AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rasti i serbes në SHBA vendos precedent shqetësues për politikat e imigracionit të Trump

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara. Foto: Pixabay.

Një vendim i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara në çështjen e një serbeje të Bosnjës të deportuar për shkak të rolit të bashkëshortit të saj në luftën e Bosnjës, do ta bëjë më të vështirë heqjen e shtetësisë nga administrata e Trump.

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara. Foto: Pixabay.

Gjykata e Lartë votoi të enjten për t’i ridhënë nënshtetësinë një gruaje serbe të Bosnjës, Divna Maslenjak, e cila gënjeu për shërbimin ushtarak të bashkëshortit të saj në luftën e Bosnjës, duke i dhënë një goditje politikës së imigracionit të presidentit Donald Trump duke rritur standardet për revokimin e shtetësisë.

Pozita zyrtare e administratës së Trump është se çdo gënjeshtër mund të çojë në humbjen e shtetësisë për amerikanët e natyralizuar.

Megjithatë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë votuan unanimisht se shtetësia nuk mund të revokohet nëse një gënjeshtër apo mosveprim në formularët e imigracionit ishte e parëndësishme për vendimin e qeverisë për të lejuar hyrjen në Shtetet e bashkuara në radhë të parë.

“Për të siguruar një dënim, qeveria duhet të përcaktojë se akti i paligjshëm i të pandehurit ka luajtur një rol në marrjen e shtetësisë së saj,” shkroi gjyqtarja Elena Kagan, duke shpjeguar vendimin në emër të gjykatës.

“Të marrësh nënshtetësi në mënyrë të paligjshme do të thotë ta marrësh atë nëpërmjet mjetesh të paligjshme dhe kjo do të thotë se një gjë e paligjshme luajti një farë roli në marrjen e saj,” shtoi ajo.

Divna Maslenjakut dhe bashkëshortit të saj Ratkos iu dha statusi i refugjatit në vitin 1999 dhe ajo u bë shtetase amerikane në vitin 2007.

Ajo fillimisht u tha zyrtarëve të emigracionit se burri i saj nuk kishte shërbyer në Ushtrinë Serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1990.

Por Ratko Maslenjak në të vërtetë ka shërbyer në një brigadë serbe të Bosnjës që mori pjesë në gjenocidin e boshnjakëve në vitin 1995 në Srebrenica, raportoi Reuters.

Gruaja e tij në fund pranoi që dha një deklaratë të rreme dhe u dënua se kishte gënjyer në aplikimin e saj për marrjen e shtetësisë. Ajo dhe familja e saj u kthyen mbrapsht në Serbi në tetor 2016.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, çështja ligjore ishte nëse deklarata e rreme e Maslenjakut kishte efekt material në vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë asaj statusin e refugjatit.

Administrata e Trump u shpreh se rëndësi kishte vetëm që ajo bëri një deklaratë të rreme, jo nëse kjo pati ndonjë impakt në vendimin e saj për të dhënë statusin e refugjatit, por gjyqtarët e Gjykatës së Lartë e refuzuan këtë.

Etiketa: AdministrataDonald TrumpGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarQeveriaSerbiSHSHBAShtetet e BashkuaraSrebrenicaTrumpVendim
Tjetri
Kundër ose pro Rroshit, emri i ish-kryebashkiakut dominon fushatën në Kavajë

Kundër ose pro Rroshit, emri i ish-kryebashkiakut dominon fushatën në Kavajë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.