AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Paqartësia Britanike në thellim

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrja britanike Theresa May. Foto: BETA

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani supozohet të rritnin fuqinë negociuese të kryeministres Theresa May, por ato rezultuan të paqarta, ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ndodhet përballë sfidave që duket se kërkojnë më shumë përpjekje për t’u kapërcyer.

Kryeministrja e re Britanike, Theresa May, e ndjekur nga bashkëshorti i saj Philip May, hyjnë në ndërtesën 10 Downing Street, në Londër, të mërkurën, 13 korrik 2016. David Cameron dha dorëheqjen pas gjashtë vitesh si kryeministër. Foto: (Stefan Rousseau/Pool Photo via AP)

“Mjaft me kaq,” deklaroi kryeministrja britanike Theresa May pas sulmit terrorist në Urën e Londrës. Tani, është e qartë se pothuajse gjysma e atyre që votuan në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar më 8 qershor janë lodhur me May, shumica konservatore e të cilës u fshi në zgjedhje, duke prodhuar një parlament pa shumicë nga ndonjë parti. Qoftë “mjaft për emigrantët” apo “mjaft për kursimet”, votuesit britanikë me siguri u ka ardhur në majë të hundës me shumëçka.

Por zgjedhjet e kanë lënë Britaninë të ndarë dhe konfuze. Referendumi për Brexit i vitit të kaluar sugjeroi një përçarje Largim-Qendrim, ku ata që donin dalje ishin pak më përpara. Zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti, mbivendosën në këtë ndarje një tjetër më tradicionale si të majtët-të djathtët, me një rigjallërim të partisë Laburiste që kapitalizon pakënaqësinë e votuesve me shkurtimet në buxhet të konservatorëve.

Për të parë terrenin politik si rezultat i kësaj, imagjinoni një tabelë dy nga dy, ku katër kuadratët janë zënë nga ata që duan të qëndrojnë dhe të ulin buxhetin; ata që duan të qëndrojnë dhe ekspansionistët ekonomikë; ata që duan të dalin dhe të ulin buxhetin; dhe ata që duan të dalin dhe janë ekspansionistë ekonomikë. Kuadratët nuk mund të kombinohen në gjysma të ndryshme, ndaj nuk është e mundur të kuptohet se çfarë menduan votuesit se po votonin.

Por është e mundur të kuptohet se çfarë po refuzonin ata. Ka dy viktima të sigurta. I pari është kursimi, që edhe konservatorët kanë sinjalizuar se do ta braktisin. Ulja e shpenzimeve publike për të balancuar buxhetin u bazua në teorinë e gabuar dhe ka dështuar në praktikë. Treguesi më i shquar ishte paaftësia e George Osborne, Kancelarit të Thesarit nga 2010 në 2016 për të arritur çdo objektiv të buxhetit. Deficiti duhej të ishte zhdukur në 2015, pastaj në 2017, në 2020-2021. Tani, asnjë qeveri nuk do të zotohet për ndonjë datë.

Objektivat bazoheshin mbi idenë e një programi “të besueshëm” të pakësimit të deficitit që do të krijonte mjaftueshëm besim te bizneset për të kaluar efektet depresionuese të uljeve në vetvete. Disa thonë se objektivat nuk ishin kurrë mjaft të besueshme. E vërteta është se ato nuk mund të ishin kurrsesi: deficiti nuk mund të ulet nëse nuk rritet ekonomia dhe shkurtimet në buxhet, reale apo të parashikuara, e vështirësojnë rritjen. Konsensusi është se kursimi vonoi rikuperimin për tre vjet, duke shtypur fitimet reale dhe duke lënë shërbime kyçe publike si qeveria lokale, shëndetësia dhe edukimi të dëmtuara.

Ndaj pritet që fiksimi qesharak me balancimin e buxhetit të hiqet. Nga tani e tutje, deficiti do të rregullohet sipas gjendjes së ekonomisë.

Viktima e dytë është imigrimi i pakufizuar nga BE-ja. Kërkesa nga nështetësit e daljes nga BE-ja “për të kontrolluar kufijtë tanë” drejtohet kundër fluksit të pakontrolluar të migrantëve ekonomikë nga Europa Lindore. Kjo kërkesë duhet të përmbushet në një farë mënyre.

Migracioni brenda Europës ishte i papërfillshëm kur BE-ja ishte kryesisht Europiano-Perëndimore. Kjo ndryshoi kur BE-ja filloi të inkorporonte vendet ish-komuniste me paga të ulëta. Sigurimi i migracionit lehtësoi mangësinë e krahut të punës në vende pritëse si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania dhe rriti fitimet e migrantëve. Por përfitime të tilla nuk aplikohen për migracionin e pakufizuar.

Studime nga George J. Borjas nga Universiteti i Harvardit dhe të tjerë sugjerojnë se imigracioni neto ul pagat duke konkurruar me punën vendase. Studimi më i famshëm i Borjas tregon ndikimin depresiv të “Marielitos” – kubanëve që emigruan në masë në Majemi në 1980 – mbi pagat e klasës punëtore të vendasve.

Kjo frikë është mbështetur prej kohësh në këmbënguljen e shteteve sovrane për të kontrolluar imigracionin. Këmbëngulja për kontrollin është forcuar kur vendet pritëse kanë një tepricë të punës, siç ka qenë e vërtetë për vendet e Europës Perëndimore që nga kriza në 2008. Mbështetja për Brexit është në thelb një kërkesë për kthim të sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar për kufijtë.

Thelbi i çështjes është legjitimiteti politik. Deri në kohët moderne, tregjet ishin gjerësisht lokale dhe të mbrojtura fort ndaj të huajve, edhe nga qytetet fqinje. Tregjet kombëtare u arritën vetëm me ardhjen e shteteve moderne. Por lëvizja e pakufizuar e mallrave, kapitalit dhe punës brenda shteteve sovrane u bë e mundur vetëm kur arriheshin këto dy kushte: zhvillimi i identitetit kombëtar dhe shfaqja e autoriteteve kombëtare për të ofruar siguri përpara mjerimit.

Bashkimi Europian nuk përmbush asnjë nga këto kushte. Populli i tij përbëhet nga shtetas të kombeve si fillim. Dhe kontakti mes shtetasve dhe shteteve në ekonomitë kombëtare të të cilave varen nuk mund të riprodhohet në nivel europian, sepse nuk ka shtet europian me të cilin të arrihet marrëveshja. Këmbëngulja e BE-së për lëvizje të lirë të punës si kusht i anëtarësimit në një jo-shteti është e parakohshëm, në rastin më të mirë. Duhet të kualifikohet, jo vetëm si pjesë e marrëveshjes Brexit të Britanisë, por në të gjithë BE-në.

Pra si do të rezultojë zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë? May nuk do ta ketë të gjatë si kryeministre. Osborne e ka quajtur atë një “të vdekur që ecën” (sigurisht pa pranuar se politikat e tij të kursimit e ndihmuan atë të vuloste fatin).

Rezultati më i ndjeshëm është një dështim politik aktual: një qeveri koalicioni mes konservatorëve dhe laburistëve, me të themi Boris Johanson si kryeministër dhe Jeremy Corbyn si zëvëndësin e tij. Qeveria do të miratonte një program dy-vjeçar që konsideron vetëm në dy gjëra: përfundim të një marrëveshje daljeje “të butë” me BE-në dhe një program të madh investimi publik në strehim, infrastrukturë dhe energji të gjelbër.

Arsyeja për programin e investimit është se një dallgë do të ndihmonte të gjitha anije. Dhe një përfitim i shtuar i ekonomisë në lulëzim do të ishte më pak armiqësor ndaj imigracionit, duke e bërë më të lehtë për Britaninë të negociojë rregullim të kujdesshëm të valëve të migracionit.

Dhe kush e di: nëse negociatat e detyrojë të BE-në të rishqyrtojë angazhimin ndaj lëvizjes së lirë të forcës së punës, Brexit mund të rezultojë më pak një dalje e britanikëve dhe më shumë një rishikim i kushteve të anëtarësimit europian.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Britain’s Deepening Confusion

Etiketa: AnijeBashkëshortiBashkimi EuropianBEbesimBrexitBritaniDavid CameronEkonomiaEuropaGjermaniaKrizaLokaleLondërMarrëveshjamarrëveshjeMASMbretëria e BashkuarMigracioniMjaftndarjePagatparlamentProject SyndicatePunëQeveriarishikimSHshëndetësiaSigurimiTerroristviktimavotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri

Birra falas dhe iftarë elektoralë: lufta me çdo mjet e të vegjëlve për Shkodrën

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.