AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

PS dhe PD ndahen barazim në Dibër, Reme Lala ngjit PDIU në vendin e tretë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Zgjedhjet e së dielës në qarkun e Dibrës u dhanë nga dy mandate PS dhe PD, ndërkohë që gara e ashpër u zhvillua për vendin e tretë mes PDIU-së dhe LSI, të cilat fituan secila nga një mandat. Rreth 6 mijë dibranë duket se refuzuan të votonin.

Harta e Qarkut Dibër

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të dërgojnë secila nga dy deputetë të qarkut të Dibrës në Parlament, ndërkohë që një betejë e ashpër u zhvillua për vendin e tretë mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Pas debutimit të debatueshëm të PDIU-së në zgjedhjet lokale të 2016 për bashkinë e Dibrës, kandidatja 22-vjeçare, Reme Lala [Link CV] i rrëmbeu mandatin Partisë Demokratike dhe në deklaratën e saj të fitores mesnatën e së hënës, e vuri atë në dispozicion qeverisë së Edi Ramës.

Partia Socialiste zuri vendin e parë në qark me 25 mijë vota ose 34.46 %, duke dërguar në parlament ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja [CV Link] dhe deputeten Almira Xhembulla  [CV Link]. Ndërsa Partia Demokratike zbriti në kuotën e 21 331 votave ose 29.65 për qind, duke u përfaqësuar nga deputetët Dhurata Çupi [CV link] dhe Xhemal Gjunkshi [Link CV].

Lëvizja Socialiste për Integrim doli forcë e katërt në qarkun e Dibrës me 12 mijë vota, përmes së cilave i siguroi megjithatë mandatin deputetit të saj, Përparim Spahiu.

…

Partia Socialiste mori 300 vota më pak në Dibër në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, por ndryshimi në rezultat duket se erdhi nga fakti që Partia Demokratike mori gati 9 mijë vota më pak. Lëvizja Socialiste për Integrim u rrit me 2,200 vota ndërsa PDIU u rrit nga 248 vota më 2013 në mbi 12 mijë vota ditën e dielë.

Zgjedhjet e së dielës u karakterizuan nga një pjesmarrje e ulët në votime, por qarku i Dibrës ishte më pak i ndikuari nga bojkoti. Drejt kutive të votimit shkuan 73.7 mijë banorë ose 56 për qind-pjesëmarrja më e lartë në rang vendi. Në zgjedhjet e vitit 2013, pjesëmarrja qe 60 për qind.

Rezultati në mandate, 2 PD, 2 PS dhe nga një për LSI dhe PDIU  ndryshon në faktin që PD ka humbur një mandat në krahasim me vitin 2013, mandat që e mori PDIU, ndërsa PS e LSI nuk patën ndryshime. Ashtu si në pjesën tjetër të vendit, Partia Demokratike shënoi rënie të fortë në vota dhe në përqindje. Në zgjedhjet e vitit 2009, PD pati marrë 49 për qind dhe katër mandate në Dibër, ndërsa të dielën mori vetëm 30 për qind të votave.

Pushteti vendor në qark ndahet në katër bashki, të cilat kontrollohen nga PD, PS dhe LSI. Dibra, e cila ka gati gjysmën e votuesve të qarkut, kontrollohet nga Partia Socialiste. Bulqiza, me 29 mijë votues, kontrollohet nga LSI. Mati kontrollohet nga Partia Demokratike, dhe po kështu bashkia e Klosit, e cila ka 15,600 votues të regjistruar.

Të dy partitë kryesore, PD dhe PS, kanë premtuar në mënyrë të përsëritur për banorët e këtij qarku ndërtimin e Rrugës së Arbrit, një projekt që synon të lidhë Tiranën me Klosin përmes një tuneli nën Qafën e Murrizit duke shkurtuar rrugën ekzistuese me mbi 100 kilometra. Por përpjekjet për ndërtimin e kësaj rruge, e cila vlerësohet se mund të kushtojë mbi 200 milionë euro, kanë mbetur në vendnumëro.

Etiketa: Almira XhembullaBanorëbashkiBashkiadeputetDhurata ÇupiDibraEdi RamEuroIlir BeqjaIntegrim dhe UnitetLëvizja Socialiste për IntegrimLokaleLSIMediaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePDPDIUPSPushteti vendorSHTiranëvideoVotaVotuesZgjedhjet
Tjetri
Bizneset nën 25-katëshin te Shkëmbi i Kavajës i tremben një shembje tjetër

Bizneset nën 25-katëshin te Shkëmbi i Kavajës i tremben një shembje tjetër

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.