AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Bizneset nën 25-katëshin te Shkëmbi i Kavajës i tremben një shembje tjetër

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pallati 25-katësh i ndërtuar pa leje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Bizneset që ndodhen poshtë pallatit 25-katësh të ndërtuar pa leje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, tre katet e sipërme të cilit u shembën disa muaj më parë, i frikësohen  një shembje tjetër, ndërsa në pallat vijojnë punimet. Biznesmeni vijon të hetohet për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm”. Gjykata la me masë sigurie në arrest shtëpie ndërtuesin e 25-katëshit që u shemb në Durrës

Pallati 25-katësh i ndërtuar pa leje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në pallatin më të lartë të plazhit në Durrës, pranë Shkëmbit të Kavajës, vazhdojnë në mënyrë të ethshme përgatitjet për sezonin e ri veror. E ndërkohë që në hotelet dhe lokalet e tjerë kanë përfunduar vendosjen e çadrave dhe ndenjëseve në rërë, punëtorët vijojnë të sjellin pranë godinës masive automjete të ngarkuara me thasë çimentoje, ndërsa sipërfaqja e plazhit ndodhet ende nën  pushtetin e stivës me çadra kashte.

I njohur gjërësisht 4 muaj më parë edhe për rrezikun e shkaktuar nga shembja e pjesshme e tre kateve të fundit, pushuesit që kanë mbërritur ditët e fundit dhe që shëtisin paraditeve, bëjnë megjithatë foto të ngrehinës me lartësi mbi 70 metra.

Emrin e ndërtuesit Enver Shala, mjaft i përfolur edhe për ngritjen e pallateve të tjerë të lartë në Durrës, e gjen të shkruar me germa kapitale dhe të ndriçuara në faqen ballore të godinës.

Katër muaj pas shembjes së faqes murit rrethues jugor të këtij pallati në pikën më të lartë të tij, Enver Shala u la sërish në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Durrësit. Biznesmenin, që siç thoshte një funksionar lokal në përpjekje për ta justifikuar “kishte pasionin e  ndërtimeve në lartësi”, akuzohet nga prokuroria e Durrësit për “ndërtim të paligjshëm”.

Shumica nuk e mendon kështu. Një nga pronarët e lokaleve pranë supergodinës e që nuk pranon të identifikohet, thotë për BIRN se biznesi i tij rrezikohet seriozisht nga rënia e mundshme e skelave që rrethojnë pjesën e sipërme të ndërtesës. “Ajo mbetet godina më e lartë e plazhit nga Durrësi deri në Malin e Robit dhe pjesa që u rrëzua vazhdon të jetë krejtësisht e pasigurt”-vijon biznesmeni. Lëndët e ndërtimit po futen në banesë edhe gjatë këtyre ditëve, por nuk dihet në se ato përdoren në pjesën e rrezikuar, e cila gjithsesi është rrethuar krejtësisht me mbulesat e skelave.

Në godinën 25-katëshe ka shumë pak banorë, dhe ndonjë prej tyre e ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij. Më së shumti qytetarë nga Kosova, të cilët duan ta shijojnë plazhin edhe në stinë të tjerë të vitit përveç verës, ata kanë mësuar për lajmin e shembjes përmes mediave dhe duke dëgjuar këshillën e të afërmve kërkojnë zgjidhje tjetër për banesë.

“Nuk është një procedurë e lehtë”, vëren një qytetar nga Durrësi, që banon prej më shumë se 10 vitesh në një pallat të ngjashëm, të ngritur nga i njëjti ndërtues në zemër të qytetit bregdetar. Para se të flasë për shitjen, thuajse të pamundur të banesës së tij qytetari, që nuk do të identifikohet thotë se ishte “lodhur duke bërë sherr me ndërtuesin”. Ai tregon telashet e banorëve për furnizimin me ujë, apo faktin që parkingu i pallatit përdoret vetëm nga të afërmit e ndërtuesit. Më pas kujton kohën kur u ndërtuan shtatë katet pa leje, mbi godinën 14-katëshe.

“Në atë periudhë u shkatërruan ashensorët nga materialet e ndërtimit, që ngjiteshin në taracë”-dëshmon qytetari. Pa folur për rreziqet mbi njerëzit dhe autoveturat, kur lëndë ndërtimi hidheshin nga lart.

Pikërisht në këtë periudhë, 8 vjet më parë, Këshilli bashkiak i Durrësit, vendosi të miratojë një fond të posaçëm për prishjen e kateve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Të pranishmit nuk e dëgjuan as zërin e njërit prej këshilltarëve, që shfaqi rezerva për financimin, që sipas tij duhej shlyer krejtësisht nga ndërtuesi shkelës i ligjit dhe jo nga paratë e taksapaguesve. “Kështu rrezikojmë që të gjithë të ndërtojnë pa leje dhe më pas bashkia të financojë prishjen”,vërejti këshilltari i moshuar.

13.2 milion lek u quajtën të mjaftueshme për ta sjellë godinën 21-katëshe në gjendjen e vet të parë, por nuk ishte e thënë. Pas tenderit në mesin e vitit 2010, bashkia bëri të ditur se firma fituese ishte tërhequr pa dhënë asnjë shpjegim për motivet që e shtynë të mos e kryente detyrën.

Çdo gjë mbeti njëlloj si më parë, deri sa në shkurt të këtij viti jo në të njëjtin pallat, por në një tjetër në Shkëbin e Kavajës, ngritur nga i njëjti ndërtues dhe me problem ndodhi shembja që mund të kishte dëmtuar edhe njerëz.

Abonohu te buletini ynë[email-posts-subscribers namefield=”YES” desc=”” value=”Abonohu”]

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBanorëBashkiaBIRNDurrësGjykataGjykata e DurrësitKosovaMASMjaftPallatParaProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëSHshembjeShkëmbi i Kavajës
Tjetri
Qarku Shkoder Rezultatet

Një grusht votash ruajtën avantazhin e PD-së në Shkodër

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.