AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia arrestoi 20 persona dhe procedoi mbi 100 të tjerë për krime zgjedhore

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Haki Çako gjatë një konference për shtyp kur drejtonte Polcine e Shtetit. Foto:Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi një rritje të numrit të procedimeve penale për krimet zgjedhore të blerjes së votës, presionit mbi votuesin, shkeljes së fshehtësisë së votës apo veprave të tjera penale.

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako gjatë konferencës për shtyp për punën e policisë gjatë procesit zgjedhor. Foto:Policia e Shtetit

Kur qytetarët u ishin drejtuar qendrave të votimit mëngjesin e 25 qershorit, policia e Elbasanit referoi në Prokurori 5 raste për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Policia lokale u tregua e rezervuar për shkak të hetimeve, por deklaroi se persona të caktuar kishin tentuar që të blinin vota-vepër penale kjo që dënohet me gjobë deri në 2 vjet burg.

Komunikatat e policisë tregojnë se në Elbasan u arrestuan me akuzën e blerjes së votës edhe 6 shtetas të tjerë, ndërkohë që raste të ngjashme u konstatuan edhe në Korçë, Shkodër apo Lezhë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi në një konferencë për shtyp të martën se në të gjithë vendin ishin evidentuar 69 vepra penale që prekin zgjedhjet e lira. Të referuara tashmë në prokurori, këto raste kanë të bëjnë me krime zgjedhore të tipit “korrupsionin aktiv”, “kanosje apo dhunim të pjesmarrësve në zgjedhje”, “shkelje e fshehtësisë së votimit” apo “votim më shumë se një herë”.

“Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, nga 26 Maji deri në 25 Qershor janë proceduar penalisht 114 persona. Janë arrestuar 20 persona, 17 po ndiqen në gjendje të lirë dhe 17 janë shpallur në kërkim,” tha Çako. Ai shtoi se krimet zgjedhore të evidentuara ditën e votimit zënë 36 për qind të të gjithë volumit të krimeve zgjedhore.

“Gjithashtu, gjatë procesit të votimit është kërkuar ndërhyrja e Policisë në 190 raste në të gjithë vendin, ku Policia me vendim të komisioneve përkatëse ka ndërhyrë në 72 raste, pasi rastet e tjera janë zgjidhur nga vetë komisionerët,” shtoi kreu i policisë.

Njësoj si në zgjedhjet e shkuara, edhe procesi i votimit gjatë ditës së dielë u shoqërua me akuza të ndërsjellta për blerje vote dhe intimidim të votuesve për të mbështetur njërën apo tjetrën parti. Këto akuza, të cilat kanë dëmtuar në vazhdimësi procesin zgjedhor në Shqipëri zunë vend edhe në raportin paraprak të vëzhguesve të huaj të OSBE-ODIHR-it.

Përveç përpjekjeve për të luftuar fenomenin e shit-blerjes së votës, Çako u ndal edhe tek rastet kur policia ka evidentuar zyrtarë të administratës që përdorin funksionin publik për veprimtari politike.

Policia kallëzoi drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe disa zyrtarë të bashkisë së Kuçovës-të gjithë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Çako foli edhe për përfshirjen e policisë në  zgjedhjet elektorale të 2017, ku pesë efektivë të policisë iu nënshtruan hetimeve disiplinore dhe një polic kufiri u arrestua. Megjithatë, kreu i Policisë së Shtetit tha se ankesat për tre shefa komisariatesh në Pukë, Gramsh dhe Dibër rezultuan të pabaza.

“Pas letrës së Ministrit të Punëve të Brendshme për tre shefa komisariatesh, theksoj se pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, rezulton se shefat e komisariateve kanë kryer detyrën konform ligjit si dhe nuk janë konstatuar në asnjë rast në shkelje të Rregullores dhe Ligjit për  Policinë e Shtetit,” tha kreu i policisë.

Rreth 6 mijë punonjës policie u përfshinë në procesin e sigurimit të qendrave të votimit, KZAZ-ve dhe vendeve të numërimit të votave. Megjithatë, numri i punonjësve të policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen 1-mujore të fushatës elektorale ishte më i madh se 12 mijë.

Etiketa: AkuzaAutoritetit Rrugor Shqiptarblerjeblerje voteBurgelbasanGramshHaki ÇakokanosjekomisionerKrimeKrime ZgjedhoreKuçKZAZliraLokaleODIHROSBEOSBE-ODIHRPoliciaPolicia e ElbasanitPolicia e ShtetitProkuroriPunëShkodërshqipShqipëriVendimVotavotimzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
PS dhe PD ndahen barazim në Dibër, Reme Lala ngjit PDIU në vendin e tretë

PS dhe PD ndahen barazim në Dibër, Reme Lala ngjit PDIU në vendin e tretë

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.