë , qoftë dhe në emërimin e komisionerëve të rinj.

Dëshire Subashi , ish nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bie dakord me Kumin kur e quan papërgjegjshmëri  të subjekteve politike refuzimin e dhënies së emrave për komisonerëve zgjedhor.

“Kjo është papërgjegjshmëri për ata që pengojnë ngritjen e strukturave zgjedhore , por pse jo edhe shkelje e ligjit nga partite politike,”deklaroi ajo.

Kodi Zgjedhor ka parashikuar se komisionet e qendrave të votimit ngrihet  ngrihet 30 dite nga data e zgjedhjeve. Ligji ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të bëj trajnimin dhe certifikimin e aftësive profesionale të këtyre komisionereve.  Sipas Subashit, bllokimi i këtij procesi cënon nivelin e trajnimit të tyre dhe për rrjedhoje krijon premisat e të funksionuarit të tyre me lidhje partiake, dhe jo sipas Kodit Zgjedhor.

Ish nënkryetarja e KQZ-së paralajmëron dhe pasojat që mund të sjell emërimi i komisionerëve në  ditët e fundit përpara zgjedhjeve.

“Komisionerët zgjedhore të qendrave të votimit, duhet të marrin në dorëzim materialet zgjedhore. Kjo është një përgjegjësi e madhe për të gjithë administratën zgjedhore , sepse mungesa e një elementi apo pakujdesie është e pa tolerueshme, e bën votimin në atë qendër të rrezikojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe me pasoja deri në dështimin e një procesi zgjedhor në një qark,” tha Subashi.

“Në dukje[ngja] i vogël si problem por që ndez një konflikt politik me pasoja për një vend për katër vite,” përfundoi ajo.

Etiketa: Bashkimit EuropianBIRNBrukseliDurrëselbasanFierKodi ZgjedhorkomisionerKomisioneriKomisioni Qendror i ZgjedhjevekonfliktKQZKrijonKZAZLëvizja Socialiste për IntegrimlirandikimpaktParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartite politikepasojaReformarepublikanerrezikShkodërshqipVëzhguesitZgjedhjetzgjerim
Tjetri
Politikani zviceran dënohet për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

Politikani zviceran dënohet për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.